Një lajm i rremë për vdekjen e aktorit të njohur të Hollywood Sylvester Stallone ka qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi.
Por menjëherë ka reaguar vëllai i Stallone-s duke hedhur poshtë të gjitha këto zëra dhe duke i quajtur “të sëmurë dhe thashethemexhinj” ata që i shpërndajnë.
Por as vete aktori nuk ka qendruar duarkryq ne lidhje me ngjarjen. Aktori legjendar i Hollywood, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram” duke luajtur me vajzat e tij, duke i mbyllur derën dhe duke i lënë jashtë në shi, në një moment.
“Sa mirë është të kthehesh nga vdekja”, duke ironizuar në një farë mënyre ata që përhapën lajmin e rremë.
Komentet