Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën pretendojnë të kontestojnë procedurat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.
Lënda në Kushtetuese është deponuar nga deputetët, Aida Dërguti nga radhët e Vetëvendosjes, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Enver Hoti nga partia Nisma.
Sipas opozitës, zgjedhja e Thaçit në postin e presidentit nga ana e Kuvendit është përcjellë më shumë parregullsi.
“Presim cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë deputetja Dërguti.
Komentet