Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë,Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkel parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut!
Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”
Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë,Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut,miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,më 10 Dhjetor,1948,në Paris!
“Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.”
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve shtetërore të Serbisë,e cila shkel kushtetutën dhe ligjet vendore dhe ndërkombëtare!
Shqiptarëve kur ju “pasivizohet”shtetësia,e humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë! E humb të drejtat civile! E humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën! E humb të drejtën e patent shoferit! E humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme! E humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale! E humb të drejtën të blejë ose të shes pronë! E humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë!
Qeveria e Serbis qëllimisht,po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kjo po ndodh në prani edhe të strukturave ndërkombëtare,të cilët jan prezent në Serbi! Sidomos ata të OSBE-së dhe trupi diplomatik në Beograd!
Serbia pasivizoi adresat e mbi 4000 kryefamiljarëve shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje! Nga ky veprim institucional shterërorë i Serbisë,qytetarët shqiptar i vuajnë pasojat e pasivizimit të adresave! U mohohen të drejtat themelore të njeriut,nga e drejta për letërnjoftim,të drejtat ekonomike,sociale,si dhe e drejta për të votuar!
Pasivizimit të adresave të shqiptarëve është si mekanizëm i qëllimshëm,për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Preshevë,Bujanoc e Medvegje dhe partneret e saj në jug të Serbisë!
Vendi i Lekës; 18.12.2023