[Këngëtarit të madh italian Albano Carrisi (20.05.1943-) për festimin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij në Vlorë]
Kush na ka ardhur në Vlorë?
Kont i këngës me kurorë!
Princ i muzikës së lehtë,
mori qiejt, çau retë.
Me zërin – magji hyjnore,
Lavdinë ka marrë për dore…
Nga “Felicità” e tija
Ndizen çiftet dhe rinia.
Nga Italia ka ardhë
Zemërzjarr e faqebardhë.
Ka ardhur nga Italia,
Për të Vlora ësht’ e tija.
Është banor i qytetit,
Rruazë e dinjitetit.
Ka ardh’ të festojë ditëlindjen
Vlorën e do me gjith’ bindjen.
Shtatëdhjet’ e pesë vjeç mbushi
Albano Karriz – syrrushi…
Urim të pastër si bora,
Për Al Banon këndon Vlora:
Al Bano, o mik gëzuar!
O këng’ e paperënduar!
Vlorë, 31.05. 2018
Kushtuar këngëtarit të madh italian Albano Carrisi (20.05.1943-) që ka ardhur enkas sot në Vlorë të festojë 75 vjetorin e ditëlindjes së tij mes miqsh, artistësh e fansash të shumtë në Vlorë. Merrte pjesë Artistja e madhe Margarita Xhepa, këngëtarja e njohur popullore Irini Qirjaqi, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa, personalitete të fushës së muzikës, artit, letërsisë e gazetarisë. Festa vazhdon
Albert Habazaj Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi” Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA Cel.: 0692124568 e-mail: albert_abazi_tr@yahoo.com e-mail: bertbiblioteka@gmail.com
Komentet