Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja, shkruan Shqiptarja.com. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.
Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë.
Po gjatë vitit 2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.
Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.
Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj.
Majlinda BUFI është pushtetarja më punëtore dhe i ka dhënë Roskovecit pamjen e një qyteti të vërtetë. Ka gjallëruar veprimtaritë kuturore dhe sportive që kanë qenë krejtësisht inekzistente. Biblioteka është pasuruar dhe gjallon nga lexuesit.
Ka ringjallur dhe e ka kthyer në risi të bukur “Festën e ullirit”; ka asfaltuar rrugët (sado që terreni i 14 fshtarave është tepër i thyer) dhe ke qejf që të shikosh shkollat. Ka harmonizuar të gjithë krahët politikë dhe sado që përfaqëson PS,kurrë nuk sheh tek opozita kundërshtarin”armik”,por prudent. Unë që shkruaj e njoh mirë Roskovecin dhe zonën e saj në administrim dhe,sado vet jam i djathtë dhe kam përfaqësur qysh nga viti 1991 Pd, në nivel pushteti,nuk mund të mbyll sytë kur shoh atë punë aq të mirë. Kam shkruar enkas për të dhe shkrimin e kam dërguar dhe tek ju. Njeriu që e duan të gjithë krahët atje ku drejton. Pasuria është tjetër gjë. I shoqi i saj është biznesmen dhe saj tij është ai”bum” blerjesh. Veç pashë që ai i Pogradecit kishte dyzet e pesë(përfaqëson PD); Ajo e Shkodrës 10,por siç deklaronte i kish trashëgim.Dhe për mos vazhduar menjë listë të gjatë. Për lexuesit:asgjë nuk më lidh me KRYEBASKIAKEN (unë banoj në Tiranë dhe jam aq i pasur që jetoj me qera),por i kam prë mer sytë e mi këto ndryshime kaq pozitive dhe shtoi:”Nëse bëni një ankentim me një pyetësor se ç’thonë zgjedhësit për të, kini për t’u buindur për këtë shënim timin dhe atë fejton që e dërgova dhe tek ju, si replikë kundër autorit që”harronte” të thoshet se bashkëshorti i saj është biznesmen.