VOAL

VOAL

Paris-soir (1939): Intervista e rrallë me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Stokholm – Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Gusht 2017

August 25, 2017

Komentet

LISI I LASHTË GJAKOVËS QË PLOTËSON DËSHIRAT DHE IU SJELL FAT NJERËZVE

E Hënë, 01.19.2015, 06:47pm (GMT+1)

Ky lis supozohet të jetë rreth 1000 vjeçar dhe njihet si lisi i varrit të mirë. Ai gjendet në fshatin Hereq të Gjakovës. Përveç madhështisë që e ka në dukje, banorët lokal por edhe të rrethinës besojnë se është i shenjtë dhe u sjell fat. Zonja Shyhrete e cila kujdeset çdo ditë për të tregon se njerëzit që provojnë ta dëmtojnë lisin, ai iu kundërvihet e mund t’i lë edhe pa grua.

“Kam dëgjuar nga gjyshi se kur një njeri ka provuar ta krasit, është rrëzuar nga lisi dhe ka thyer këmbën dhe nuk është martuar kurrë”.

Shyhretja thotë se përveç fuqisë që e ka lisi për ta mbrojtur vete, njerëzit që i luten atij ai u sjellë mbrojtje e shumë fat. Sipas saj nëse e keni vetëm një gjethe të lisit me vete, do të jeni të mbrojtur nga të gjitha të këqijat.

“Kush e merr një dushk dhe e futë në gjep, sikur ta marrësh një dhuratë nga Zoti, si ta kesh Zotin pas vetes”.

Ky trup i madh sipas zonjës Shyhrete nuk e pëlqen teknologjinë. Edhe pse djali i saj kishte bërë mundin dhe në këtë lis të madh kishte vendosur një poq elektrik për ta ndriçuar vendin, poqi nuk po funksionon ajo thotë se lisi nuk e ka pranuar këtë mënyrë të ndriçimit dhe se ai dëshiron që vendi rreth tij të ndriçohet vetëm nga qirinjtë

“Djali e ka vendosur një poq elektrik që të bëjë dritë natën, por lisi nuk e ka pranuar dhe poqi nuk ndizet. Lisi dëshiron që vendi të ndriçohet vetëm nga qirinjtë”.

Poshtë këtij lisi janë varrezat e familjes Aliaj, disa nga këto varre janë qindra vjeçare. Shyhretja i viziton ato çdo ditë, duke u kujdesur për pastërtinë e tyre dhe duke i ujitur me ujë që familjarët e saj të varrosur të mos ndiejnë etje.

“Çdo varr është mirë të ujitet, sepse ndjejnë etje”.

Udhëtarët që kalojnë këtij, shpesh ndalen për ta vizituar këto vend që sipas tyre është i shenjtë, por ka edhe nga ata që vinë nga larg enkas për të shprehur dëshirat dhe parashtruar kërkesat të cilat presin të u a plotësojnë banorët e këtyre varrezave dhe ky lis i vjetër.

 

HALIL HALILI

www.voal-online.ch

Letra e Besim NURIT drejtuar Presidentit Amerikan Wilson

1- Më 17 mars 1920, Besim Nuri i shkroi letër Presidentit Amerikan Wilson për mbrojtjen e Shqipërisë.

Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikës

I shteteve të bashkueme Vashington
Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpëtimin e atdheut tyne.
I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-ës, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufijtë natyralë ethnografike s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.
Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.

Kryetari Katundaris së Lushnjes
Lushnjë, më 17.3.1920 .

Besim NURI, një burrë inteligjent, i kulturuar, njohës i situatës botërore përderisa ka ditur të zgjedhë një mik të tillë amerikan, si personin më me influencë prej të cilit kërkon ndihmën shpëtimtare të vendit të tij që aq shumë e deshi. Në fillim të vitit 1920, Wilson-i i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre, duke thënë se “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten”. Wilson-i fuqishëm refuzoi, siç tha vet Ai, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptar. Ai prej njerëzve vlerësohet, që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandati italian, që ka qenë në zemër të negociatave në Versajë. Bile, edhe në atë kohë, përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën ‘New York Times’ të 11 marsit: ‘Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’.

Po si ia çuan atë letër historike Presidentit Wilson? Po kush e përktheu? Ai ishte Besim Nuri, patriot, një ndër figurat më të shquara të viteve ’20 të qytetit. Është njeriu që bëri gjithçka për Lushnjen. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai ka lënë gjurmë në historikun e këtij qyteti, në brezat e banorëve dhe më gjerë.

Image

2- Kush ishte Besim Nuri?

Kam kënaqësinë të shkruaj disa rreshta për Besim Nurin, disi të harruar në atë e në këtë kohë. Kam kënaqësinë, se jam degë e të njëjtit trung. Në diktaturë na ishte “mbyllur goja”. Edhe kur na flisnin prindërit, fjala vjen: “Ne jemi kushërinj me Nurasit e Lushnjes” ose kur mamaja (nga fisi Vrioni) thoshte: “Jemi fis me Iliaz Vrionin, tri herë Kryeministër e pesë herë Ministër i Jashtëm, në kohën e Zogut, ne heshtnim! Drejt, kishim frikë. Që të mbijetoje, duhej të mos flisje, të mos bëje biografi, por më e dobishme ishte të silleshe sikur s’kuptoje, s’dëgjoje…! Në fakt jemi popull i vogël. Shumica u lidh me P. K. Disa u lidhën me Ballin, të tjerë me Legalitetin. Të pasurit në fshat u quajtën kulakë e u dënuan, kurse në qytet u shpronësuan. Me të gjithë kishim lidhje gjaku, krushqie, miqësie, por ja që duhesh t’i mohoje në formë, por jo përmbajtje. Ca i mbuluan dhe shpëtuan! Të tjerëve ia zbuluan dhe e pësuan. Kjo ishte arsyeja që duhet të ishe i druajtur. Të mos bije në sy. Zemra na i donte, frika na frenonte!

Besim Nuri u lind në Berat në muajin gusht të vitit 1883. Mësimet e para me shkrim i mori në gjuhën fetare, atë arabe. Shkollën e mesme e kreu në Berat, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Itali dhe Stamboll. Besimi Nuri fliste rrjedhshëm disa gjuhë: Turqisht, Italisht, Arabisht dhe Frëngjisht. Shkrimin e gjuhës shqipe e mësoi në mënyrë autodidakte. Në vitin 1907, erdhi familjarisht në Lushnjë. Këtu ai u shqua për veprimtari atdhetare. Në janar të vitin 1909, e gjejmë në krye të një demonstrate, bashkë me shumë patriotë lushnjarë për të kundërshtuar vendimet e padrejta të administratës osmane në kurriz të popullit lushnjar. Gjatë protestës Besim Nuri, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç, u arrestua me akuzën si shkaktar i “turbullirave”. Në burg ai torturohet barbarisht, por shpirtin i tij luftarak dhe etjen për drejtësi, osmanët nuk e mposhtën dot. Më pas ata e lanë të lirë.

