Ajo që publiku ndoshta nuk e ka vënë re mbrëmë kur Baton Haxhiu kërcënoi hapur ish-deputetin Belind Këlliçi ishte reagimi i Blendi Fevziut!
Ai duke e kuptuar që shoku i tij i tureve të Afrikës kreu një vepër penale të dēnueshme në çdo vend të botës në moment u mundua ta relativizojë këtë gjoja sikur Stanisiçi bëri deklaratë me dy kuptime dhe u mundua ta tejkalojë me batuta dhe me të qeshur!
Fevziu me këtë akt dëshmoi se është PATRONAZHIST MEDIATIK nga më kryesorët dhe në shërbim të mafias rilindase!
Fevziu duhet të hetohet se përveç shërbimit të devotshëm që i bën mafias rilindase a i shërben edhe punëdhënësve të Batonit në Beograd?!
Veprimi i Fevziut si drejtues i programit është akoma më i rëndë se i Baton Haxhiut!
‘Patronazhistët mediatikë’ sot janë arma më e fortë dhe më efikase e vrasjes së nervit të reagimit dhe çoroditjes se publikut!
Ata i ke kudo në çdo studio, me pagesa mbi dorë e nën dorë, të paguar e vullnetarë!
Patronazhistët mediatikë armën më të fortë kanë relativizimin e kauzave dhe çmontimin e tyre. Këtë e bën në mënyrë konstante Blendi Fevziu, Sokol Balla, Grida Duma, Alban Dudushi, e gjithë soji e sorollopi i tyre se janë kaq shumë që ti përmend me emra!
Ata nuk duhen falur apo mbrojtur se thjesht vishen me veladonin e gazetarit!
Ata duhen identifikuar dhe goditur njëlloj si mafia rilindase sepse janë vetë mafia!
Një gazetar që nuk i shërben interesit publik që nuk ka lidhje me të vertetën që duhet ta ketë të shenjtë por i shërben mafias ai është vetë mafia dhe duhet të trajtohet si i tillë!
Refuzojini!
Mos ju jepni intervista ose në rastin kur duhet të jeni përballë tyre shfrytëzojeni mundësinë të ju a përplasni të vërtetën në fytyrë!
Asnjë kompromis me ta dhe sojin e qelbur të tyre.