Vlora është një ndër qytetet që u gjend në ujë pas reshjeve të shumta të rëna gjatë mbrëmjes së të shtunës. Reshjet e dendura dhe moti i keq me erë të fortë ka bërë që veç përmbytjeve të mungojë energjia elektrike në disa zona në qytet. Energjia elektrike mungon në Orikum dhe disa fshatra të Selenicës e Novoselës.
Po si pasojë e motit të keq, është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve të peshkimit në Portin e Vlorës.
Ndërkohë, më herët është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disazona të Lushnjes, po si pasojë e motit të keq dhe stuhisë që ka goditur zonën. /albeu.com/
Komentet