Regjisori Pëllumb Kulla foli për marrëdhëniet e tij me politikanët, në emisionin “Kjo Javë”, në News24. Kulla tha se me ish-kryeministrin Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira e të sinqerta.
Por, sipas tij, me kalimin e kohës disa gjëra nuk shkuan mirë dhe marrëdhëniet u ndanë. Më tej, ai zbuloi dhe emrat e disa politikanëve, që e kanë uruar për 8o-vjetorin.
Pëllumb Kulla si bashkëshort, sa e ke ndjerë mbështetjen e bashkëshortes?
Shumë. Kur nisa të përmend motivin përshkues të kësaj bisede, quajta fatin. Një nga pjesë e fatit është edhe njohja me time shoqe, që u bë për mua një shoqe jete me të tëra hallet, problemet, gëzimet, sukseset, që i kapërcyem. Ka qenë gjithmonë redaktorja ime e pare, spektatorja ime e parë, lexuesi im i parë. Në saj të këtyre gjërave, kërkesat tona herë përziheshin, herë përplaseshin, ajo ka qenë një referim shumë i bukur për gjithë krijimtarinë time letrare. Ka qenë mbështetje shumë e madhe. Duke qenë e talentuar, ajo ka bërë nga gjërat e mia më të bukura.
Një mjeshtër humori, sa iu shoqëron në humori brenda në shtëpi?
Mjaft, unë e kam pas ndjenjën e humorit që nga babai, xhaxhai. Fëmijët e mi dallohen për humorin dhe më kënaqin. Ata nuk thonin fjalë, por batutë, janë rritur me humor. Psh. djali im mendonte se mustaqet nuk rriten, por ngjiten. Humori i tyre u zhvillua dhe ata më krijojnë një ambient shumë të këndshëm.
Flasim për kinokomeditë, kë do të veçonit?
Kanë qenë të bukura dy filma që kam bërë me Bujar Kapexhiun “Tela për violinë” dhe “Stola në park”, por unë do të veçoja “Syrin”, që është një komedi një aktëshe, e luajtur nga Agron Llakaj deh Agim Bajko. Për mua ajo është një komedi e mrekullueshme dhe jam shumë krenar me të, habitem si nuk shfaqet kaq shpesh, sepse është ende shumë e këndshme. Mendoj se është roli më i bukur i Agron Llakaj.
Si është historia e skeqit “Doni më për belulin”?
Kam bërë disa spektakle me emrin e autorëve, për Dritëro Agollin, Shefqet Musarain. Kam tentuar edhe për Qamil Urgjelin, që e realizova në Sarandë. Unë lexova, siç lexoja për tërë krijimtarinë, dhe u mundova të kap motive, dhe motivi ishte “Doni më për belulin”. Bëra këtë material për estradën e Sarandës, që nuk e realizoi asnjëherë. Nuk e realizoi as një aktor nga Durrësi, që ja dhashë. Por e realizoi më së miri Vladimir Uzha dhe Fuat Boci, Vladimi e dha premierën, por e filmoi Fuati. E nderoi atë material, nderoi veten, por edhe mua, dhe u bë një referencë për shumë e shumë në jetën sociale.
Çfarë do të vlerësonit më shumë si gjetje nga krijimtaria juaj?
Sa i përket përvojës skenike ka disa që kanë mbetur. Unë kam punuar gjatë dhe të tëra më kanë dhënë kënaqësi, madje edhe librat që kam bërë. “Rrufeja nga Amerika” është nga librat më të mrekullueshëm që më ka sjellë kënaqësi. Por, edhe “Lejlekët nuk vijnë më”, që e kam trajtuar në anën groteske. “Rrufeja nga Amerika” trajton temën e emigracionit, që është aktuale edhe sot. Ka një humor të hidhur të përshtatjes së shqiptarëve në Amerikë.
Si ishte periudha dhe marrëdhënia me studentët, kur ishit pedagog?
