Ka shpërthyer keq Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës, pas deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku përmend zgjedhjet e parakohshme.
Mustafa i ka bërë me dije Veselit se zgjedhjet mbahen në afatet e caktuara, e jo kur i teket dikujt. Madje Kryeministri nuk ka hezituar të ia permend edhe ShIK’un partnerit të koalicionit, në lidhje me çka e akuzonte vazhdimisht në fushatën e fundi, por që më pas lidhen koalicionin që po shkon drejt fundit.
“Sikurse Tango që i do dy veta, edhe vendimi për zgjedhje i do dy. S’mund të shkojmë në zgjedhje pse iu ka tek Kadrisë a dikuj tjetër. Edhe ne jemi në koalicion. Unë i them Kadrisë që nuk shkojmë në zgjedhje sa herë t’çohet ty se ne e kemi një marrëveshje, Nëse ai është mësu n’ShIK me i shkelë marrëveshjet është punë e tij”, ka deklaruar Mustafa.
Në lidhje me zgjedhjet, gjitha partitë kanë shprehur gatishmëri nëse ato ndodhin, me përjashtim të LDK’së e cila është treguar kontraverse, dhe e cila duket se do të përfundojë më e ngulura në gjithë këtë mesele. /PamPress/
Komentet