Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas incidentit të sotëm, ku deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili i hodhi bojë në fytyrë. E për këtë gjest ai u përjashtuar për 10 ditë nga byroja e Kuvendit.
Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën, ndërsa shkruan: “Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”,- shkruan Rama.

Në rrjetin social, “Facebook”, numri një i Qeverisë thekson: “Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”.

Komentet