Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar një aktakuzë kundër 14 serbëve në Klinë, të cilët janë të ngarkuar me krime të rënda për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kosovë.
Gjykata e Pejës raportohet se e ka sjellë këtë vendim në bashkëpunim me prokurorin special të Kosovës për krime lufte, krim për të cilin të dyshuarit serbë mund të dënohen me burgim disavjeçar. Disa prej tyre, të cilët janë në këtë listë, gjenden jashtë territorit të Kosovës, transmeton “Zeri.info”
Avokati Ljubomir Pantoviç, tha për “Tanjug”-un se Prokuroria Speciale e Kosovës ka shumë raste për të cilat serbët janë duke u ndjekur penalisht për krime lufte.
“Veprat janë të kualifikuara si krime lufte sipas Nenit 152 të Kodit Penal të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi, më 1 janar 2013”, është shprehur ai.
Komentet