Policia e Kosovës ka arrestuar para disa minutave 6 fëmijë, siç thuhet të maskuar, të cilët janë kapur duke gjuajtur kalimtarët e rastit me vezë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar një burim i sigurt brenda librashitësve në sheshin “Zahir Pajaziti”, të Prishtinës.
Të kontaktuar me telefon, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pranuar se tashmë 6 fëmijë të maskuar ndodhen në stacion policor, të cilëve iu janë gjetur maska, armë lodra dhe një sasi e konsiderueshme e vezëve të pulave dhe të qurave.
“Kemi informacione të sigurta se këta 6 fëmijë me këtë armatim të rëndë janë të dirigjuar nga Vetëvendosja. Ata janë kapur duke gjuajtur me vezë kalimtarë të rastit dhe në bazë të mënyrës se si gjuanin, kemi ardhur në përfundim se është stil i VV’së. Madje, katër nga ta kanë thënë se kur të rriten do ta votojnë VV’në”, i ka thënë burimi brenda Policisë portalit tonë.
Ndonëse nga gazetari ynë për festa, gëzime e lumturi, i është sqaruar këtij burimi se fëmijët mund të kenë qenë thjesht duke festuar për Halloween, burimi nga Policia nuk ka marrë një gjë të tillë parasysh, duke thënë se kjo punë nuk ka të bëjë as me halla e as me teze./PamPress/
Komentet