Sot ata që punojnë në median shqiptare, të shkruar apo audiovizive ndahen në 2 grupe:
1. GAZETARË që janë shumë pak në numër e me thonj mbrojnë INTERESIN PUBLIK dhe nderin e tyre duke rrezikuar jo pak … dhe
2. PATRONAZHISTË MEDIATIKË* që kanë edhe këta hierarki gradash mes veti.
Këta janë në numër shumë të madh, marrin pagesa marramendëse e janë ndoshta arma më e fortë dhe padyshim më e fëlliqur e regjimit.
Jo më kot është investuar kaq shumë tek këta!
– Patronazhistë mediatikë janë drejtues emisionesh politike që pushtojnë kohën më të shikueshme të mbrëmjeve. Këta janë të superpaguar dhe nën maskën e “gazetarit të madh” bëjnë çmontimin e kauzave reale e që do duheshin trajtuar me profesionalizëm duke vënë gishtin në plagë e ndërgjegjësuar publikun.
Këta bëjnë relativizimin e çeshtjeve serioze dhe e çoroditin opinionin publik duke “normalizuar” në sytë e publikut ngjarje vërtet të rënda!
– Patronazhistë mediatikë janë të ftuarit e rregullt të tavolinave të emisioneve të këtyre që unë përmenda më lart. Ka fjalë që një pjesë prej tyre paguhen jo vetëm nga makineria qeveritare rilindase por edhe nga fonde të caktuara nga shtetet ballkanike apo me gjerë për shkatërrimin e Shqipërise dhe ruajtjen e statukuosë pra mbajtjen e publikut në konfuzion të vazhdueshëm dhe ngulitjen e idesë sidomos tek të rinjtë që “ky vend nuk bëhet” prandaj mbathjani. Roli i tyre nuk është i paneglizhueshëm në shpopullimin drastik të Shqipërisë!
– Patronazhistë mediatikë shumë të rrezikshëm janë ata që quhen gazetarë të kronikës apo edhe të terrenit që pretendojnë se sjellin lajme ekskluzive për publikun dhe demek kanë akses tek burime qeveritare. Jo rrallë këta luajnë rolin e gazetarit që demek i bëjnë shërbim publikut duke u sjellë si të pavaruar. Shpesh teatri i tyre shkon deri aty sa këta bëjnë edhe viktimën demek sikur rrezikohen nga regjimi e nga kjo pozitë demek opozitare godasin me helm edhe opozitën.
– Patronazhistë mediatikë (çerra të vegjël) që përpiqen të ngjisin rangjet janë edhe ata që presin në korridoret e zyrave apo në rrugë për të bërë pyetje “me spec” që godasin opozitën!
Disa nga këta i kam parë edhe në konferencat për shtyp që bën Dr Berisha…
…ka edhe specie të tjera por po e lë me ka sot dhe pa emra por ju i dini dhe i njihni të gjithë.
—–
*PS: Besoj se termin ‘patronazhist mediatik’ jam i vetmi që e kam përdorur deri sot pasi nuk e kam hasur apo degjuar prej askujt tjetër. Mbase më takon e drejta e autorit!