Të dielën 29 maj, 2016 “Scanderbeg Parma” për të dhjetin vit radhazi festoi “ 1 Qershorin – Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve”. Këtë vit nxënësit tanë u paraqitën me një shfaqe kushtuar origjinës, lidhjeve dhe rrënjëve tona të quajtur “ JU TREGOJ PËR VENDIN TIM”. Me me hartën e trojeve shqiptare me zemra të kuqe të pikturuara nga nxënësja jonë parashkollore Deana, me plisat e bardhë në kokë simboli ynë kombëtar, nisi shfaqja. Duke uruar “Gëzuar 1 Qershorin, Festën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, mirëseardhjen të pranishmëve ja dha nxënësi ynë Lorenxo.Nxënësit njohuritë e marra gjatë gjithë vitit në abetaren, gjuhën, leximin, historinë, gjeografinë, muzikën, kostumet dhe kulturën shqiptare i pasqyruan në tregimet e tyre rreth vendeve ku kanë lindur, ku kanë rrënjët prindërit, të parët apo edhe ku historia e Shqipërisë ka lënë gjurmë në shekuj. Me ndihmën e prindërve, mësuesve, të afërmve dhe Internetit, me tregimet e tyre kujtuan legjendat, fabulat, copëza historie, tradita shqiptare nga të gjitha trevat: nga Laçi, Kruja, Lezha, Shkodra, Tropoja, Kavaja, Bulqiza, Dibra, Saranda, Durrësi, Elbasani, Peqini, Tirana, Struga, Kosova, Çamëria, Korça, Skrapari, Fieri, Mirdita, Berati, Lushnja, Shijaku, Vlora etj. Madje nxënësit treguan edhe për lidhjet e hershme të Shqipërisë me Venecian në kohën e Skënderbeut duke marrë shkas nga vizita e fundit që kolektivi i shkollës shqipe realizoi në këtë qytet në muajin prill të këtij viti. Kishte edhe nxënës që treguan qytetin ku banojmë, Parmën si qytet mikpritës ku këto nxënës janë krenarë që janë me dy nënshtetësi, dy kultura. Pjesa dërrmuese e nxënësve tanë kanë lindur pikërisht në këtë qytet, disa me prindër shqiptar disa të tjerë me origjinë italo-shqiptar dhe disa me origjinë tërësisht italiane të lidhur me dashuri të përjetshme me Shqipërinë.
Gjatë shfaqjes u këndua himni kombëtar shqiptar dhe këngë të tjera për mësuesin, nënën dhe abetaren të përgatitura gjatë vitit. Më pas 28 nxënëseve të këtij viti shkollor nga të cilët 3 parashkollor, 14 nga cikli i ulët dhe 11 nga cikli i lartë, të lumtur tërhoqën dëftesat e tyre simbolike nga mësuesit e tyre. Në fund një banket i përgatitur me shumë kujdes nga prindërit dhe të afërmit e nxënëseve tanë që i përgëzojmë për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë vitit. U falënderuan edhe ish-mësueset e shkollës shqipe për kontributin e madh që kanë dhënë ndër vite.
Për daljen sa më mirë të këtij aktiviteti ndihmuan:
Mësuesit:
Aurela Lashi: mësuese e ciklit të ulët
Erlinda Hoxha: mësuese e ciklit të ulët
Sonila Otobashi: mësuese e gjuhës shqipe
Mimoza Cerri: mësuese e letërsisë shqipe
Elvira Lashi: mësuese e muzikës, kostumeve dhe traditave shqiptare
Durim Lika: përgjegjës dhe koordinator i shkollës, mësues i historisë – gjeografisë shqipe.
Nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e prindërve zonjat Benereta Hoxha dhe Anieda Dupi
Erisa Kola – shërbim video
Peme Duva – shërbim fotografie
Antonio Hoxha – logjistikë
Sara Qeraj – logjistikë
Alba Computer – logjistikë, përgatije dhe shtypje dëftesash
Petrit Mehdiu – logjistikë
Zotin Alfred Gjikola, prof. Xhemi Hajredini, Shpendi Spahiu për materialet për Mirditën, Strugën dhe Bulqizën.
Qendrën “laboratorio Famiglia” ku u zhvilluan mësimet gjatë gjithë vitit shkollor
Qendrën multikulturore ku u zhvillua aktiviteti.
GËZUAR 1 QERSHORIN FËMIJË!
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma”, Itali
Viti shkollor 2015-16
29/05/2016 Parma, Itali
Ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë pranë Vatikanit dhe papëve të tij
të nderuar, jo thjeshtë se jemi gjeografikisht shumë afër, por sepse lidhja
me Vatikanin dhe me papët katolikë k . . .
I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bled Marku, aktvisti i PD për diasporën në Itali, Klodian Cami, denoncoi tentativat e PS për manipulimin e votës së diasporës.
C . . .
Janë mbi 50 raste emigrantësh që jetojnë e punojnë në rajonin Toskana që kanë probleme me marrjen o me dorëzimin e zarfeve me skedat e votimit.
Disa emigrantë në provincën e Pizës, . . .
Intervistoi: Rexhep Elezaj Dr. Jur Nikollë Shabanin
Kësaj radhe Dibra dhe mbarë dibranët janë bastion i demokracisë
Kështu tha Dr. Nikollë Shabani, kryetar i Bashkimit të Intelektualëv . . .
I ftuar në një intervistë në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, gazetari Telnis Skuqi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me votën e diasporës dhe problemet po hasen me dërgimin e saj . . .
https://www.gazetaarbereshe.it/…/la-genetica-e-le…/
Tagarelli: la genetica e le comunità Italo-Albanesi della Calabria- di Adele Filice
Una vita spesa per la ricerca conde . . .
Nga Italia, në takimin me shqiptarët në Breshia, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se PS bëri hapjen e fushatës më të shkretë që kjo forcë politike ka bërë ndonjëherë, duke theks . . .
2025, Viti i Diasporës – Berisha në Breshia: Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj
Kryetari i Partisë D . . .
Eurodeputeti italian, Maurizio Casasco, njëherazi deputet i Forca Italia, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike, me diasporën shqiptare italiane në Breshia.
Gjatë fja . . .
Kreu i Paritsë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e mbajtur në Breshia, në takimin e organizuar me diasporën, i ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë koalicionin opozitar “Shqipëria M . . .
Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për tja ndryshuar fatin atdheut e familjes.
LaCi . . .
Në takimin e liderit të opozitës Sali Berisha me diasporën në Brescia të Italisë, mori pjesë edhe kryetari i bashkisës së Kavajës Fisnik Qosja, ku cilësoi në fjalimin e tij që Shqip . . .
Komentet