Përfaqësuesit diplomatikë në Prishtinë ditët e fundit kanë lënë të kuptohet se nuk kanë asgjë kundër që koalicioni PDK-LDK të procedojë me agjendën e tyre për zgjedhjen e presidentit.
Këta diplomatë nuk do ta përkrahin asnjë kandidat, ata thjeshtë do t’i mbështesin institucionet që t’i kryejnë punët e tyre në përputhje me Kushtetutën.
Mbetet e paqartë se si do të sillet opozita në ditën e zgjedhjes së Presidentit, marrë parasysh kritikat e ashpra që kanë shkuar në adresë të tyre nga ambasadorët e Quintit, posaçërisht SHBA’së. Gjithashtu edhe më tutje nuk dihet nëse do të qëndrojnë në seancë deputetët e LDK-së për ta bërë kuorumin prej 2/3 për z.Thaçi.
Komentet