Deputetja e Partisë për Integrim dhe Unitet Mesila Doda, ka folur në studion e “Opinion” nga ku ka thënë se as PDIU nuk planifikon të hyjë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me opozitë të emëruar. Para disa vitesh ka qenë mazhoranca e sotme në opozitë që kërkonte garanci dhe zgjedhjet u shtynë. Vazhdoj të mendoj që pa opozitën nuk ka proces normal”, tha Doda.
Ditën e djeshme në një konferencë për shtyp kreu i LSI Meta tha se hyrja në zgjedhje pa opozitën e vendit do të çonte vendin në destabilitet dhe në një krizë akoma më të thelluar politike
Komentet