Ishte shumë e mirë. Mendoj se ata ruajnë kujtime shumë të mira. Por, atëherë ishte koha e trazuar, direkt pas rënies së komunizmit dhe studentët ishin shumë të atrakuar për të lëvizur, për të dalë në botën jashtë. Por, prapë ajo përvojë pati kujtime shumë të bukura.
Po periudha e diplomacisë?
Rrëzimi i komunizmit solli atë që dhe strukturat e ndryshme të shtetit dhe administrata shtetërore u ndërruan. Pra, u ndërrua totalisht marrëdhënia e Shqipërisë me shtetet e huaja, ku deri në ato çaste kishte vetëm armiqësi. Pra, ne ishim armiq me Rusinë, Gjermaninë, Kanadanë, Evropën në përgjithësi. Dhe me ne ndryshuan totalisht marrëdhëniet, pasi të bësh miqësi është një lloj ngrohtësie që gjen. Unë pata vetëm përkushtimin, dedikimin ndaj çështjeve të Shqipërisë, që më ndihmuan të jem një patriot i mirë. Kishim problemin e Kosovës, që në OKB ishte një ndër prioritetet tona.
Ju ishit një djalë që guxuat të takonit ish diktatorin Enver Hoxha dhe t’i thonit se po ju mohohej e drejta për të studiuar dhe se ju kishit dëshirën shumë të madhe për të vijuar përpara. Si arritët deri te ai, si ishte ky takim. ..
Në fakt, erdhi Enver Hoxha te unë. Qëlloi që bëri një vizitë shumë të bukur në kohën që isha atje, e sapo kisha dhënë prova për shkollën e lartë për aktor, që më tërhiqte shumë. Kishte ardhur një pedagoge ruse, dhe atëherë ishin më të mirët, po unë për biografi nuk pranohesha, dhe ma thanë hapur. Kur Enver Hoxha po kalonte pranë makinës, unë ngrita dorën dhe punë sekondash, mund të mos e shihte dorën time, por për fat të mirë e pa. Pra, kam qenë gjithmonë njeri me fat. E pa dhe ndaloi, në një repart shumë të gjerë te Uzina Enver, unë isha në një prej makinave ku punohej. Ishte i rrethuar nga i tëri enturazhi si rrethohej atëherë, dhe unë i fola dhe i shpreha gjithë pakënaqësinë që nuk më lejonin.
Si ju priti?
Më priti shumë mirë, më pyeti se kush isha i kujt isha dhe pse i kisha këto telashe. Dhe vura re që përmenda gjyshin tim të pushkatuar, dhe atij nuk i kujtohej gjë. Fola mirë, pa emocione, fola ngrohtësisht. E më tha së unë isha rritur në kohën e pushtetit popullor, nuk kisha të bëja me to dhe do të shkoja në shkollë.
Pra, ta premtoi që aty?
Ma premtoi dhe e mbajti fjalën. Më pas ata që ishin në enturazh u përpoqën dhe unë nisa shkollën. Nuk më dhanë bursë dhe më duhej të kompensoja, të punoja jashtë orarit, dhe të gjitha pushimet e shkollës unë i kam bërë punë.
Çfarë punonit në atë kohë?
Punoja montator, në Bistricë, Kurbnesh, Rruga. Do kompensoja pak familjen time të vuajtur dhe që ishte financiarisht dobët. Kështu shkolla u krye.
4 vitet e shkollës si ishin?
Shumë të bukur, kemi qenë në një kurs me kolektiv nga më të shquarit që ka sjell historia. Kisha Robert Ndrenikën, Viktor Zhustin, Antoneta Papapavlin, Bukuroshe Kokalarin, Kadri Pirron, Ali Begën, besoj mos kem harruar shumë se do ta kem pisk punën pastaj. Ishte një jetë e bukur, plot fantazi, pedagogët ishin të mrekullueshëm.
Si e priti familja qe e fituat shkollën, duke takuar Enver Hoxhën?
