Kroacia qendrore. Në fund të dhjetorit 2020: dy tërmete të dhunshme shkaktojnë dëme të mëdha materiale, duke vrarë disa njerëz dhe duke lënë qindra pa një çati mbi kokat e tyre.
Duke lënë dimrin e ashpër pas tyre, banorët e zonës tani duhet të merren me dhjetëra kratere që po shfaqen në zona të ndryshme, duke i bërë edhe shtëpitë që qëndruan në këmbë pas tërmetit tani të pabanueshme për shkak të rrezikut të theksuar të shembjes. Jo vetëm kaq: po krijohen vrima në tokë të punueshme, duke e bërë të vështirë punët e bujqësisë, burimi kryesor i jetesës për popullatën lokale.
Shkencëtarët nuk habiten aq shumë nga paraqitja e këtyre kratereve (një fenomen normal pas tërmeteve të dhunshme në zona gëlqerore si Kroacia qendrore), sesa nga shpejtësia me të cilën ato formohen.
Disa ekipe ekspertësh tani po vijnë nga Sllovenia dhe Italia fqinje për të studiuar fenomenin./RSI.ch/EB
Komentet