…dhe mesimet e njohura nga Aleksandri ( Leka) i Madh….!
“Njeriu ngritet, afirmohet dhe përparon nga etika (moraliteti), edukata, kultura dhe arsimimi i tij.” Kështu thoshte dikur Hegeli në cilësinë e njohur të mendimtarit dhe filozofit me të madh gjerman (ndofta edhe të fundit idealist ) të kohës së tij. Pa harruar konstatimin e njohur të tij kur thotë se per filozofine: Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme, sepse çdo gjë e natyrshme është e logjikshme. Duke u shprehur në vazhdim se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, disiplina dhe moraliteti i njohur i njeriut janë vet ngritja ose avansimi i tij nga faza e njohur e foshnjerisë ose adoloshencës që dikur e ka fshehur ose krijuar vet.
Në shtetin dhe pushtetin kosovarë se këndejmi, në vend të një platforme dhe filozofie avanangarde, moderne, integrale dhe pozitiviste e cila do duhej të ishte analoge, koherente ose kohabitative me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Respektivisht, në sintoni ose harmoni të plotë me luftën, përpjekjet, idealet dhe vizionet e njohura liridashëse dhe patriotike të atyre që sakrifikuan ose ranë deshmorë për lirinë, shtetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëm shtetërorë dhe nacional të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Me tepër kemi klanizime, fosilizime, instrumentalizime, monopolizime, uzurpime, absolutizime, komercializime dhe relativizime të lirisë, shtetit, pushtetit, pronës ( pasurisë), vlerave, resursëve dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë dhe nacional nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të cilët si duket i kanë përceptuar dhe anticipuar popullin ( kombin), shtetin dhe pushtetin a atjeshën si” pasuri” ose ” pronë private”!
Shih për këtë, i ashtuquajturi ” shteti politikë, klanorë, farefisnorë, tribal, partiak ose privatë” i Isa Mustafës & Company: Me tepër të ngjanë në ” komunën” e Parisit ose ” polisin” e Athinës, se sa në një shtet të pavarur, ligjorë, sovran, integral dhe demokratikë.
Aty ose atje janë edhe papusët, guenonët, komisarët politikë, parohistët, atavistët, hedonistët ose ” okultistët” e ndryshëm alkimistë dhe ezoterikë të cilët nepër takime ose tubime të ndrysdhme përkujtimore ose komomerative, vazhdojnë t´i përhapin dhe propagandojnë të ” vërtetat” ose ” legjendat ” e njohura shamanike, totemiste ose eshatologjike mbi ” rininë e përjetshme” ose ” jetën e pasosur” -përetj asaj ” anë tjeter” të vdekjës! Dhe, së bashku me këta të fundit edhe ” burbonët” ose ” zhirondinët” e atjeshëm kosovarë dhe ” jakobinët e pakënaqur” ose në revoltë! ( …)
Thonë se pas fitoreve ose triumfëve të njohura ushtarake ( luftarake) dhe politike në vende, rajone ose hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale të cilat ia kishin rikthyer famën ose reputacionin e dikurëshëm ” shtetit” ose ” polisit” të atëherëshëm të Athinës: Aleksandri ( Leka) i Madh, në stilin dhe cilësinë e njohur të një një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer në Akademinë e Aristotelit dhe Platonit. Respektivisht, në stilin dhe manirin e shquar të një strategu dhe komandanti të madh ushtarak dhe politikë. Atëbotë e kishte përmbysur ose shkatërruar në themel të të ashtuquajturin ” shtetin” ose ” polisin” e mësipërm të Athinës, në të cilin me tepër se 😯 % e banorëve ose qytetarëve të atëherëshëm të Athinës ( krysisht pellazgo-iliro-shqiptar) nuk kishin të drejtë vote ose lirishë dhe të drejtash tjera themelore ose elementare në raport me parohistët, politokratët, demagogët ose hipokritët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të klanëve ose tarafëve të ndryshme filogreke ose filohelene. Duke i vrarë, burgosur ose internuar shumicëmn absolute të ” shtresë së lartë” sundimtare, politokratike dhe kleptokratike të ” polisit” të Athinës. Duke ua konfiskuar pronën dhe pasurinë e tyre. Për t´ua dhënë qytetarëve, komandantëve ose njerëzve të përkushtuar dhe meritorë. Si dhe duke i detyruar ” shtresat e larta” qytetare, sundimtare ose politokratike në ” polisin” e mesipërm të Athinës të quanin veten si ” kosmopolitë” ose ” qytetar të botës”.
Ndërkohë që ” arkitektëve” ose ” instruktorëve” të atëherëshëm të ” komunës” së Parisit, iu desht intervenimi ose invazioni i fuuqishëm ushtarak dhe politikë i trupave anglo-gjermane ( me 1871)! Për të parë dhe kuptuar fundin ose humnerën e iluzionëve të tyre hedoniste dhe utopike. Apo….?!
Shih për këtë, ngjarjet, mësimet ose me mirë t´u themi zhvillimët e mësipërme epokale dhe historike, atëbotë e sot janë mbiquajtur dhe paramenduar si një “pranverë” e përgjithshme e shkencore, kulturore, politike ose humaniste në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë. Aty u nda ose u “divorcua” njëherë e përgjithmonë drita nga terri, liria nga robëria etj etj… Aty dhe atëherë si të thuash u vunë edhe kornizat ose fundamentët me të qëndrueshme dhe dialektike të shtetit dhe pushtetit të njohur ligjorë, qytetarë dhe demokratikë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe revoluciont e njohura industriale dhe politike në Angli,SHBA-s,Francë, Gjermani etj.
Në këtë prizëm, sipas Aristotelit, njeriu në radhë të parë është ” kafshë politike” ( zon politikon ) që dallon nga të tjerët ( tjerat) për nga edukata, kultura, arsimimi, holistika, primatologjia, disiplina, moraliteti , zhvillimi ( evolucioni) dhe emancipimi i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniët ose raportët e tij me të tjerët. Me shtetin, popullin ( kombin) ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare-sidomos.
Në rasstin e ca ” kafshëve të larta” pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë ndërkaq, vazhdimisht sikur ndodhë ( përseritët) e kundërta. Ku secili prej tyre veç e veç, si duket e kanë nga një ” mit”, ” totem” ” reliktë”, ” sinonim”, ” arketip” ose ” idol” të vetin udhërrefyes, konspirativë, logjistikë etj. ( lexo: Kunder Kosoves dhe Shqiptareve!). Dikush Josip Broz Titon ose ish Jugosllavinë, dikush Turqinë, dikush tjetër Rusinë ose dikënd tjetër….?!
Ndërkaq, me Kosovën dhe shqiptarët hëpërhë askushë nga ” shteti-parti” dhe ” partitë-shtet. Në esencën ose substancën e saj Kosova po vazhdon të sundohet nga joshqiptarët, puroshqiptarët ose antishqiptarët. Kjo është e pafalashme. Pasojat tashmë janë të njohura. No Comment.
Komentet