Legjenda e futbollit brazilian Pele ka thënë se në kohën e tij ka patur shumë “lojtarë të mëdhenj” ndërsa sot të mëdhenj janë vetëm Messi, Ronaldo dhe ndoshta Neymar.
Legjenda e futbollit botëror Pele në një intervistë për “Daily Telegraph” komentoi mbi “lojtarët e mëdhenj” në skenën e futbollit, duke thënë se sot nuk ka lojtarë të tillë për shkak të komercializimit të talentëve të rinj.
“Sot ju keni vetëm tre lojtarë të mëdhenj në botë. Messi, Ronaldo dhe ndoshta Neymar. Por, në kohën time ka pasur shumë më tepër”, ka thënë Pele.aa
Komentet