Mostra ‘B’ e atletes suedeze me origjinë etiopiane dhe kampiones aktuale të botës në 1.500 metra Abebe Aregawi treguan praninë e meldoniumit, substancës së ndaluar të dopingut
ANKARA – Pasi muajin e kaluar mori pezullim të përkohshëm të kategorisë ‘B’, mostra e atletes suedeze Abeba Aregawi rezultoi pozitive nga meldoniumi, substanca e ndaluar për çka është pezulluar edhe tenistja ruse Maria Sharapova.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) muajin e kaluar zbuloi substancat e ndaluara të dopingut në mostrën e atletes suedeze dhe kampiones aktuale botërore në 1.500 metra, për çka mori pezullim të përkohshëm.
Në deklaratën e Federatës Atletike të Suedisë theksohet se mostra B e Aregawit tregoi praninë e meldoniumit, suplementit të ndaluar për çka ishte pezulluar edhe tenistja ruse Maria Sharapova. aa
Komentet