Koalicioni qeveritar jep vlerësimet e tyre për ngjarjet e sotme, për manifestimin e opozitës kundër marrëveshjeve për Asociacionin e komunave Serbe, demarkacionin me Malin e Zi si dhe arrestimin e deputetit të LVV-së, Albin Kurti.
Elmi Reçica, si zëvendës shef i grupit parlamentar të PDK-së, deklaron se manifestimi është parë si i panevojshëm.
Sipas tij dhe sipas deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishi sot është dashur të jetë ditë festive, Ditë e Flamurit që e kanë respektuar shqiptarët ndër vite.
Reçica thotë se është e drejtë e opozitës për të protestuar e manifestuar, por kjo sipas tij nuk është dashur të masës së tubuar t’i drejtohet edhe ish kryetari i LVV-së Albin Kurti i kërkuar nga Policia e Prokuroria.
“Marrja e fjalës dhe prezantimi para masës i një personi i cili është i kërkuar nga prokuroria dhe ka refuzuar publikisht disa herë, ka qenë jo në rregull t’i paraqitet masës meqë kryetari i VV (Visar Ymeri) ka qenë aty dhe e ka bërë një fjalim në emër të partisë, dhe ka qenë e panevojshme fjalimi i Kurtit, ngase kanë folur liderët Haradinaj nga AAK e Limaj nga NISMA, përveç se e ka pasur për qëllim për të provokuar Policinë në Prokurorinë në këtë rast”, tha Reciça për KALLXO.com.
Reçica thotë se po të pyetej ai do të sugjeronte që kjo të mos bëhej më 28 Nëntor ndonjë ditë tjetër.
Në anën tjetër, kolegu i tij nga LDK thotë se ka kaluar qetë deri në pjesën e në paraqitjen e Albin Kurti deputet i LVV-së, e që sipas tij nuk është në rregull që një personalitet si ai të paraqitet për fjalim sepse ka pasur fletëarrest për të.
“Tjetra është dështim i Policisë që nuk ka arritur me kohë para kësaj ta bëjë arrestimin e tij dhe kjo më vonë kjo ka shkaktuar një situatë jo të mirë ku pati edhe pasoja edhe në arrestime të aktivistëve tjerë të VV dhe ndërhyrje selinë e VV-së’ tha Ibishi për KALLXO.com
Opozita kishte thirrur sot një manifestim për të kundërshtuar marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Këto marrëveshje janë kundërshtuar që nga muaji gusht kur Kuvendi i Kosovës nuk i është kthyer normalitetit. Disa seanca janë ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës dhe për shkak të kushteve për të mbajtur një të rregullt.
Komentet