Image

Besim Nuri ishte një mbështetës i flaktë i Kuvendit të Vlorës dhe vendimeve të tij

Në dhjetor të vitit 1919 në kohën kur po bëheshin përgatitjet e fundit për thirrjen e Kongresit në Lushnjë, Besim Nuri mbante postin e Kryetarit të Bashkisë. Marrja përsipër e zhvillimit të Kongresit në Lushnjë ishte një përgjegjësi e madhe. Kjo mund t’i kushtonte dhe jetën, por dashuria e madhe për Atdheun, e çuan atë të merrte parasysh kërcënimet “Për nder e liri u bëmë ballë bajonetave të huaja, e kemi thirr këtu (në Lushnjë) vëllezërit në besë që sot është Shqipnia e liberueme”. Besim Nuri ,si beratas nxiti e përkrahu Memorandumin e Berati me vendimin :” Shqipëria nën Mandatin Amerikan”. Ky Memorandum u firmos nga 21 beratas patriot me emër, s’i avokatë, direktorë arsimi, sekretarë të drejtësisë, tregtarë etj. U firmos dhe nga K. Kota që në të ardhmen kreu detyrën e Kryeministrit në qeverinë e Zogut. Memorandumi iu dërgua Konsullit Amerikan, më 30-04-1919. Besim Nuri, në vitin 1925, burgoset nga regjimi i kohës. Si rezultat i protestave të popullit të Lushnjes ai lirohet nga burgu. Vdiq në Lushnjë, më 17 Mars 1935. Plot 84 vjet më parë. Jetoi vetëm 52 vjeç, shumë pak në kohën që Atdheu kishte shumë nevojë për të. Sipas dëshmive, Besimi u varros në dalje të qytetit të Lushnjes në vendin e quajtur “Kodra e Kalifas”, aty ku dhe ai kishte lënë amanet. Vonë, shumë vonë, vetëm më datë 27 shkurt 2014, pas 79 vjetëve u arrit të gjendesh varri i tij. Në gurin e varrit shkruhej: “Velhac Ylbaki”. (Osmanisht). Pastaj vijon në shqip: “Qëndro o ti që para ks. fle Besim Nuri”. l. 8. 1883 vd. 17. m. 1935. Më saktë, shkrimi është: “Qëndro o ti që para kësaj fle Besim Nuri”. Vlen të përmendim se sipër mbishkrimit gjendet i skalitur një yll me gjashtë cepa, por që ruhen vetëm tre prej tyre. Pak është folur për këtë patriot, intelektual, politikan, për kontributin që ka dhenë për Atdheun e vet . Është interesant se në 17 Mars të 1919-s i dërgoi letër Presidentit Wilson e po në 17 Mars të 19 35-s , pas 16 vjetëve ndërroi jetë, për t’u vlerësuar shumë vonë! Të kuptohemi , unë tek ky artikull kam shkruar, ç’kam lexuar e dëgjuar, por sa aktivitete të tjera ka ky patriot i shquar?! Është detyra e historianëve që t’i zbulojnë e mbi bazën e kontributit t’i pasqyrojnë më vertetësi kontributin e tij.

Ky ishte Besim Nuri, që gjithë jetën ja kushtoj çështjes kombëtare! Letra e tij dërguar Presidentit Wilson ndikojë që Shqipëria të mos copëtohej nga shtetet fqinjë, që vazhdimisht kanë pasur pretendime territoriale ndaj vendit tonë. Dhe kjo s’është pak, por një akt patriotik i shkëlqyer i Besim Nurit. SN

Image

Etruskët: misteri i një qytetërimi

Falë një rrjeti të dendur tregtie, ata pushtuan pasurinë dhe fuqinë në zonën e Mesdheut. Por trashëgimia e tyre artistike kalon edhe nga Tiçino

VOAL- Ndërsa shumë informacione rreth kulturave të tilla si ato romake dhe greke kanë arritur tek ne, misteret që rrethojnë historinë e popullit etrusk janë ende të shumta, duke filluar nga gjuha e tyre, e cila ende nuk është plotësisht e deshifrueshme. Por falë zbulimeve arkeologjike, pjesët që i shtohen asaj që tashmë dihet janë gjithmonë më shumë. Gjatë dekadave, në fakt, pamja e informacionit për këtë popull është bërë gjithnjë e më e qartë, duke na lejuar të vëzhgojmë gjurmët e një kulture shumë të evoluar.

Kush ishin etruskët?

Kjo pyetje nxjerr në dritë tashmë një pyetje të pazgjidhur edhe sot, atë të origjinës së këtij populli. Në fakt, nëse disa studiues mbështesin autoktoninë italiane të etruskëve, sipas të tjerëve ata kanë ardhur nga Veriu. Edhe pse nuk ka asnjë siguri për origjinën e tyre, gjurmët arkeologjike e bëjnë të sigurt praninë e tyre në gadishullin italian duke filluar nga shekulli IX para Krishtit. Një prani që megjithatë filloi të lëkundet që nga shekulli i 5-të: rënia e tyre kulmoi në shekullin I para Krishtit, kur u përthitën nga romakët. Pavarësisht nga kjo, etruskët lanë shenja të prekshme në kulturën e pushtuesve, veçanërisht në elementet arkitekturore, të tilla si shkallët që çojnë në tempuj, të cilat romakët i morën përsëri.

Një rindërtim i qytetit etrusk të Marzabotto, Itali

Kopshti i Albertit

Zona kryesore e banuar nga ky qytetërim është ajo e Etrurisë Qendrore, midis Toskanës, Lacios dhe Umbrias. Pikërisht në këtë zonë janë përqendruar dymbëdhjetë qytetet më të rëndësishme: çdo vit përfaqësuesit e këtyre qyteteve merrnin pjesë në një asamble që mbahej në shenjtëroren federale të Fanum Voltumnae, ndoshta e vendosur në vendin e Campo della Fiera, pranë Orvietos. Velzna e lashtë etruske. Kësaj zone të madhe i shtohen ajo e Etrurisë së Luginës Po, rreth Bolonjës dhe ajo e Etrurisë Kampaniane.

