Vinçenc Marku, pedagog i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës, ‘Luigj Gurakuqi’, mbajti një fjalë në takimin e liderit historik të PD Sali Berisha me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.
Marku u shpreh se në 6 mars nuk do të votohet vetëm për zgjedhjet vendore, por ato janë zgjedhje politike ku do të përcaktohet fati i demokracisë dhe pluralizimit.
Pedagogu i njohur kërkoi votat për mjekun Bardh Spahia, kandidat i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Ata pak që mungojnë ju bëj thirrje të na bashkohen në mënyrë që ne të garajtojmë një fitore të sigurt për zotin Spahia dhe fatet e demokracisë. Në lojë nuk është vetëm vendi i kryetarit të bashkisë, por në lojë është e ardhmja e demokracisë e pluralizimit politik, e ardhmja jonë.
Ta shihni me përgjegjësi të madhe njerëzore dhe intelektuale. Qytetarët e Shkodrës, sipas sondazheve, po dëshmojnë se janë në shumicë dërrmuese në anën e ‘Foltores’. Këto nuk janë zgjedhje thjesht vendore, a e meriton dr.Bardh Spahia?
Kjo as nuk diskutohet, një djalë i përkushtuar me temperament të fuqishëm, aktiv, pjesëmarrës dhe simbol io qëndresës së PD. Këto nuk janë thjesht zgjedhje vendore, por janë zgjedhje politike“, u shpreh pedagogu Vinçenc Marku.
Ish-i burgosuri politik: Bardh Spahia vjen nga familje e mrekullueshme, padiskutim do fitojë Shkodrën
Ish-i përndjekuri politik Xhavit Lohja, mbajti fjalën e tij në njësinë administrative Guri i Zi në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale të Shtëpisë së Lirisë, që prezanton kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia.
Lohja theksoi se Bardh Spahia vjen nga një familje e mrekullueshme, duke shtuar se pa asnjë diskutim që do ta fitojë Shkodrën.
“Kam pasur respekt tepër të madh për Ali Spahinë, nëse gjysma e babait të jetë Bardh Spahia, është boll. Kam bërë 20 vjet burg. Kjo zonë është shumë e persekutuar, nja tre klerikë katolikë i kam pasur në burg.
I uroj fitore e padiskutim Bardh Spahia do të fitojë, ndërsa Sali Berishës i uroj me gjithë zemër jetë sa më të gjatë. I them popullit, mos shisni votën për 100 mijë lekë. Mos shisni dinjitetin tuaj”, deklaroi Lohja. syri.net
Komentet