Në prag të Kampionatit Evropian të futbollit dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit janë bashkuar për të marrë pjesë në një ndeshje ekzibicionale të futbollit në Paris, me skuadra nga pesë lojtarë.
Shpesh në mosmarrëveshje mes vete, legjenda braziliane Pele dhe ajo argjentinase, Diego Maradona, kanë lënë dallimet anash në ndeshjen e miqësisë që u zhvillua në “Palais Royale” në Paris për të shënuar fillimin e “Euro 2016”, shkruan Daily Mail.
Pele 75-vjeçar dhe Maradona 55-vjeçar janë përqafuar gjatë ndeshjes ekzibicionale që është shenjë se ata kanë lënë mosmarrëveshjet anash.
Pele dhe Maradona luajtën rolet e trajnerëve ndërsa dy skuadra të ish-yjve u përballën mes vete në oborrin mbretëror në Paris një ditë para ndeshjes hapëse të “Euro 2016” ndërmjet Francës dhe Rumanisë
Komentet