Parulla ironike e ditës:
Militantë të të gjitha ngjyrave nga radhët e parlamentarëve me mandatin e popullit, bashkohuni në Parlamentin e Kosovës me demonstrue vandalizëm rrënues dhe rrugaçëri deri në përdhosjen e plotë të këtij insitucioni të shenjtë në mënyrë që pastaj nga sjellja juaj, e cila duhet të eskalojë gjithnjë e më shumë (jo vetëm me veze, filikaqa e gas lotësjellës) të mësojnë nxënësit në shkolla, studentët në universitet dhe të pakënaqurit e tjerë të shumtë, që rendi dhe ligji të zëvendësohet me kaos dhe anarki të përgjithshme nga e cila shkatërruesit e vendit mund t’i ikin përgjegjësisë historike, ndërsa ata që na ndihmuan të bëhemi me shtet, t’i bien pishmanit! Mos harroni pastaj që për “punën e madhe” të merrni meditjet nga 170 euro, shumë kjo që është më e madhe se pensioni i baballarëve tuaj prej 140 eurosh, të cilët, me sakrifica të mëdha punuan gjithë jetën që ky vend të ketë një ardhmëri, të cilën ju po e rrënoni mizorisht!
Komentet