Italia hesht e shkreh ne lot Wembley-n ….dhe corodit Londren …
….Dhe si per te marre hak ndaj kesaj europe te cmendur e te pabese qe e braktisi bash ne nje nga periudhat me te renda te historise se saj teksa i ktheu shpinen ne rastin e Covid 19…kjo Itali diti te ngrihet e te ringrihet edhe me humane e dinjitoze se sa kishte qene deri me sot…triumfatore e kampione e madhe…
….Sa gjate prite Itali …madje e kishe me kollaj te ishe Kampione e Botes si ne 1982 dhe 2006 se sa Kampione e Europes teksa kishe qene e tille 53 vjet me pare e ne vitin e larget 1968…pas atyre dy ndeshjeve dramatike me Jugosllavine 1-1 dhe 2-0…
Dhe e mposhte serisht Angline …come sempre…madje brenda ne shtepi te vet…brenda Wembleyt te saj magjik e mitik…qe duket se vazhdon te jete ”tersi ” i tyre qe pas 1966 …pasi po ketu deshtuan edhe ne 1996 ndaj Gjermanise ne gjysemfinale e tash serish pas 25 vjetesh edhe ne 2021… ne finale ndaj teje…
Dhe nje koincidence fantastike per ty Italia e futbollit te madh dhe e mjeshtrave te medhenj te top -kembes…qe ke luajtur 10 finale te medha … 6 boterore [ 4 here kampione]… dhe 4 europiane [ 2 here kampione]…
…Po 11 korrik ishte edhe atehere ne vitin e larget 1982 pra 39 vjet me pare… teksa ne ”Santiago Bernabeu ” te Madridit pate mundur Gjermanine 3-1 dhe ishe shpallur Kampione e Botes pas 44 vjetesh…e po 11 korrik edhe sot por i vitit 2021 teksa munde 3-2 me penallti Angline brenda ne Wembley te Londres e pas 53 vjetesh je serisht Mbreteresha e futbollit europian…per here te dyte ne historine tende …e ne 10 finale te luajtura te maresh 6 Trofe eshte me shume se sa nje enderr e bukur e dekadave me radhe.,.. per c’do kend…
Edhe pse ne fushe te vet…edhe pse me UEFA ne krah qe beri c’desh Anglia ne kete europian …edhe pse me nje Danimarke te eliminuar prej tyre pa drejtesisht ….edhe pse per here te trete me nje arbiter hollandez…edhe pse pothuajse te gjitha ndeshjet e luajtura ne shtepi te vet…edhe pse me mbi 60 mije shikues vendas …edhe pse mbushur media britanike me sharje e ofendime…me tallje e nenvleftesime ndaj teje etj etj ….ti serisht ja dole Itali…i munde me merite …i le te shokuar e te tronditur dhe ngrite Trofeun nr. 16 te Kontinentit pikerisht aty ku anglezet enderronin ta benin nje gje te tille pas plot 55 vjetesh…por mesa duket i kishin bere llogarite gabim…
Shenuan shpejt britaniket qe ne te 2′ me ane te Shou…por me pas e deri ne te 120 minute ne fushe me se shumti u degjua Pavaroti se sa Beatles…ku goli i barazimit te Bonucit ishte kembana e alarmit se nje fund aspak i lumtur i priste anglezet ne fund te drames se quajtur Finale…
Luajti shume here me mire se sa Anglia …sidomos ne pjesen e dyte… kjo Itali e mrekullueshme e Mancinit- Viallit- Evanit dhe Orialit…dhe mund e duhej ta kishte fituar ndeshjen madje brenda 90 minutave te lojes se rregullt…
E tash 34 ndeshje resht pa u mundur prej kerkujt…5 fitore e 2 barazime ne kete europian…13-4 golaverazhi ne 7 ndeshjet e luajtura…tre ndeshje me kohe shtese e dy te tilla me penallti…si askush tjeter…ndaj Bravissimo Ragazzi… e keni merituar kete Trofe me shume se te gjithe !
Nuk mund ta humbte Italia nje finale te trete europiane …si ne 2000 me Francen 2-1 me Golden Gol… e ne 2012 me Spanjen 0-4… ndaj e treta e verteta…dhe keshtu rrezultoi saktesisht…
Anglia kerkonte Trofeun e pare por i kishte bere mesa duket llogarite vetem me veten e vet dhe me UEFA e jo me Italine e Mancinit… te Donarumes, Bonuccit…Chielinit…Zhorzhinjos, Chieses, Insignes, Belotit, Bernardeskit, Imobiles, Verratit etj …
Dhe rrezultoi se Italia nuk ishte vetem e Picave, Spaghetit, Gelatos dhe e Vino-s sic tallej e ironizonte shtypi anglez prej ditesh …as e nje lloj Himni qe nuk duhej fershellyer pasi ja vlente te degjohej per nga menyra se si e kendojne ate lojtaret e saj sic tallej Linekeri i famshem…etj etj etj …por ja qe ishte ajo qe mund ti mundte shpikesit e futbollit brenda ne shtepi te tyre e tu a ngrente Trofeun e enderruar bash para syve e fytyrave te tyre tashme deshperuese e lotuese…
Me pas i ka ardhur radha edhe Giggi Donarumes te tregoje se cili eshte e sa vlen…sikurse beri te njejten gje edhe ne gjysemfinale ndaj Spanjes…ne Dramen e quajtur Penallti !
Nga pika e bardhe kane gabuar Beloti e Zhorzhinjo…por jo Berardi, Bonucci e Bernardeski…e nderkohe qe per anglezet deshtojne radhazi Rashford, Sancho e Saka….dhe 3-2 me penallti per Italine qe per here te dyte eshte Kampione e Europes !
Dhe Europiani vazhdon e pasuron historine e tij teksa kujton qe ne 2004 Greqia e fiton trofeun brenda ne Lisbone… ne 2016 Portugalia eshte fituese ne Paris e ne 2021 Italia triumfon ne Londer…me bukur s’behet me…
Kishte 15 vjet Italia pa nje trofe te madh.,..si shume ishte per nje vend ku futbolli eshte FE njesoj edhe si ne Brazil e Angli…por me nje perjashtim ”te vogel” qe italianet jane edhe me mjeshtra se brazilianet e anglezet kur vjen puna per ta fituar nje finale e jo thjesht per ta luajtur ate se duhet luajtur…
SHENIM personal- une personalisht se bashku me familjen time e ndoqem finalen permes ekranit te RAI- 1…dhe nuk e besova dot faktin se RTVSH ishte perfaqesuar ne nje finale te tille dhe ne Wembley e ne Londer nga krye-injoranti e njeriu me i pa ditur e me i pa nxene i Globit …Shakohoxha…
Turp per Shqiperine e faqen e zeze e paste ai qe ja besoi ekranin e mikrofonin e TV kombetar te shqiptareve qe mbahet e paguhet me taksat e tyre per nje nje eveniment special te kesaj natyre nje sharlatani e karagjozi te tille…
Komentet