Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të marrjes në pyetje nga SPAK.
Berisha: Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrike bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie.
Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.
Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi detaje nga dëshmia e tij sot në SPAK si person nën hetim për çështjen “Partizani”.
“Dua t’iu them qytetarëve, të gjitha ato që kam denoncuar, Edi Ramën dhe gripin e tij mercenar. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar. Me shpifje dhe trillime. Nuk ka asgjë të vërtetë, por zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal. Ju deklarova aty; jam këtu për të shembur piramidën tuaj. Për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju vendosët. Masat që vendosët kundër Berishës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antilogjore të turpshme, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend. Provat e paraqitura nga avokatët dhe Malltezi, ishin shkatërrimtare. Refuzuan prova që shembin piramidën e tyre të mashtrimit. Ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan mbi urdhrin politik të Ramës. Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën fytyrat u prishën direkt. Nuk ishin pyetje ata, ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.”, tha ai.
Berisha tha se prokurorët gjatë marrjes në pyetje nuk paraqitën asnjë provë, ndërsa i quajti “mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”.
Ish-kryeministri u mor sot në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”, për të cilën është edhe nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
“I gjeta të terrorizuar, gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjerë. Siguroj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitore të pashmangashme dhe Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP dhe Gjykatën Speciale. Berisha do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në thirrjen time. Nuk kishin asnjë provë vetëm mashtrim dhe riciklim të tyre.
Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pyetjet që i bënë sot oficerët e SPAK për çështjen Partizani, ishin idiote. Ai madje kërkoi ndihëm e avokatit të tij mbi ato që u pyet në SPAK.
“Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi.”, tha Berisha.
Berisha: Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…
Ndërhyn avokati Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove
Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim.
Ai u shpreh se mes të tjerash u pyet në lidhje me letrat me vlerë.
Berisha u shpreh se si pasojë e ligjit të dekretua nga ai në 1995 kur ishte president i vendit, dhëndri Jamarbër Malltezi, ka përfituar vetëm 64 euro.
“Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj.
Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro.
Së fundi, Edi Rama është personi që…nëse Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e parablerjes, kryeministri ka një seri firmash në këtë proces. Akuzat që i bëhen Berishës se e ndryshoi destinacinin, është identike që Berisha bleu Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin.
Ua përmenda emrat, por kur përmenda Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Iu thashë; çfarë qeniesh jeni ju. Rama ka firmosur privatizimin, kthimin, ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama e kalon gjithë klubin në zonë. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e ndërtimit në shesh, dhe ju mashtroni. Si ka mundësi që ju injoroni hijen e Ramës”, tha mes të tjerash ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i trembet asnjë mase, ndërsa theksoi se nëse do të përballet me gazetarët, ai nuk do të ndalet për fjalën e lirë. Në një komunikim për gazetarët pasi dëshmoi për herë të parë në SPAK për çështjen “Partizani”, Berisha tha se beteja e opozitës do të vijojë.
“Tani që thua ti, ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po më dolën para gazetarët, harroje se do të ndalem për fjalën e lirë.”, tha ai.
Duke u ndalur tek e ardhmja e opozitës, Berisha shtoi; “Opozita ecën në fitore të sigurt.”.
(BalkanWeb)