Pak minuta pasi kërkuan shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Jozefina Topalli dhe Arben Imami janë ulur në një prej kafeve të Tiranës dhe me ta janë bashkuar edhe katër deputetë të tjerë që ngelën jashtë listave: Astrit Patozi, Keltis Kruja, Ridvan Bode dhe Majlinda Bregu.
Pak minuta pasi kërkuan shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Jozefina Topalli dhe Arben Imami janë ulur në një prej kafeve të Tiranës dhe me ta janë bashkuar edhe katër deputetë të tjerë që ngelën jashtë listave: Astrit Patozi, Keltis Kruja, Ridvan Bode dhe Majlinda Bregu.
Deklaratat e deputeteve per listen
Jozefina Topalli: Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re. E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes. Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.
Arben Imami: Lista ka shkaktuar probleme serioze, reagim qytetar në parti në kandidatë të partisë, intelektualë e gazetarë që e kanë mbështetur këtë parti vecanërisht 3 muajt e fundit. Mesazhi i tyre ka qene s’mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në.
Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri, në shkelje të statutit, të cdo procedure normale të një partie, në shkelje të ligjit. Por edhe më shumë se kaq. Me gjithë reagimet e këtyre ditëve s’ka qenë traditë e kësaj partie të mos konsultohet dhe mos merren vendime aty ku duhet të merren në forumet e partisë. Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është Lulzim Basha.
Astrit Patozi: Kisha shumë kohë që e ndaja me miqtë e mi një lloj neverie për katandisjen dramatike të ambjentit politik në Shqipëri, pa guxuar asnjëherë të mendoja që edhe unë vetë të mos isha pjesë e përgjegjësisë.
Por, pa harruar asnjë çast se për të ardhur deri tek unë radha do të ishte tmerrësisht e gjatë. Në këtë kontekst, u kam thënë atyre se për herë të parë në jetë kam qënë i dyzuar, se nuk e dija tamam në doja të qëndroja apo të largohesha.
Ndoshta për shkak se njeriu e ka të veshtirë të ndahet nga pasionet e veta apo për shkak të bindjes e fortë që, për sa më ka përkitur, kam bërë gjënë e duhur, të paktën atë që kam besuar se është e drejtë, mesa duket e kisha të vështirë që ta vendosja vetë.
Ndaj, sot i falenderoj njësoj dhe pa asnjë keqardhje të dy ata që e morën këtë vendim, duke më çliruar nga mëdyshja ime.
Natyrisht, edhe nga çdo lloj detyrimi.
Ndoshta ka qënë një vendim i formës së prerë, që mund të jetë marrë këtu e katër vjet të shkuara, por kjo nuk ka asnjë rëndesi, as për publikun, e aq më pak për mua.
Miqtë e mi,
Është me arsye mungesa ime në listën e kandidatëve të Partise Demokratike, por edhe po të ishte ndryshe, nuk do të kishte qenë fundi i botës.
Është finalizim i një procesi të pandalshëm degradimi dhe bjerrjeje vlerash, që nuk ka filluar mbrëmë. Për fatin tim të mirë unë nuk kam pritur që të flas sot për të gjitha këto, por e kam bërë në vijimësi, kudo ku më është dhënë mundësia, ndonëse me shumë, shumë vetëpërmbajtje.
Majlinda Bregu: Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.
Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!
Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të “Republikës së Re”!!!
Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.
Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.
Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.
Komentet