Berlin
Partitë e qendrës së majtë, liberale dhe ambientaliste të Gjermanisë kanë arritur marrëveshje për të formuar qeveri koalicioni trepalësh, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate (SPD), Demokratët e Lirë (FDP) dhe të Gjelbrit planifikojnë të mbajnë konferencë shtypi të mërkurën për të prezantuar marrëveshjen e tyre të koalicionit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Socialdemokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit kundër Kristiandemokratëve (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel dhe kanë negociuar me të Gjelbrit dhe FDP që nga tetori për të formuar qeverinë e ardhshme të koalicionit.
Komentet