Dialogu i Brukselit, vrastar për Republikën e Kosovës
Zgjedhjet parlamentare, siç po shihet mund të jenë shumë afër si shkak i humbjes së legjitimitetit të kësaj qeverie nga humbja e besimit në popull dhe nga humbja e besimit të partnerëve të koalicionit në njëri-tjetrin.
Do të ishte absurde t’i lejohet kësaj qeverie të shkojë tutje me qeverisjen e shumicës shqiptare në vend me votat e pakicës minoritare serbe, kësaj pakice e cila përveqse muk e pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, e saboton dhe shkatërron nga mbrenda ekzisten e saj !
Largimi i dy partive në pushtet (PDK-LDK) nga vlerat dhe përcaktimet programore, ka bërë që të humbasin besimin në elektoratin e tyre tradicional. Sikurse PDK-ja, që është shkëptur totalisht nga vlerat e luftës çlirimtare, ashtu edhe LDK-ja është tretur shumë largë nga vlerat rugoviane, nga tradita e respektimit të rregullave demokratike; dialogut të mbrendshëm partiak, tolerancës, mirëkuptimit dhe transparencës në marrjen e vendimeve.
Sikurse PDK-ja, një fraksion i dalë nga lufta çlirimtare, e shëndruar në parti politike duke u thirrur në vlerat e luftës çlirimtare, në gjakun e derdhur për lirinë e vendit,…duke shkelur mbi gjakun e familjes Jashari dhe mijëra dëshmorëve të tjerë, që nuk i ngjet PDK-së së dikurshme,…poashtu edhe LDK-ja e sotme nuk i ngjet më aspak formacionit politik rugovian. LDK-ja, e cila deri dje kërkonte largimin e së keqës së madhe për vendin nga pushteti (PDK-në e Hashim Thaçit), u bë pjesë e saj, duke i kthyer shpinën elektoratit të saj besnik për të harruar të gjitha akuzat kundër PDK-së për korrupsion, krim të organizuar, hajni, kapje të shtetit,…etj.
LDK-ja e kapur nga grupet e interesit, e bashkuar me kapësit e shtetit u shëndrrua në uzurpatore të shtetit dhe thyerse e shpresave të qytetarëve.
Me një fjalë, kjo klasë e kusarëve të pangopshëm politik mbrenda këtyre dy subjekteve politike,…për ruajtjen e pasurive të tyre milionshe, të krijuara përmes aferave korruptive, hajnisë dhe krimit të organizuar, janë shëndrruar në binom shkatërrues të shtetit të Kosovës.
Në anën tjetër, drejtuesit e partive në pushtet (THaçi-Mustafa) janë duke u përdorur si kuisling nga faktori ndërkombëtar (Brukseli në radhë të parë) për konçesione politike me Serbinë në dëmë të vendit dhe interesave të qytetarëve të Kosovës.
Koalicioni i panatyrshëm paszgjedhor PDK-LDK, i arritur pas bllokadës gjashtmujore apo thënë ndryshe i marrëveshjes private mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës më tepër se mjerim politik është abuzim dhe kontrabandim i vullnetit të qytetarëve të vendit.
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, është marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq të kundërta politike.
Arritja e “kurorës politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustaf), duke u thirrur në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, është injorimi dhe poshtërimi më i madhë që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar masat më të tmerrshme të diktatit mbrenda këtyre dy partive politike.
Më e rëndë se degradimi i dy subjekteve, mbetet heshtja qytetare kundrejt keqeverisjes,…e pajustifikueshme mbetet heshtja dhe indiferenca e popullatës kundrejt Asociacionit të komunave serbe (Zajednicës) dhe demarkacionit me Malin e Zi !
Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veq e veq, askush nuk pajtohet me situaten e krijuar, mirëpo kur është në pyetje bashkrendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezitojnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t’u përballur me sfidat e kohës!
Duket, sikur të gjithë janë duke pritur rënjën e kësaj qeverie, për të triumfuar si “heronjë” të demokracisë.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues nga popullata të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Mustafa me sejmenët t tyre) duke u thirrur në numrat e kontrabanduar gjatë dhe pas procesit zgjedhor,…si dhe duke u thirrur në “vullnetin” e heshtur të qytetarëve!
Në kohën kur opozita i kundërshton me të gjitha mjetet veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të qeverisë, popullata vazhdon heshtjen dhe indiferencën e saj, thuajse gjithçka është në rregull me qeverisjen aktuale.
Përkundër kundërshtimeve të opozitës, vezëve dhe gazit lotësjellës në kuvend dhe jasht tij,…qeveritarët, të impresionuar me heshtjen e popullatës i kanë shtuar zërat për vazhdimin e dialogut vrastar të Brukselit për Kosovën, të bindur në mandatin e tyre “kushtetues” deri në qershorin e vitit 2018-të.
Partnerët e koalicionit shkatërrues të shtetit të shtetit të Kosovës (Thaçi-Mustafa), po u lejuan të shkojnë tutje, janë të gatshëm të vazhdojnë me konçesione të reja edhe pa funksionimin e kuvendit, ngase edhe ashtu, kuvendin e përdorin vetëm si dekor “demokratik”, për marrjen e vendime antidemokratike, antishtetërore dhe antikombëtare në dëmë të shtetit dhe qytetarëve.
Në situatën e krijuar, për ndaljen e dialogut të pabarabart me Serbinë në Bruksel dhe parandalimin e shumë të këqijave të tjera,…çka është më e rëndësishmja, per ndrrimin e kursit qeverisës dhe ndryshimit substancial në qeverisjen e vendit, ekziston vetëm një zgjidhje; ajo është revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj insitucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale.
Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, të pritet e 2018-ta për përmbysjen e këtyre strukturave kriminale dhe korruptive me votë të “lirë”, do të zhgënjehen akoma më keq, ngase deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare, përmes dialogut të Brukselit, përveq Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me zgjerimin territorial dhe politik të pakicës serbe në Kosovë, deri atëherë, këto struktura kriminale jo vetëm që nuk do të dobësohen, përkundrazi do të forcohen më tepër,…për çka edhe përballja me to do të jetë më e vështirë dhe më e mundimshme, poashtu edhe pasojat do të jenë më afatgjata dhe me të rënda për vendin.
Nëse nuk i ndalim sot, nesër mund të bëhet vonë !
Komentet