Presidenti i vendit ka dhënë një deklaratë mjaft befasuese për gjithë popullin shqiptar, e cila ndër të tjera duket reflektim i frikës nga ajo që tashmë njihet si Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi, i cili në vazhdimësi ka qenë kontradiktor në deklaratat e tij për luftën, ku zakonisht para shqiptarëve paraqitej si njeriu kryesor i luftës, kurse në mesin e ndërkombëtarëve si njeri që ka qëndruar larg vijës se frontit, së fundi ka thënë që është pishman që ka qenë pjesë e luftës.
“Nuk e di. Mendoj që ka qenë pjesë e jetës sime kur kam vepruar ngutshëm. Po ta dija atëherë se 18 vite më pas do të ekzistonte diçka si Gjykata Speciale, kurrë armë me dorë nuk kisha me prek. Sado që unë edhe pse i kam prek, i kam prek nga Shqipëria”, ka deklaruar i pari i vendit, Hashim Thaçi.
Kujtojmë se në prag të Speciales, Thaçi vazhdimisht është duke ndërmarrë veprime mjaft të çuditshme, disa prej të cilave po marrin kritika mjaft të ashpra në mesin e kundërshtarëve politikë dhe qytetarët. Disa herë, i njohuri si “Gjarpëri” në kohën e luftës është përulur para pllakave përkujtimore të të vrarëve serbë, ku në to shkruante se ata të vrarë ishin viktima të gjenocidit shqiptar. Ai po ashtu ka takuar edhe përfaqsuesin e familjeve të të zhdukurve serbë, i cili e pati akuzuar Thaçin si njeri që e di se kush ia kishte vrarë vëllain. /PamPress/
Komentet