Një hartë e territorit të Etrurisë dhe evolucioni i saj me kalimin e kohës

Një qytetërim me një rrjet të dendur shkëmbimesh

Etruskët banonin në një zonë shumë pjellore dhe përfituan shumë prej saj duke prodhuar verë, ullinj dhe drithëra. Falë pranisë së qyteteve portuale, si Populonia dhe Tarquinia, ata zhvilluan një rrjet të rëndësishëm tregtar në Mesdhe, për shembull duke furnizuar Romën me drithë gjatë zisë së bukës së shekullit të IV para Krishtit. C. Por, përveç kultivimit bujqësor, disa qytete tregtonin edhe minerale: banorët e Populonias, për shembull, nxirrnin hematitin nga ishulli i Elbës dhe, pasi u shndërruan në shufra, e eksportonin në të gjithë Mesdheun.

Rrjeti i kontaktit të etruskëve ishte aq i gjerë sa gjurmë të tij janë gjetur edhe në Ticino dhe Zvicër. Për shembull, në Arbedo në vitin 1946 u gjet një arkë bronzi që përmbante edhe fragmente objektesh etruske. Duket, në fakt, se Leponti, një popull që banonte në një pjesë të territorit tonë, ishin në kontakt me etruskët, duke i lejuar ata të kishin tregti me popuj edhe më në veri, si keltët. Një zbulim më i fundit daton në vitin 2022, ku, gjatë gërmimeve në nekropolin e Giubiasco, u gjetën pesë varre, struktura e të cilëve kujton tumën etruske, një varrim në formë kube.

Falë këtij rrjeti të dendur shkëmbimesh, u formua shpejt një aristokraci shumë e pasur, e dokumentuar mbi të gjitha nga nekropolet që kanë arritur tek ne. Ndër gjetjet e ndryshme, dallohen tumat që u shfaqën në fund të shekullit të VII para Krishtit. C.: brendësia e këtyre varreve riprodhonte arkitekturën e shtëpive etruske. Por me kalimin e shekujve gjejmë edhe varre me afreske luksoze, të mbushura me një simbolikë të jetës së përtejme, siç janë imazhet e banketeve, në të cilat i ndjeri duket se merr pjesë në jetën e përtejme, ose skena gjuetie dhe peshkimi. Trupat e njerëzve të rangut të lartë shoqëroheshin shpesh me sende varresh luksoze, si armë, bizhuteri dhe objekte rituale – duke përfshirë enët e banketit dhe kavanozët e vajit – që simbolizonin fuqinë e tyre. Ndonjëherë objektet vinin nga vende shumë të largëta, duke dëshmuar për rëndësinë që kishte tregtia në pasurinë e këtij qytetërimi.

Forca e Grave Etruske

Në një lashtësi në të cilën gruaja në shoqëri kishte pak rëndësi, si tek romakët dhe grekët, tek etruskët komponenti femëror shihej në një këndvështrim pozitiv. Para së gjithash, etruskët gëzonin liri më të madhe në jetën e tyre shoqërore. Sarkofagu i bashkëshortëve, i ruajtur tani në Muzeun Kombëtar Etrusk të Villa Giulia në Romë, dokumenton pjesëmarrjen e grave në simpoziume, banketet rituale të aristokracisë. Ky konsiderim më i madh ishte edhe për shkak të rëndësisë së hyjnive femërore brenda fesë.


Një fragment nga dokumentari i Kopshtit të Albertit. Në sfond, sarkofagu i bashkëshortëve (530-520 p.e.s.) i gjetur në një varr në Cerveteri, në nekropolin Banditaccia. Tani ruhet në Muzeun Kombëtar Etrusk të Villa Giulia në Romë. Burri dhe gruaja janë gjysmë të shtrirë në një klin, shtrati i përdorur në banketet ceremoniale, duke dëshmuar për praninë e grave në momente të jetës publike.

Ka shumë dëshmi të tjera për këtë konsideratë më të madhe për gratë, para së gjithash disa varre shumë të pasura, në të cilat e ndjera kryesore është një grua. Për shembull, në një varr në Cerveteri, kamari kryesor i përkiste Larthia-s, një aristokrati i varrosur me shumë xhevahire të çmuara. Ose përsëri, në Varrin e Orkusit në Tarquinia është portreti i Velia Spurinna, një grua e bukur e rangut të lartë. Për më tepër, falë zbulimit të disa gjetjeve, ndonjëherë të firmosura nga mjeshtrit, të cilat mbajnë mbishkrime që vërtetojnë se i përkasin femrave, është hedhur hipoteza se gratë shpesh merreshin me letërsi dhe art.

Velia Spurinna në varrin e Orcusit në Tarquinia. Portreti është mbiquajtur “Mona Lisa Etruske” dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e artit etrusk.

Një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit ka të bëjë me varrimin e një gruaje shumë të pasur, të shoqëruar me një varr të çmuar. Zbulimi u bë në vitin 2019 në Korsikë, në Aleria, ku varrosjet etruske të datuara midis viteve 500 dhe 250 para Krishtit ishin gjetur tashmë më parë, duke dëshmuar për praninë e tyre edhe në këtë zonë. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë gërmim të fundit, por edhe për këtë popullsi ende të rrethuar nga një atmosferë misteri, Il Giardino di Albert na tregon për këtë në dokumentarin “Etruskët, një qytetërim misterioz i Mesdheut”. RSI

Dëshmia e ish-sekretarit personal: Mehmeti s’kishte kasafortë në zyrë, por mbante me vete një të vogël metalike, që s’ia linte askujt!

Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

 

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.

Në dosjen në fjalë, gjenden faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laburatorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË SEKRETARIT PERSONAL TË MEHMET SHEHUT, PEÇO KALLUCI, NGA ANA E HETUESIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, BASHKIM CAKA

                                                          P R O Ç E S – V E R B A L

                                                             (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 3.2.1983, në qytetin Tiranë.

Ne, hetuesit e MPB, Sokol Koleka e Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar në hetuesi:

  1. Emri, emri i babës, mbiemri: Peço Tole Kalluçi.
  1. Datëlindja, (dita muaji, viti), 1925,….Gjirokastër 
  1. Arsimi: Të mesme.
  1. Vendbanimi: Lagjja Nr 2, Rruga “Marsel Kashen”, Pallati 21, Shk. 1, Ap. 10.
  1. Detyra: Në pension.
  1. Anëtarësia në Parti: Anëtar partie.
  1. A është i dënuar: Nuk është dënuar. 
  1. Numri i letërnjoftimit….
  1. Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.

