Më është fiksuar qysh kur lexova veprën e Kadaresë me këtë titull “ Pasardhësi ”, një titull që i referohet Mehmet Shehut si pasardhës i Enver Hoxhës. Jo më kot ky titull rastësoi me një tjetër figurë politike, por kësaj radhe nga Kosova, Kadri Veseli. Kadri Veseli tanime zyrtarisht kryetar i PDK-së, gjithnjë e ka udhëhequr këtë subjekt politike, ndonëse nën hije ai kishte ndikim të madh, vendimtar. Krejt zhvillimi i ngjarjes lidhet me personazh Kadri Veselin, në vetvete është sa misterioz aq edhe i ditur.
Shtrohet pyetja çfarë e bën këtë njeri kaq të fuqishem …cila është fuqia e tij e vërtetë..a është i paprekshëm …etj…janë disa pikëpyetje që ngrihen vazhdimisht për këtë figure mjaft engimatike. Veseli qysh nga kyqja zyrtare në PDK është cilësuar si pasardhës i Hashim Thaçit në krye të PDK-së, një numër i vogël brenda PDK-së që nuk e pritën mirë ardhjen e tij u eleminuan politikisht, kujtojmë këtu Bajram Rexhepin. Veseli njeriu kryesor i SHIK-ut, një organizatë famëkeqe që punoi në dëm të vendit, por ajo cka është me skandaloze publikohet nga dokumentet e NATO-s ku nënvizohet se PDK-ja ishte sponsor i vrasjeve të kryera nga anëtarët e ShIK-ut. “Vrasjet ishin institucionalizuar dhe nuk ishin të ndara në operacione të kufizuara tek një numër i vogël pjesëtarësh të ShIK-ut”. Rrogat e anëtarëve të ShIK-ut, sipas NATO-s, paguheshin nga PDK-ja. “ShIK-u ishte i armatosur dhe nuk do të hezitonte të përdorte dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës për përfitime politike”.
Në gjithë këtë rrjet tmerri e krimesh për të cilat raportojnë NATO-ja dhe KFOR-i tre emra potencohen veçanërisht: Hashim Thaçi (si autoritet përfundimtar në majë të piramidës së krimeve) dhe Kadri Veseli e Elmi Reçica si persona që “me siguri” kanë qenë “të vetëdijshëm për programin” e ShIK-ut. Këta njerëz, intelektualë të afërt me LDK-në (Lidhjen Demokratike të Kosovës), paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës. (…) Objektivi i tij (Kadri Veselit) është që t’i ngulfasë intelektualët më të njohur të LDK-së. Sipas këtyre informatave bëhet edhe më e qartë se pas vrasjes së Xhemail Mustafës, Smajl Hajdarajt dhe shumë patriotëve të tjerë qëndron ShIK-u.
Derisa SHIK-u nuk hetohet , dhe ska si të hetohet nga një shtet i kapur nga mafia, qytetarët me të drejtë frikesohen se ku po shkon ky vend dhe se nga kush po udhëhiqet. Se Kadri Veseli është i fuqishem u pa edhe në Konvendin e PDK-së, ku askush nuk guxoi ta kundershtonte, të gjithë duartrokitën si në Koren e Veriore, tipike diktatoriale. Ardhja e tij u shoqerua me largimet siç ndodhi me Ramiz Kelmendin, e si duket Kadria do të vendos si nënkryetar mikun e tij Elmi Reçicën, njeriun famkeq të SHIKU-t. Ky vend ka vuajt mjaft nga figurat e errëta dhe misterioze, të cilat i kanë shkaktuar vetëm dhimbje dhe tronditje. Kadri Veseli është mishërim i vërtetë I PDK-së , një partie e ngritur nga vrasjet e oponenteve politikë, të një partie që rreth vetes ka njerëz që as shtëpia e vete nuk i respekton, njerëz servilë dhe analfabetë. Një parti e cila përmes qeverisjes së vendit ka degraduar jetën e qytetarëve deri në shpërthim , siç ishte ikja masive jashtë vendit… ka rrit numrin e papunësisë që ka shtuar krimin etj. Dhe njeriu i nëntokës sot udhëheq këtë parti, që fatkqësisht po udhëheq edhe Kosovën..vajmedet…
Komentet