Edi Rama ka sjellë pasoja të mëdha me debatin e tij në Kosovë tek zyrtari për marrëdhënie të botës me veten, Baton Haxhiu.
Debati i Kryeministrit shqiptar me 6 nga anlistët kosovarë, që çoi në emergjencë dy nga ta, Dastid Pallaskën e Petrit Zogajn, ka shkaktuar rënie drastike të numrit të analistëve në Kosovë. Që nga dita e enjte, vërehet rënie e jashtëzakonshme e numrit të analistëve, siç tregohet edhe më poshtë, në grafikun me statistikat e publikuara nga AHMAK – Agjencia për Hulumtimin dhe Monitorimin e Analistëve në Kosovë.
Diagrami i mësipërm tregon që në javën e fundit, më saktë nga e diela e kaluar (23 tetori) e deri të enjten (27 tetor), kur u mbajt debati me Ramën, trendi i rritjes së numrit të analistëve ka qenë në rritje. Të hënën në Kosovë figuronin 13.278 analistë, numër ky që në katër ditët e ardhshme, me saktë u rrit në 21.890. Më saktë u shtuan 8612 analistë për 4 ditë.
Por, pas përfundimit të debatit të enjten, qysh të premten pati rënie drastike të numrit të analistëve. Më saktë, nga 21.890 analistë sa figuronin të enjten, të nesërmen numri u zvogëlua për 16.545 analistë, duke figuruar të premten vetëm 5.345 analistë në Kosovë. Kurse sot, deri në momentin që po flasim, numri i analistëve ka vazhduar të bjerë, ku momentalisht Kosova numëron vetëm 2.341 analistë. Pra që nga dje, numri analistëve u zvogëlua për 3.004 analistë.
Të dhënat e publikuara nga AHMAK, po konsideron si mjaft alarmante për këtë agjenci, por edhe për vetë analistët e mbetur, të cilët janë skeptikë edhe për fatin e tyre.
Sidoqoftë, AHMAK do të hulumtojë e monitorojë zhvillimet dhe trendin e analistëve edhe gjatë javës në vijim. /PamPress/
Komentet