                             FIRMA E DËSHMITARIT

                               Peço Kalluçi                              

Në lidhje me çështjen, mund të them sa më poshtë:

Di që Mehmet Shehu ka pasur shumë shoqëri me Kadri Hazbiun, Mihallaq Ziçishtin, Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin, Llambi Peçinin, Llambi Ziçishtin, Gani Kodrën, Feçor Shehun, Nesti Nasen, etj., armiq. Edhe pasi Mehmet Shehu iku nga Ministria e Punëve të Brendshme e, deri sa ai vrau veten, unë kam qenë deri në fund sekretar i tij.

Për kohën që Mehmet Shehu ka pasur funksionin e kryeministrit, di të them se, për materialet që i vinin sekret nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i PPSH-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme e, Ministria e Mbrojtjes Popullore, unë vija firmën në regjistrin e atij që i sillte, dhe pa i hapur ato, se nuk më lejohej, ja jepja Mehmet Shehut.

Se çfarë bënte ai me to, unë nuk e di, por në zyrë nuk i linte, por i merrte në çantë me vete, kur ikte në shtëpi. Kishte mjaft raste, kur pasi vinte ndonjë shënim në to, i fuste në zarfe të reja e, më thoshte mua, apo direkt Ali Çenos, që t’ja nisnim ato me oficerët e tij, kryesisht Aliun, në institucionet e mësipërme, nga kishin ardhur. Sipas porosisë së Mehmet Shehut, Aliu duhet t’ja merrte firmën në zarf, personit që merrte materialin, dhe t’ja sillte atë Mehmet Shehut, i cili pasi e shihte atë, e griste dhe e fuste në kosh. Por këto dokumente sekrete, dilnin pa u protokolluar e regjistruar, sipas rregullit.

Ndërsa për materialet e tjera që merrte në shtëpi, si ato të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, i dorëzonte , apo jo, unë nuk e di. Për këto parregullsi, pas disa vjetësh, në mbledhjen e organizatës bazë të partisë, apo byrosë së partisë në Kryeministri, u ngrit si problem, por Mehmet Shehu që ishte i pranishëm, tha: …………………….(një rresht i pa lexueshëm, shënimi ynë) s’më ndaloni dot të komunikoj privatisht me shokët e Byrosë Politike, ministrat, etj.  Të tilla letra dhe materiale, Mehmet Shehu i ka çuar deri kohët e fundit, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Nesti Nases, Veli Llakajt, etj.

Mehmet Shehu vetë në zyrë nuk kishte kasafortë, kasafortë kisha vetëm unë, ku në të mbaja materialet e dorës së dytë, si korrespodencën e letrat me ministritë e ndryshme, me qytetarët, ndonjë material për mbledhjet e Qeverisë, etj. Nuk më kujtohet nëse Mehmet Shehu ka fotokopjuar ose jo, materiale të Byrosë Politike, kurse të Qeverisë, të ministrive të ndryshme, e studime etj., ka bërë, bile edhe këto ia çonte dorazi Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Nesti Nases, Llambi Ziçishtit, edhe personave të tjerë, që ishin më të shpeshtit që vinin në zyrën e Mehmet Shehut.

Bile më bënte përshtypje, se këta hynin në zyrën e Mehmet Shehut menjëherë dhe ishte i vetmi Kadri Hazbiu, që pinte cigare aty brenda dhe atë e shkundte në taketuket e tryezës së punës, se Mehmet Shehu i kishte hequr tavllat e duhanit, nga zyra e tij. Armiku Mehmet Shehu, kishte në shtëpinë e vjetër ku banonte, një kasafortë të madhe italiane, të ndarë në dy pjesë (një lart e një poshtë), ………………(një rresht i pa lexueshëm, shënimi ynë).

Një çelës, mbante në dhomën e gjumit, por nuk e kam parë ndonjëherë se çfarë kishte brenda në të. Siç më ka thënë Farije Koçiraj dhe Agustella Andoni, që kanë punuar për një kohë të gjatë tek shtëpia e Mehmet Shehut, pjesën e sipërme të kasafortës, e përdorte Mehmet Shehu, ndërsa pjesën e poshtme, e përdorte Fiqret Shehu.

Kur Mehmet Shehu e familja e tij, shkuan përkohësisht në vilën nr. 6, se do të rikonstruktohej shtëpia e tij, Mehmet Shehu e la kasafortën italiane në shtëpinë e vjetër dhe mori nga Kryeministria një dollap të madh hekuri, me dy pjesë, me çelës sekret, që e vari në katin e dytë të vilës nr. 6-të.

Gjithashtu më kujtohet se në vitin 1976, për dy javë rresht, Mehmet Shehu punoi në vilën e Partisë, në kodër të Durrësit, për Planin Operativ Strategjik të Mbrojtjes. Materialet që përgatiste Mehmet Shehu, i shkruaja unë në makinë, duke m’i diktuar vetë Mehmet Shehu.

Pastaj këto materiale, i përpunonin përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Në Durrës gjatë kësaj kohe, vinin shpesh, Veli Llakaj, Nazar Berberi, Llambi Gegprifti, Maliq Sadushi, Bejto Isufi, etj. Punonin me hartat Hysen Qëndro, por Mehmet Shehu e kishte edhe si sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Skënder Guma dhe një tjetër.

Në këtë kohë, këtu në vilën e Durrësit, Mehmet Shehut i sollën një kasafortë të madhe të rëndë, që e lëvizën nga vendi natën kur do të flinin dhe e ruanin me ushtar. Gjithashtu sollën edhe 3-4 kasaforta valixhe të vogla, me dimensione 35 cm. x 25 cm. x 8 cm., në ngjyrë gri, me dorezë sipër, e çelës automatik, që i mbante vetë Mehmet Shehu.

Se nga erdhën këto kasaforta, s’e di, por ato ndërmjet meje kanë kaluar. Një nga këto kasaforta valixhe të vogla, Mehmet Shehu e mbante gjithmonë me vete, në shtëpi, kur ikte me shërbim dhe me pushime, por në zyrën e tij, nuk e ka marrë asnjëherë. Mehmet Shehu e mbante vetë në dorë këtë kasafortë dhe s’ja linte në dorë as njeriu, përveç kohës kur oficerët e fusnin atë në makinë! Ç’u bë kjo kasafortë dhe ç’kishte brenda, s’e di.

