Zgjedhje e shkëlqyer për pastrimin e organizmit nga helmet janë çajrat bimore, të cilët pos që i ndihmojnë trupit të pastrohet prej helmeve të grumbulluara, ndikojnë si qetësues, zbutin pagjumësinë dhe ripërtërijnë lëkurën. Që moti çajrat përdoren në shërimin e sëmundjeve të shumta dhe dhimbjeve, por tashmë përdorimi dhe roli i tyre është zgjeruar mjaft, gjatë verës ftohin, dimrit na ngrohin si dhe personat që vuajnë nga stresi i qetësojnë. Organizmi gjatë muajve të ngrohtë të verës ka nevojë për lëngje, të cilat nevojiten për pastrimin nga substanca të ndryshme, të dëmshme, të cilat i sjellin në organizëm përmes ushqimit dhe pijeve dhe për një kohë të gjatë ato mund të grumbullohen në trup. Mjekët sugjerojnë që të provoni çaj me shije të boronicës dhe të manaferrave. Çaji nga boronicat dhe manaferrat ndihmon për t’u mbrojtur nga radikalët e lirë. Nga çajrat e bimëve më së shumti ju shuajnë etjen kaçja, menta, kamomili, trumza. Efektin e tyre pozitiv në masë të madhe do ta forcojë limoni dhe mjalti.
Çajrat janë zëvendësim për pijet e pasura me sheqer
Mbani mend që çaji nuk është zëvendësim i ujit për pije, por pije e shëndetshme, zëvendësim, ëmbëltues përmes të cilave shtojmë për pijet energjike të pasura me sheqer deri në 300 kalorinë ditë.
Çaji nga delli përshtatet me lëngun nga grejpi
Çaji nga delli (lat. Plantago) ndikon si diuretik i butë, ndihmon te problemet me tretjen, forcon organizmin dhe pastron gjakun, veshkat dhe mëlçinë. Konsumoni pasi të ketë qëndruar 20 minuta, ndërsa shijen e hidhur të tij zbuteni me lëng grejpi shtesë.
Çaji nga kumaku kundër kafshimit të insekteve
Çaji nga kumaku (lat. Calendula officinalis)pastron gjakun dhe nxit shërimin më të shpejtë të plagëve në lëkurë, që gjatë stinës së verës shpeshherë ndodhin si pasojë e kafshimit të insekteve. Një lugë të gjethes së kumakut e përzieni me 2 dl ujë të vluar, e lini të qëndrojë 15 minuta dhe rrëzojeni me borzilok.
Ekspertët sugjerojnë se çaji vendor është më i miri
Shumica e çajrave të ftohta komerciale janë pije me nivel të lartë të energjisë. Prandaj, çaji natyral është më i sigurt, thonë ekspertët.
Çaji i gjelbër është eliksir i shëndetit, por përmban kafeinë
Ky çaj ndikon mirë në shëndetin e njeriut, mund ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe tumoret. Ndikon edhe kundër pezmatimeve, ndërsa shkaku i përmbajtjes së kafeinës, ata që janë të ndjeshëm në këtë substancë duhet pasur kujdes.
Komentet