E pritën me gëzim, por edhe me një lloj shqetësimi, sepse duke mos më dhënë bursa lindi problemi që mirë ti e ke me qejf të bësh këtë shkollë, por edhe ne e kemi të vështirë. Edhe unë i premtova se do e kompensoja dhe ia dola mbanë.
Po periudha e riedukimit?
Unë u emërova në Vlorë, isha mes shokësh të mirë, por në mënyrë të pashpjeguar, në një konflikt me një nga sekretarët e komitetit të partisë, që më bëri disa vërejtje për një dramë dhe unë nuk isha dakord me to, unë shkova në guroren e Kaninës në Shashicë në mal, për të thyer gurë e për të ndenjur në hotel. Dukesha si inxhinier i lartë, specialist i gurëve që merrja 166 lekë të vjetra në ditë që s’më dilnin. Pastaj punova në një ndërmarrje ndërtimi si mekanik. Pas martese, time shoqe e pranuan aktore në Teatrin e Vlorës, edhe mua më lanë të punoja më amatorët në atë ndërmarrjen ku isha.
Dua mendimin tuaj mbi disa figura që janë në politikën shqiptare. Çfarë marrëdhënie keni pasur me ish-kryeministrin Berisha?
Kam patur marrëdhënie të mira, e të sinqerta. Ai nuk më ka dhënë asnjëherë ndonjë porosi, që të ishte në kundërshtim me dëshirën tim. Ishin marrëdhënie shumë të ngrohta. Me kalimin e kohës, pamë që disa gjëra nuk shkonin mirë, ndaj dhe qëndrimet e marrëdhëniet tona u ndanë. Unë nuk e kam problemin vetëm ndaj Berishës, për gjithë klasën politike jam shprehur shumë. Është një temë shumë e rëndë për të treguar se aty Shqipëria ka nevojë të ketë një kapërcim cilësor shumë të mirë.
Po me kryeministrin Rama, pse nuk erdhi në 80-vjetorin tuaj?
Më uroi për 80-vjetorin, edhe Veliaj, Bamir Topi, e politikanë të tjerë, Luan Rama, etj. Kryeministri nuk ishte për arsye, që, unë nuk e pranoj, që atij mund t’i dalin punë të rëndësishme. Por, ai nuk ishte për fat të keq, por do takohemi dhe do ta shprehim edhe ‘pse-në’.
Si u ndjetë në atë mbrëmje të organizuar për 80-vjetorin tuaj?
U ndjeva mjaft mirë. Isha në qendër të vëmendjes dhe njeriut i vjen mirë kur është në qendër të vëmendjes në një lloj shoë, dhe i ndërtuar bukur me kujdes e dashuri, nga dy artistë të mëdhenj të skenës, e të televizionit si Leonard Bombaj dhe Petrit Ruka.
Këto 8 dekada u shpalosën përmes këtij spektakli me grimca të krijimtarisë tuaj, u ndjetë nostalgjikë në ato momente?
Të them të drejtën, si përfundim që nxjerr njeriu nga një përvojë e gjatë si kjo, i uroj kujtdo që të punojë në një vend që e dashuron punën. Puna e dashuruar nuk të lodh kurrë. Të gjithë detyrat që kam kryer kanë pasur dashurinë time, punoja me kënaqësi dhe nuk lodhesha. Kështu që, edhe vetë kënaqesha edhe kur dilnin rezultatet e mira, ishte korrja më e mirë.
Dua ta nisim nga ai djali i lindur në Zëmblak të Korçës..
