RIJAD – Për të kryer një ndër kushtet e Islamit çdo vit miliona myslimanë shkojnë në tokat e shenjta ku hasin shpesh skena vuajtjesh.
Në rrëmujën që ndodhi në Mina ku humbën jetën 753 persona dhe u lënduan 887 persona është fatkeqësia e dytë më e madhe e 40 viteve të fundit.
Poashtu në të njëjtën rajon në rrëmujën që ndodhi në vitin 2006 mbi urën Xhemerat theksohet se është fatkeqësia e parë prej kohës së ndërtimit.
Muslimanët nga mbarë bota morën lajmin e dytë të keq pasi që më 11 shtator kishin humbur jetën 107 persona nga shembja e një vinçi në qytetin e shenjtë.
Krahas mundimeve të shumta të Qeverisë Saudite “Për rastin e sezonit të haxhit ku kishin angazhuar 100 mijë persona ndër të cilët janë eskpertë kundër terorrizmit, ekipi i mbrojtjes civile dhe të trafikut” nuk ishin të mjaftueshëm për ti ndaluar fatkeqësitë e ndodhura.
Nëse shikojmë në 40 vitet e fundit 8 prej 15 aksidenteve fatale kanë ndodhur për shkak të rrëmujës gjatë gjuatjes së shejtanit me gurë ose në rrugën tranzit drejt këtij vendi.
Qeveria Saudite në vitin 2006 për zonën e gjuatjes së shejtanit me gurë kishte investuar 1.7 miljardë dollarë. Në këtë kontekst në rajonin Mina e cila gjendet në Mekë ishte ndërtuar ura e Xhemeratit. Në urën e ndërtuar në vitin 2006 e cila është 950 metra e gjatë, 80 metra e gjërë dhe 4 katëshe nuk ka ndodhuar asnjë rrëmujë.
Në 40 vitet e fundit fatkeqësitë e ndodhur në këtë rajon janë si vijon:
- 24 shtator 2015: Në bazë të llogarive të fundit në Mina kanë humbur jetën 753 persona, ndërsa 887 persona janë lënduar
- 12 janar 2006: Në rrëmujën ndodhur gjatë gjuatjes së shejtanit me gurë humbën jetën 364 persona
- 1 shkurt 2004: Në diten e parë të gjuatjes së shejtanit me gurë humbën jetën 251 persona
- 11 shkurt 2004: Në diten e parë të gjuatjes së shejtanit me gurë humbën jetën 14 persona ndër të cilët 6 ishin gra
- 5 mars 2001: Gjatë gjuatjes së shejtanit me gurë humbën jetën 35 persona, ndërsa shumë persona u lënduan
- 9 prill 1998: Në rrëmujën që ndodhi në Mina humbën jetën 118 persona, ndërsa 180 persona u lënduan
- 24 maj 1994: Në rrëmujën ndodhur gjatë gjuatjes së shejtanit me gurë humbën jetën 270 persona
- 2 korrik 1990: Në rrëmujë në një tunel në Mina 1,426 persona humbën jetën
Aksidentet dhe ngjarjet tjera që kanë ndodhur gjatë haxhit janë si vijon:
- 11 shtator 2015: Nga shembja e një vinçi humbën jetën 107 persona, ndërsa 238 të tjerë u lënduan
- 6 janar 2006: Si rezulltat i shembjes së një hoteli humbën jetën 76 persona
- 15 prill 1997: Në Mina në çadrat ku ishin duke qëndruar haxhinjtë humbën jetën 343 persona, ndërsa më shumë se 1500 persona u lënduan
- 10 Korrik 1989: Në sulmet e kryera jashtë Mesxhid-i Haramit humbi jetën një person, ndërsa 16 persona u lënduan. Më pastaj në të njëjtën vit më 21 Shtator 16 Shiitë nga Kuvajti të akuzuar për kryerjen e sulmeve u kapën dhe u ekzekutuan
- 31 Korrik 1987: Në incidentet ndërmjet oficerëve Sauditë të sigurisë dhe haxhinjve Irananë humbën jetën gjithsej më shumë se 400 haxhinj nga të cilët 275 shtetas iranianë.
- 20 Nëntor 1979: Persona të armatosura të cilët ishin kundër qeverisë Saudite i morën peng dhjetëra haxhinj. Në këtë ngjarje humbën jetën 153 persona dhe 560 persona u lënduan
- Dhjetor 1975: Në zjarrin i cili ndodhi në një kamp të haxhinjve afër qytetit të Mekës humbën jetën 200 persona.
Komentet