Për herë të fundit, këtë valixhe të vogël metalike, e kam parë në gusht 1981, që e kishte me vete në Durrës, Mehmet Shehu, ku ishte me pushime. Për sa i përket sendeve të Mehmet Shehut, që janë transportuar nga shtëpia e Mehmet Shehut, tek vila nr. 6-të, …………..(një rresht i pa lexueshëm, shënimi ynë)

Në kohën që janë transportuar materialet shkresore nga shtëpia e vjetër e Mehmet Shehut, tek vila nr. 6, kam marrë pjesë edhe unë. Një pjesë të librave të tij, i çuam në Shtëpinë e Partisë nr. 1, të tjerat në vilën nr. 6. Unë nuk e di kur Mehmet Shehu ka marrë gjërat që kishte në kasafortën e tij në shtëpinë e vjetër, por ato duhet t’i ketë marrë vetë.

Unë mora librat e tij, fjalimet të shtypura dhe të lidhura, që i kishte në tavolinën e zyrës së tij të vjetër, së bashku me Jonuz Luton, Vasil Lekën, më duket ka qenë edhe Ali Çeno, e në prezencë të Mehmet Shehut, i vumë ato në dollapin e hekurt që mori nga Kryeministria dhe pasi Mehmet Shehu e kyçi, ne ikëm.

Më kujtohet gjithashtu, se kur Mehmet Shehu së bashku me Fiqret Shehun, ishin në Malin e Dajtit për pushime, Jonuz Luto e njoftoi Mehmet Shehun, se donin të lyenim dollapin e hekurt dhe kasafortën. Mehmet Shehu i tha që t’i lyenin kur të vinte vetë dhe pasi u kthye nga Dajti, u fut në dhomën ku kishte kasafortën në vilën nr. 6, ku ne na la në korridor, mori diçka nga një çantë e madhe dhe pastaj na tha neve, që librat e lidhura dhe fjalimet e tij, t’i hiqnim që andej, e t’i vendosnim në një anë, e të lyhej kasaforta.

Pasi Mehmet Shehu iku, kasafortën e lyejy Sala, por jo anët e brendshme. Mehmet Shehu iku më duket me gjithë çantën, përsëri në Malin e Dajtit. Kur boja e kasafortave ishte tharë, Mehmet Shehu në tha që të vinim ne librat, materialet shkresore dhe fjalimet e tij, në dollapin e hekurt të mësipërm, e pasta ai vuri gjërat që kishte me vete në çantë, që ne s’i pamë, se u larguam.

Mehmet Shehut i vinin mjaft libra dhe revista nga e gjithë bota, bile dhe pa i porositur, dhe përveç kësaj, ai porosiste shumë libra me fondet e shtetit për vete, Fiqretin, Vladimir Shehun, Bashkimin dhe të gjitha këto, si revistat ashtu dhe librat, i çonte në shtëpinë e tij. Më ka bërë përshtypje se librat dhe revistat, vinin në emrin tim, ose nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Komitetin e Marrëdhënieve me Botën e Jashtme.

Por për dy revista, një revistë e ilustruar ushtarake, mbi forcat e armët në botë, që ishte në anglisht, dhe revista “Ëord Report”, po në anglisht, vinte në emër direkt të Mehmet Shehut. Bile revista e fundit “Ëord Report”, vinte që nga viti 1953, deri në 1966, pa u abonuar fare në të.

Nga këto revista ushtarake të ilustruara mbi llojet e armëve, etj., unë vetë nuk i kam çuar dhe nuk di që ndonjëherë Mehmet Shehu, t’i ketë dhënë nga ato Kadri Hazbiut. Pas vetëvrasjes së poli-agjentit Mehmet Shehu, më ishte kujtuar se në arkivin e Kryeministrisë, kishte projekt-fjalimin që ai mendonte se do ta mbajë në mbledhjen e 81 partive në Moskë, në vitin 1960.

Këtë fjalim, armiku Mehmet Shehu, e ka bërë gjatë udhëtimit në vaporin trans-oqeanik “Kuin Elisabet”, në 1060, për në OKB. Kjo gjë shënohet edhe me dorën e Mehmet Shehut, në këtë material. Këtë material, kur u kthye në Shqipëri, e përpunoi Agim Popa dhe pastaj e shtypa unë, sepse Mehmet Shehu më tha që ta mbajmë në arkiv, si dokument historik. Se sa përputhej me vijën e Partisë ky material, unë nuk di t’a shpjegoj.

Për sa thashë më lart, e lexova dhe thëniet e mija janë të vërteta, e firmos. Memorie.al

Dëshmitari                                                                                             Hetuesit

Peço Kalluçi                                                                          Bashkim Caka   Sokol Koleka 

The Kyogle Examiner (1929) “Njerëzit më të çuditshëm që takova në Ballkan ishin virgjëreshat shqiptare…” — Rrëfimi i eksplorueses britanike Rosita Forbes

 

Rosita Forbes, eksploruese dhe shkrimtare britanike (1890 – 1967)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2025

 

“The Kyogle Examiner” ka botuar, të martën e 19 nëntorit 1929, në faqen n°3, rrëfimin ekskluziv të eksplorueses së famshme britanike Rosita Forbes për virgjëreshat shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Zakonet shqiptare

Gratë që jetojnë si burra.

Burimi : The Kyogle Examiner, e martë, 19 nëntor 1929, faqe n°3

E sapoardhur nga malet e egra të kodrave primitive fisnore të Shqipërisë, zonjusha Rosita Forbes, eksploruesja e famshme, kohët e fundit e gjeti veten në kontrastin mbresëlënës të Londrës, e prirur për të bërë pushime mes çdo luksi të qytetërimit modern.

 

Më duket e çuditshme të shoqërohem me njerëzit e veshur mirë dhe konvencionalë të Londrës pas shoqërisë së çuditshme që sapo u largova”, tha Zonjusha Forbes në një intervistë. “Njerëzit më të çuditshëm që takova në Ballkan ishin virgjëreshat shqiptare. Këto janë gra që, sipas zakonit të fiseve malsore, janë fejuar para lindjes. Kur arrijnë moshën e martesës – 13 ose 14 vjeç – ato refuzojnë të fejuarin e tyre të zgjedhur dhe ndëshkohen duke u dënuar me beqari të përjetshme.

 

E para nga këto gra që takova më dha një nga surprizat më të mëdha të jetës sime”, tha zonjusha Forbes. “Ndërsa iu afrova një banese malsore, pashë duke qëndruar në mënyrë të pasigurt mbi një shkëmb atë që e konsideroja si burrë. Ai ishte i veshur me veshjen e zakonshme mashkullore të kodrave. Në kokë kishte një plis të bardhë. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë pambuku dhe pantallona të bardha pambuku të lirshme me një brez të kuq në bel. Në këmbë mbante sandale të thjeshta, gjithashtu mbante një gjerdan fishekësh dhe një pushkë.

 

Papritur ai hodhi kokën pas, hapi gojën dhe lëshoi një bërtitje kaq të frikshme sa që venat dhe muskujt e qafës i dilnin si shufra hekuri. Ishte sinjali që po vinin të ftuarit dhe një sinjal gjithashtu shumë i nevojshëm. Sepse, në këtë vend të gjakmarrjes së përhershme, të shtënat janë të zakonshme, por është kodi i kodrave që një e shtënë nuk duhet të ndodhë kurrë në prani të një gruaje ose të një mysafiri. Kur vura re për vrazhdësinë e britmave që duhet të ketë zgjatur një milje ose më shumë, u habita kur mikpritësi im më tha se ai që ulërinte nuk ishte fare burrë, por një grua – një nga virgjëreshat shqiptare. Mësova,” tha zonjusha Forbes, “se kur këto vajza të fejuara refuzojnë të fejuarin e tyre, ato urdhërohen menjëherë të vishen dhe të jetojnë si burra. Ato hanë si burra, pinë si burra, flenë si burra. Ato gjithashtu duhet të mësojnë të qëllojnë dhe të luftojnë si burra, dhe pritet të marrin pjesë në gjakmarrje dhe kur është e nevojshme të vrasin si burra. E vetmja gjë që u ndalohet është të bëjnë dashuri.

 

Ndjenja e nderit personal midis fiseve malsore,” shpjegoi zonjusha Forbes, “është jashtëzakonisht e lartë dhe megjithëse nuk do të martohet, një virgjëreshë shqiptare konsiderohet ende si e fejuara e ligjshme e burrit me të cilin është fejuar. Në njëfarë kuptimi, virgjëreshat kanë shumë gjëra për të cilat duhet të jenë mirënjohëse. Duke jetuar si burra, gëzojnë shumë avantazhe dhe privilegje. Janë gratë ato që bëjnë pjesën më të madhe të punës, madje edhe duke u munduar nëpër fusha. Shqiptarët janë mikpritës idealë. Sipas një prej përshëndetjeve të tyre piktoreske, “një mysafir zotëron bukën, kripën dhe zemrën e tij.” Mikpritësi im në kodra flinte i armatosur me thikë dhe armë në prag të dhomës sime. Në rast se një mysafir vritet, shtoi zonjusha Forbes, mikpritësi duhet të hakmerret për nderin e tij duke marrë pesë jetë – atë të vrasësit dhe katër pjesëtarëve të fisit të tij. Shqiptarët janë njerëzit më të dashur dhe më të sjellshëm. Ata kanë respekt të jashtëzakonshëm për anglezët. Askush nuk mund të bëjë më shumë për mua. Takova mbretin Zog të Shqipërisë. Ai është një burrë simpatik rreth të tridhjetave që po bën një punë të mrekullueshme duke qytetëruar dhe modernizuar vendin e tij.

Gazeta amerikane (1970) “Dielli, Skënderbeu, Jack London dhe Amerika e trazuar…” — Intervista me gazetarin dhe shkrimtarin Nelo Drizari

 

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2025

 

“Carmel Pine Cone” ka botuar, më 24 dhjetor 1970, në faqen n°17, një intervistë asokohe me gazetarin dhe shkrimtarin shqiptaro-amerikan Nelo Drizari, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Besnik i Amerikës, e do Shqipërinë amtare

Nga Judith A. Eisner

 

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Nelo Drizari është një njeri me shtat të vogël, por me praninë dhe dinjitetin e një diplomati karriere. Fakti që ai flet një anglishte të përsosur me një theks të lehtë por të veçantë vetëm sa e përforcon këtë përshtypje.

 

Drizari, i cili e ka kaluar jetën e tij të rritur si shkrimtar, redaktor dhe mësues, lindi në Shqipëri, djali i Hysen dhe Irenea Drizarit. Babai i tij ishte një udhëheqës gueril, duke luftuar për lirinë e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

 

Për shkak se Amerika ishte prej kohësh simboli i lirisë për babain e tij dhe për shkak se jeta e djemve të tij ishte po aq e rrezikuar sa edhe e tija, Hyseni e dërgoi Nelon, kur ishte shtatë vjeç, të jetonte e të studionte në Amerikë.

 

Vetëm kontakt

 

Për më shumë se një vit e gjysmë, Nelo i ri ishte konvikt në një shkollë përgatitore për djem në New England. Kontakti i tij i vetëm me kulturën dhe popullin e vendit të tij ishte nëpërmjet vizitave tek pjesëtarët e kolonisë shqiptare në atë zonë.

 

Më në fund, ai u sëmur rëndë dhe babai i tij e dërgoi në shtëpi.

 

“Ishte kryesisht malli për shtëpinë”, thotë ai tani. “Unë u rrita mirë në krahët e familjes sime pa parë ndonjëherë një mjek.”

 

Nelo kujton se u sëmur nga malli për Shqipërinë dhe më pas i kishte marrë malli për Amerikën, sapo u kthye në shtëpi. Kështu ai u kthye në Amerikë, kësaj radhe përgjithmonë.

 

Nelo u arsimua në lindje të vendit, në Maine dhe Massachusetts, dhe ai mbajti një lidhje të përjetshme me New England. Ai ishte gjithashtu me fat që Bostoni kishte një popullsi të madhe shqiptare prej gati 10,000 banorësh.

 

Vitet e hershme

 

Megjithëse qëllimi i tij ishte të bëhej mjek, ai filloi t’i përkushtohej gazetarisë që në moshë të vogël. Në moshën 13 vjeçare, ai shkroi artikuj për patriotët amerikanë për Diellin, një gazetë në gjuhën shqipe e Bostonit. Ai më pas u bë kryeredaktor i saj.

 

Edhe pse ai aplikoi në Harvard për të studiuar mjekësi dhe u pranua, një ngjarje ndodhi ndërsa ai ishte ende në shkollën përgatitore që ndryshoi rrjedhën e jetës së tij. Ai u zgjodh kryeredaktor i gazetës së shkollës së tij dy herë radhazi, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. “Kjo ma fryu kokën disi,” qesh ai. Dhe një profesor me qëllime të mira e inkurajoi të ndiqte gazetarinë.

 

Pra, në vend që të studionte mjekësi në Harvard, Nelo studioi gazetari në Universitetin e Kolumbisë. Pendimi i tij i vetëm për ndryshimin e planeve është një pyetje e paqartë, “Ndoshta mund të kisha qenë më i dobishëm për njerëzit që kishin nevojë si mjek.”

 

Suksesi

 

Nelo e gjeti suksesin si shkrimtar që herët. Ai u bë gazetar në Nju Jork dhe së shpejti filloi të shkruante artikuj me karakteristikë (më të thellë) dhe skica personalitetesh. Ai gjithashtu dha mësim për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Kolumbias. Ai ka qenë gjithmonë në kontakt të ngushtë me çështjet shqiptare, si në vendin e tij dhe në SHBA.

 

Lufta e Dytë Botërore e përfshiu Nelon në transmetim për herë të parë. Ai u bë kreu i njësisë shqiptare të Zyrës së Informacionit të Luftës dhe një redaktor i Zërit të Amerikës që transmetonte guerilët në Shqipërinë e pushtuar. Vetëm këtë herë nuk ishin turqit osmanë që po luftonin shqiptarët; ishte Italia fashiste dhe më vonë, pushtimi nazist gjerman.

 

Jeta e Nelos mund të përshkruhet si një patriotizëm i dyfishtë, pasi dashuria e tij për vendin e lindjes ka qenë po aq e fortë ndër vite sa dashuria për vendin e tij ku u adoptua. “Gjithmonë kam ëndërruar të jem në gjendje të përmirësoj racën njerëzore dhe të mund të bëj diçka për një vend si Shqipëria,” thotë ai.

 

Transmetimet të tij të Zërit të Amerikës në Shqipëri parapriheshin nga fragmente muzikore si “Rapsody in Blue” të George Gershwin, muzikë që Nelo e donte dhe që ishte tipike amerikane.

 

Pas lufte

 

Pas luftës, Nelo vazhdoi të merrte pjesë në aktivitetet e qeverisë. Pentagoni i kërkoi atij të organizonte një departament të gjuhës shqipe në Institutin e Mbrojtjeve të Gjuhëve në Monterey. Vazhdoi deri në vitin 1950, kur iu kthye shkrimit të pavarur, por jo mësimdhënies në Kolumbia.

 

“Në vend që të kthehesha në Kolumbi, u dashurova me Kaliforninë, dhe veçanërisht me Carmelin dhe vendosa që ky ishte i vetmi vend që doja të jetoja.”

 

Krahas shkrimit të artikujve, gjë që vazhdon ta bëjë rregullisht, Nelo ka shkruar pesë libra vitet e fundit. Dy janë biografi, një roman autobiografik dhe dy janë vepra jofiksion për gjuhën shqipe.

 

Biografia e tij, Skënderbeu, tregon historinë e një kalorësi shqiptar të shekullit të 15-të, i cili shpëtoi të gjithë Evropën nga pushtimi i Perandorisë Osmane. I njohur dhe i vlerësuar nga papët dhe princat, Skënderbeu ka rënë në harresë. Nelo aktualisht po ndërmerr një rishkrim “Hollywood-ian” të biografisë, me shpresën se më në fund do të njihet madhështia e këtij njeriu.

 

Puna e re

 

Puna e tij e fundit është një biografi e Jack London, një ish-karmelit, të cilën ai e shkroi pasi trashëgoi 150 letra origjinale nga Londra nga miqtë. “Më dhanë dëshirën dhe sfidën për të shkruar këtë libër,” thotë ai. “Më është dashur të respektoj letrat pa u bërë shumë i mërzitshëm, por libri bazohet në kërkime solide.”

 

Gjatë hulumtimit të librit, Nelo intervistoi të ndjerin Herber Heron, i cili e njihte personalisht Jack London, dhe i cili tregoi kujtime personale të kohëve të shkuara dhe i cili ishte anëtar i Klubit Bohemian. Titulli i Nelos për librin është “Dashamirët dhe bashkëpunëtorët — Lovers and Collaborators”.

 

Si një njeri që adoptoi Amerikën si shtëpinë e tij, sepse u rrit duke besuar se ishte një bastion i lirisë, Nelo shkroi një roman autobiografik, “Katër dete për tokën e ëndrrave — Four Seas to Dreamland”.

 

“Katër detet janë Adriatiku, Joni, Mesdheu dhe Atlantiku — deri në Amerikë. Letrat që shkruante vëllai im i madh që ishte në Amerikë para meje dhe mënyra se si babai im fliste për këtë vend dhe lirinë e tij më kishin krijuar një ëndërr…”

 

A është realizuar ëndrra ?

 

Përgjigjia e Nelos është e dyanshme.

 

“Amerika është ende vendi më i mirë në botë për të qenë,” thotë ai me besnikëri. “Por sot, unë kam frikë nga dhuna, revolucionarët dhe diversantët.”

 

“Shumica e të rinjve nuk kanë asnjë lidhje me dhunën. Pse nuk bëjnë dot diçka për të treguar anën tjetër të jetës në këtë vend ? Ka shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi në Amerikë, por ka edhe shumë gjëra që duhen ndryshuar.”

 

Prioriteti i parë

 

“Unë mendoj se prioriteti ynë i parë është eliminimi i varfërisë,” thotë ai pa hezitim. “Kjo është baza e trazirave në këtë vend. Në krye ka shumë pasuri, në fund ka shumë varfëri.”

 

“Nuk duhet ta mashtrojmë veten”, vazhdon ai, duke folur si një njeri që di të lexojë shenjat. “Në këtë vend ka një lëvizje drejt revolucionit.” Ai nuk thotë se mendon se është e rrezikshme.

 

“Nëse kemi nevojë për ndryshim, duhet ta bëjmë me votim, jo me armë dhe bomba. Dhe tani që 18-vjeçarët mund të votojnë, ata mund të vendosin ndryshimin.”

 

“Nuk ka asgjë të keqe në sistemin tonë; nëse zgjedhim njerëzit e duhur, sistemi do të funksionojë në mënyrë perfekte.”

 

“Ne duhet të zgjedhim njerëz me një ndjenjë vlerash, ekuilibri dhe barazie,” përfundon ai.

 

Artist, gjithashtu

 

Nelo është njëkohësisht artist dhe shkrimtar. Ai i ka ekspozuar pikturat e tij në San Francisco dhe Oakland. Por ai tha : “Kam vetëm një ide në mendje. Kur shkruaj, më duhet të mbaroj; kur pikturoj, pikturoj. Unë nuk bëj dy gjëra në të njëjtën kohë. Tani për tani, shkrimi është në lulëzim e sipër.”