Kujtesa ime është shumë potente në atë pikë. Mendoj se në fëmijëri, shtresimi i gjërave për t’u kujtuar bëhet më me kujdes. Tani si një tabaku e mbushur, shumë gjëra më bien po ato që kanë zënë vend kanë zënë dhe e kujtoj me shumë nostalgji dhe shumë mall periudhën e fëmijërisë, paçka se jo fort e bukur dhe jo fort e qetë, por mendoj se ishte një vend i bukur, me ujë të kthjellët dhe ishte një fëmijëri e shëndetshme. Kam jetuar në fshat deri në 10 vjeç, kam ndërmend hyrjen në klasën e parë, nga mësuesja e parë Thomaidha Gjika, e cila banonte në shtëpinë tonë. Ajo më mori që 5 vjeç e gjysmë, tha ‘ky mund të fillojë që tani’ edhe unë fillova cik para kohe shkollën por shkoi mirë. Kam patur të tjerë pedagogë të mrekullueshëm, që i jam mirënjohës për formimin tim. Nuk bëra gjimnaz, bëra një shkollë teknike ka qenë ‘Politeknikumi 7 nëntor’ sot është shkolla ‘Harry Fultz’, në degën mekanike. Dola mirë, po nuk vijova dot për shkak të elementeve jo të përshtatshëm në jetëshkrimin e njeriut siç e kisha unë.
Është ajo periudhë e errët për ju, që e kujtoni me fund të lumtur.. pse me ‘njollë në biografi’?
Unë kam botuar një libër me titull ‘ Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe’, ishte një detyrim ndaj fisit tim, familjes së madhe Kulla. Dhe duke e ditur sa të rrezikshme janë jetëshkrimet familjare, mu desh të studioja shumë edhe ata elementë që i zuri ingrazhi i ndëshkimeve, nga pushkatimet, dhe janë rreth 5 të pushkatuar dhe një i varur që ishin po nga fisi jonë dhe mu desh që të shikoj dhe pata rast të ve re, se asnjë nuk akuzohet për vrasje apo për vjedhje, akuzohej vetëm se ka qenë kundër komunizmit. Të jesh kundër komunizmit në demokraci është gjë normale, por jo në Shqipërinë e asaj kohe. Kështu që fakti që atë shtëpi, ndaloi për 4 orë mbreti Zog, kjo u pagua shtrenjtë dhe kjo shkaktoi më pas shumë të burgosur, shumë të internuar. Por jeta shkoi nëpër disa trase jo tipike. Nëse të tjerët vuajtën, unë nuk vuajta, pasi pata një fat të madh.
Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, është shfaqur në Tiranë me praninë e një pjese të sta . . .
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.
Kjo këngë ës . . .
Aktorja italiane ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë
VOAL- Eleonora Giorgi (Eleonora Xhorxhi) ka ndërruar jetë të hënën pranë fëmijëve dhe njerëzve të saj të dashur. Këtë . . .
I vlerësuar në Festivalin e 75-të të Këngës Italiane me këngën “Balorda nostalgia”
VOAL- Një finale plot kthesa karakterizoi edicionin e 75-të të Festivalit të Sanremos, që kulmoi me fi . . .
Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej . . .
Aida e Giuseppe Verdit, një kryevepër monumentale e repertorit operistik botëror, do të ngjitet në skenën e TKOB-së në një produksion madhështor, realizuar nën vizionin e legjendarit F . . .
dptorsSoenf497ëmu8219c7tt6ig190i887016618mou8t4 f8ll06g1rmm7 ·
▪︎ Digjet arkivi i partiturave muzikore të Arnold Shënbegut
Më shumë se 100,000 faqe partitur . . .
Ceremonia e 30-të e Critics Choice Awards është shtyrë edhe një herë për shkak të zjarreve në Los Angeles. Sipas Deadline, ceremonia e ndarjes së çmimeve, e planifikuar fillimisht për 1 . . .
Analisti Arjan Curri pak ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ai deklaroi se gjendja e . . .
Lajm i mirë për kinemanë franceze dy muaj para çmimeve Oscar.
”Emilia Perez” i Jacques Audiard dominoi ”Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë komedinë më të mirë.
Mbrëmja u . . .
“Shkodra Elektronike” me vetëm 6 këngë në repertor
“Zjerm” i grupit “Shkodra Elektronike” ka fituar Festivalin e 63 të Radio Televizionit Shqiptar.
Në një natë plot emocione të fort . . .
Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e Shkodrës Elektronike mori . . .
Komentet