Këndezë apokaliptikë gjithë po këndojnë,
gjithë këndojnë nga fshatra rumune.
Burimet e natës
i çelin sytë dhe dëgjojnë
lajmet e zymta.
Shprendë si disa zogj ujorë
sjell deti ndër bregdete.
Në breg me temjan në flokë
Krishti gjakoset përbrenda
nga ato shtatë fjalë
të shqiptuara në kryq.
Nga pyje prej gjumi
dhe nga të tjera vise të errëta
kafshë të nxitura nga shtrëngata
dalin fshehurazi të pijnë
ujë të vdekur nga rrymat e mullirit.
Digjet me mendime valësh
toka e veshur me grurë.
Krahë me jehona legjende
vërshojnë të trembura drejt lumit.
Era fryn në pyll
që të këpusë degë dhe kurora drerësh.
Kambanat apo qivuret
këndojnë nën bar me mijëra.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet