Kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, posedon një pasuri përrallore e shtrirë nga Shkodra deri në Voskopojë të Korçës.
Pasuri, sipas tij, bazuar në paga, të tijën si drejtor (ish-drejtor i FSHZH, i KESH dhe pagën si deputet) dhe të bashkëshortes si mësuese.
Gjithashtu, Benet Beci deklaron se posedon edhe një shtëpi në Gjirin e Lalzit. Edhe për këtë pronë deklaron si burim të ardhurash pagën.
Vitet e fundit ka blerë dy apartamente rreth 400 mijë euro, njërin nga të cilët e ka kthyer në biznes, qendra e gjuhëve të huaja Tirana Training Center me NIPT L72206048M, që administrohet nga bashkëshortja dhe dy fëmijët.
Gjithashtu, Benet Beci deklaron se zotëron disa automjete luksoze.
Por Benet Beci nuk është ndalur me kaq. I lakuar për afera dhjetëra milionë euro me projektet infrastrukturore dhe tenderat e KESH, Benet Beci ka përfituar shtëpi si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave.
Pra, zotëron pasuri miliona euro, por njëkohësisht ka marrë edhe shtëpi nga shteti e cila jepet për personat e pastrehë dhe jo për ata që nuk dinë numrin e apartamenteve apo të automjeteve…
Pasuria e deklaruar e Benet Becit
Shtëpi 2 plus 1 në Gjirin e Lalzit, deklaruar 47 mijë euro
Apartament 244 m2 me vlerë 170 mijë euro
Apartament në Tiranë me vlerë 200 mijë euro
Garazhe 192 m2 në Tiranë për 7 mijë euro
Shtëpi 80 m2, përfituar si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave.
Shtëpi 2 plus 1 fituar nga privatizimi
Shtëpi
Shtëpi 3 plus 1, blerë në 2005 për 35 milionë lekë
Tokë 3 mijë m2 në Prush të Tiranës
Biznesi qendra e gjuhëve të huaja Tirana Training Center, që e administrojnë fëmijët me gruan
Tokë 3 mijë m2 në Voskopojë
Disa makina luksoze