TIRANE- Tymi i bardhë nga negociatat për propozimin e ri të reformës në drejtësi. Pas kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pranuar propozimin e ri të reformës në drejtësi.
Vendimi i PD-së ka ardhur pak minuta pasi Basha ka lënë Kryesinë e Kuvendit dhe ka hyrë në selinë e PD.
Pritet që të mblidhet Komisioni i posaçëm për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe më pas për ta votuar në parlament.
Më herët eurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmoi hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve. Sipas tij, ky ishte drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj iu bëri thirrje deputetëve që ta votojnë.
“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”, shprehej në rrjetin social Twitter, eurodeputeti Fleckenstein.
Propozimi i ri i ndërkombëtarëve që mblodhi në Kryesinë e Kuvendit, 2 liderët e maxhorancës, ambasadorët dhe kreun e opozitës përfshin Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Burime nga PD pohojnë se është pranuar propozimi i Partisë Demokratike. Këto institucione do jenë me 5 anëtarë që do zgjidhen me konsensusin e opozitës. Zgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ me konsensusin e opozitës.
PD KËRKON KOHË PËR TË SHQYRTUAR DRAFTIN
Ora 22:30- Deputetët demokratë, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi kanë dalë nga mbledhja për të shqyrtuar draftin me propozimet e reja, duke rikthyer hije dyshimi tek opinioni publik për një kthim mbrapa.
Sipas burimeve nga PD, deputetët e djathtë por shqyrtojnë se si janë zbardhur dispozitat ligjore.
“Do shohim zbardhjen e dispozitave. Po lexojmë dhe shqyrtojmë me kujdes draftin. Po verifikojmë nëse marrëveshja është reflektuar”, janë shprehur deputetët demokratë.
Ndërkaq burime nga PD, deklarojnë se deputetët kanë ngritur pretendime se drafti është ndryshuar drafti gjatë zbardhjes.
DRAFTI SHUMËFISHOHET PËR DEPUTETËT, MBLIDHET KOMISIONI AD HOC
Ora 21:15 Drafti për reformën në drejtësi tashmë është mbyllur dhe po shumëfishohet për deputetët. Pasi të miratohet në komisionin Ad Hoc, do të bëhet edhe shpërndarja për deputetët.
Mbledhja e komisionit Ad Hoc do të zgjasë pak minuta.
PARLAMENTI RINIS NË 21:00
Ora 19:20- Megjithëse seanca plenare ishte parashikuar të riniste në orën 18 ajo është shtyrë për në orën 21:00. Kjo pas nga njëra anë Komisioni i posaçëm për reformën nuk ka zyrtarizuar ende marrëveshjen dhe nga ana tjetër PD po zhvillon një mbledhje grupi për të dalë me qëndrimin zyrtar më pas për pranimin e propozimit.
PD MBLEDH GRUPIN
Ora 19:10- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur rreth orës 19:10 për të zyrtarizuar qëndrimin e saj për reformën në drejtësi, që pritet të votojet në parlament. Pas negociatave disa orëshe PD pranoi propozimin e ambasadorëve për formulën hibride të zgjedhjes së KLGJ dhe KLP.
MBLIDHET KOMISIONI I POSAÇËM
Ora 19:06: Ka nisur të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Pas pranimit të propozimit të ri të ambasadorëve për formulën e zgjedhjes së KLGJ dhe KLP, në Kuvend kanë mbërritur Pandeli Majko, Ulsi Manja dhe Petrit Vasili. Mbledhja e komisionit të posaçëm pritet të fillojë rreth 19:15.
FORMULA
Formula për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë parashikon vettingun përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të gjithë anëtareve të KLGJ dhe KLP. Gjithashtu parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anëtarët e këtyre dy trupave.
Por në Komision Ad Hoc, lista prej 5 anëtaresh miratohet me konsensusin e opozitës. Ka dy raunde votimi. Kandidaturat janë të lira dhe nuk propozohen nga Dhoma e Avokatisë, noterisë, etj.
Në Komision lista miratohet me 4 vota, pra me konsensus, sepse komisioni përbëhet 3 nga shumica dhe 2 pakica.
RAMA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN
Ora 18:40- Menjëherë pasi PD pranoi propozimin e ambasadorëve për formulën e përzgjedhjes së KLGJ dhe KLP, Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me një status në Twitter por ndryshe nga herët e tjera. Rama ka postuar vetëm disa smiley të buzëqeshura dhe flamurin amerikan dhe atë të BE-së.
PD PRANON PROPOZIMIN E RI
Ora 18:31- Partia Demokratike ka pranuar propozimin e ambasadorëve për reformën në drejtësi. Burime të brendshme nga PD pohojnë se Basha ka rënë dakord me dy liderët e maxhorancës dhe ambasadorët Lu e Vlahutin për formulën e re të zgjedhjes së KLGJ-së dhe KLP-së.
BASHA LË KRYESINË E KUVENDIT, NË SELINË E PD ME BYLYKBASHIN
Ora 18:15- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lënë Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillonte negociata me ambasadorët pas largimit të Metës dhe Ramës për draftin e ri të propozimin e ri për KLGJ dhe KLP të reformës në drejtësi. Basha ka hyrë në selinë e PD i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa nuk është ndalur për të dhënë asnjë prononcim.
META E RAMA: “PO” DRAFTIT TË RI
Ora 17:10- Kreu i Kuvendit ka lënë i pari Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillopheshin negociatat duke lënë pas një përgjigje pozitive. Sipas burimeve edhe kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për propozimin e ri. Ndërkaq burimet shtojnë se propozimi i ambasadorëve nuk përcakton zgjedhjen e KLGJ dhe KLP sipas vettingut.
BASHA RIKTHEHET PËR NEGOCIATA NË KRYESINË E KUVENDIT
Ora 16:20- Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar sërish Kryesisë së Kuvendit, ndërsa do të vijoj negociatat së bashku me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se Basha është shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
PERFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT E PD
Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi. Sipas burimeve deputetët e PDsë nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.
LU E VLAHUTIN TAKOHEN ME FATMIR XHAFAJN
Ora 14:50 – Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.
DY AMBASADORET PROPOZOJNE NJE VARIANT TE RI PER TE ZGJIDHUR NGERCIN
Ora 14:15 – Sipas burimeve dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.
Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne.
PERFUNDON PA MARREVESHJE TAKIMI I AMBASADOREVE ME BASHEN E METEN
Ora 13:44- Përfundon pa marrëveshje takimi për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi mes Bashës, Metës e ambasadorëve të SHBA e BE. Pas apelit të kreparlamentarit Meta, se duhet gjetur konsensusi që reforma në drejtësi të jetë e zbatueshme dhe se vetë ai do negocionte me ambasadorët e Bashën, nis një takim në Kryesinë e Kuvendit.
Në Kryesinë e Kuvendit u mblodhën bashkë me Metën, dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas tyre ka shkuar Basha, Bylykbashi si dhe Manjani.
Rreth orës 13:32, një orë pas diskutimeve, Kreu i PD-së Lulzim Basha doli nga Kryesia e Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e News 24, Elda Menga nëse kishte mundur të bindte ambasadorët se kishte të drejtë, kryedemokrati Basha nuk ka dashur të komentojë.
Sakaq, seanca plenare vijon diskutimet nën kryesimin e nënkryetares Leskaj. Në sallë nuk ndodhet as kryeminsitri Rama, i cili pas kafes me disa deputetë socialistë është kthyer në Kryeministri.
Komentet