Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris, më 8 mars 1998, është një shkrimtar francez me origjinë
russe.
PEMA
Ti je më e shkathët se zebra.
Ti kërcen më mirë se ekuatori.
Nën lëvozhgën tënde të vertebrave
bën një koncert zogu përqeshës.
Unë do të lajmëroj gjithë poetët:
s’duhet të prekni frutat;
ky është vendi ku flinin kometat,
dhe vendi ku rindërtohet oqeani.
Ti je e lehtë si një tropik.
Ti je e mençur si një peshk.
Në çdo fletë një replikë
është rezervë për këngën time.
Sapo dikush të drejton fjalën,
rreth teje ngrihet një mur.
Ti godet degët, ti fluturon larg:
je ti ai që do të ndëshkosh kaltërsinë.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet