Po e nis aty ku e le Kryeministër, ndërsa kujtoni Eco-n.
E pra Edi pasionant, sic shkruan ballina e kësaj reviste që ju po na këshilloni ta blejmë, Umberto Eco ka thënë dhe se “webi, është një dramë, e do promovonte dhe budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”.
Ju si kreu i një qeverie paguar cdo ditë nga populli, promovoni një media private në profilin e juaj zyrtar institucional.
E ju kujtoj se dhe ata që kujdesen për rrjetet e juaja sociale zyrtare, paguhen jo nga një media private, por nga para publike të shqiptarëve.
“Shumëçka” për cfarë shkruan e që më kujton sa keq e shkruan dhe e shpreh shqipen, janë si ato “piçëkat” e hartës së investitorëve strategjikë, “euroçkat”, “skandalçkat”, “dosjatçkat”, “plehraçkat”, “Toyotçkat”, “drejtësiçkat” që ju e qeverisja juaj është përfshirë prej 3 mandatesh.
E bukur është media e shkruar por fatkeqësisht në libraritë e Tiranës e Shqipërisë ku dikur mbahej rrallë për të blerë gazetat, sot shiten patatina e fjalëkryqe.
Me fat gazetarja botuese që ligji i qeverisjes suaj e lejon të jetë në drejtimin e një Federate Sportive Kombëtare, por dhe botuese e gazetare.
E ju në konflikt të hapur interesi, promovoni daljen në treg të një media private, kur institucionalisht vëmendje e promovim duhet t’i jepni TV Publik Shqiptar, ATSH, Agjensive Kombëtare të informacionit prej dekade në apati suksesi e referimi për shqiptarët.
Media është pushtet i katêrt i një shteti pas Atij ekzekutiv, legislativ e gjyqësor por vetëm në Shqipëri ndodh që pushteti ekzekutiv i Kryeministri të vishet si influencer web i një produkti të ri privat mediatik.
Si kreu i një qeverie paguar cdo ditë nga shqiptarët, promovoni një media private e jo pa qëllim pêrdor me egon diabolike datën 20 shkurt.
“Në prag të datës 20 shkurt..” , “sa bukur” shkruani duke kënaqur sedrën që nuk po e mbyt dot preokupimin e kësaj dite.
Do jetë një ditë e bukur EDI pasionant!
Një ditë e bukur për ndryshim e jo me faqe reviste, as me internet, e rrjete sociale, por me shqiptarë të vërtetë, pasuri e Shqipërisë sonë të mrekullueshme.
Pasioni jonë është drejtësia, ligji, flamuri, liria, e drejta!
Nuk kemi nevojë për ballina.
20 shkurti do jetë një ditë e bukur si 33 vite më parë kur rrugët e Tirabës u mbushën me shqiptarë që tërhiqnin zvarrë një diktator!
20 shkurti do jetë një ditë pasioni për anti diktatorët e për një media të lirë private e publike!
@follower