VOAL – DELAWARE – Në një koncert në Delaware të SHBA ish Beatles Paul McCartney me një kushtim tejet emocional i ka kujtuar viktimat e Charlestonit. Ai ka kënduar për viktimat baladën e “The Long and Winding Road” (Ruga e gjatë dhe e mundimshme).
Ai i ka ftuar publikun “të lutet për paqe dhe harmoni ndërmjet njerëzve të përkatësive të ndryshme”. Ndërkohë ai ua kujtoi adhuruesve se këngën hit “Blackbird” (Mëllizeza) e ka kënduar këtu më 1968, kur SHBA ishte e tronditur nga ndarjet etnike. “Edhe sonte duhet ta këndojmë,” ka thënë McCartney.
Ai përmendi këngëtarin britanik Morrissey i cili në atë kohë printe debatin kundër racizmit në SHBA. Në soldaritet me protestuesit kundër dhunës së policisë ndaj zezakëve ai gjatë koncertit i ftoi adhuruesit të shikojnë një videomesazh.
sda-ats
Komentet