Deputeti tjetër i PDK-së Rrustem Mustafa ka dorëzuar mandatin e tij prej deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Ai këtë e ka bërë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës ë parë ku ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit është dënuar me 4 vjet burg për krime lufte. Mandatin e deputetit e ka dorëzuar edhe deputeti Latif Gashi.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shndërrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit.
Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por edhe kanë obligim kushtetues të jenë besnik të ligjeve dhe interesave shtetërore.
Akoma ka mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.
Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat që mundë ti ndërtojmë.
PS…Unë respektoj vendimet institucionale gjyqësore, e kam deklaruar se na duhet ndjeshmëri ndaj rendi t, ligjit shumë herë.
Sot ndjeva obligimin zyrtar dhe e dorëzova mandatin e deputetit.
Unë besoj në Shtetin tonë…
Komentet