 

Ditëlindja

 

Në prag të Krishtlindjeve, Nelo dhe gruaja e tij Viki do të festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës. Ata u martuan vitin e kaluar në Kishën Wayfarer në Carmel.

 

Historia e martesës së tij duket e dalë drejtpërdrejt nga një roman. Ai u takua për herë të parë me Vikin në Panairin Botëror të Çikagos në vitin 1934, ku ai dhe ambasadori shqiptar ishin ftuar për të folur në festimet e Ditës së Shqipërisë. Viki punonte në ekspozitë, me kostumin shqiptar, për Fondacionin e Lindjes së Mesme.

 

Nelo u nderua duke u zgjedhur zot i ceremonisë për këtë mbrëmje. Viki u ul disa vende larg tij. Pas darkës, ai e prezantoi atë me një mik të tij që ishte avokat. Ajo u martua me këtë mik dhe mbeti e ve 24 vjet më vonë.

 

Pas 34 vitesh, Nelo dhe Viki u takuan sërish në një kongres shqiptar në Nju Jork. Ajo kishte dhënë mësim në Michigan; ai në Karmel, por ata kishin lexuar për njëri-tjetrin në shkrimet e aktiviteteve shqiptare ndër vite.

 

Këtë herë ai nuk e prezantoi me një mik. Duke i dhënë fund beqarisë, ai e mori atë në Carmel dhe u martua me të.

 

 

Dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë.

“Familja e tij u shpërngul duke shpresuar që t’i lirohej babai nga internimi…”- Peripecitë dhe brengat e jashtëzakonshme të Petro Markos!

BEHAR GJOKA


Veçanësia e shkrimtarit Petro Marko, që përkon me periudhën e letërsisë bashkëkohore, e cila zë fill me vitet 1944-1990, përveç se lëvrues i poezisë, dramatikës dhe, me një shkëlqim të pazakontë si prozator, me shkrimin e prozës së shkurtër, e cila ndërkaq kulmëzon me shkrimin e romaneve, të kaq shumë tipologjive shkrimore, lidhet edhe me faktin domethënës, si dhe tejet përfaqësues, se shkrimtari qysh në gjallje botoi një libër autobiografik, në formën e kujtimeve dhe intervistave, me ndodhi dhe personazhe të shumta, me titullin e beftë “Retë dhe gurët”.

Burimet e shumta arkivore, hulumtimet e studimeve letrare dhe historiografike, verifikimet dhe interpretimet e gjertanishme, tashmë mund të shihen dhe krahasohen, ndërmjetshëm si kohë dhe hapësirë, si qëndrime dhe reagime, sidomos të lidhura ngushtë me faktologjinë biografike, botuar prej vetë autorit, të cilat realisht hedhin dritë mbi shumëçka, të jetës dhe veprës letrare të autorit, duke e përcjellë te lexuesi, si një rast unik në letërsinë shqipe të bashkëkohësisë, si dhe duke shtuar kështu një faqe tjetër të vlertë në trashëgiminë shkrimore të autorit, duke i krijuar mundësinë lexuesit dhe studimeve letrare, për të pasur në duar një model jetëshkrimor, me nivele të qarta autobiografike.

E dhëna që jep autori: “Në klasën e parë ishim pak, midis të cilëve edhe Shevqet Musaraj. Në klasën time shokë kisha Ymer Alikon, Mehmet Shehun, Bari Balën, Sulejman Kalajn, Nonda Strakoshën, Laze Ajazin, Qazim Sherifin, Qazim Çakërrin, Mersin Fiqiriun, Xhevat Fishtën, Reshat Aganë, Isuf Glinën, Pandeli Panganikun”. Ka interes të shtuar e dhëna që sillet më herët për largimin nga vendlindja: “Familja e Petros u detyrua të linte fshatin Dhërmi e të kalonte në Vlorë kohën që qëndroi Italia, duke shpresuar që t’i lirohej babai nga internimi…”, për të qartësuar kështu rrethanat jetësore të shkrimtarit, të cilat kaluan në kalvarin e peripecive dhe derteve të jashtëzakonshme. Me shumë gjasa duke qenë një njeri që udhëhiqej në jetë dhe në art, nga liria, si ëndërr dhe dëshmi, si aspiratë për vete dhe të tjerët, nga përmasa e përkohshme e betejës për ta fituar atë, me çdo çmim, autori hapi portat e mendjes dhe të shpirtit, tashmë me anë të një libri të rëndësishëm, me tipare autobiografike, me shtjellime kujtimesh dhe intervistash, me ngjarje dhe protagonistë, të historisë shqiptare, si nevojë e pashmangshme për të zbuluar dertet dhe hallet, dënimet dhe letnimet e pafundme, mallin dhe gëzimin, rrëzimin dhe ngritjen, fillimisht përpara vetes, kohës dhe të tjerëve. Po kaq, libri Retë dhe Gurët, në një kuptim më të ngushtë, është edhe një “guidë” e fatit të hidhur të librave të shkruara nga shkrimtari, duke sjellë pranë lexuesit, fakte të librave të censuruar, të librave të ndaluar dhe të librave të humbur. Po ashtu kemi përsëri një situatë tjetër tejet të vlertë, që lidhet me shkollimin e autorit: “Pastaj Petrua shkoi në Athinë të ndiqte fakultetin e Letërsisë … i detyruar nga rrethanat ekonomike të ndërpriste studimet universitare…”, një fakt që dëshmon për lidhjen organike me letërsinë, madje duke qenë pjesë e studimeve letrare në universitetin e Athinës.

Shtjellimi jetëshkrimor i Petro Markos, duke u bazuar vetëm në shkrimin autobiografik, i cili sendërtohet në formën e kujtimeve dhe intervistave, megjithatë ka përparësitë e veta: E para: Faktimi i momenteve jetësore, pa mëdyshje më të rëndësishmet e tyre, të viteve ’30 të shekullit të kaluar, të pjesëmarrjes së autorit në Luftën e Spanjës, një akt dhe ngjarje e pazakontë, e viteve të luftës, si dhe të periudhës më të gjatë, pas çlirimit të vendit, e cila pikëtakohet me letërsinë bashkëkohore, përfaqëson dy segmentet kohore, të ekzistencës së përvojës shkrimore të P. Markos.

Kjo lëndë këtu merr rëndësi të posaçme, sepse të dhënat e sjella në libër, më së shumti janë burimore, ndonëse rrëfehen hapur nga autori, e prandaj bartin të vërtetën e njeriut, të intelektualit, e veçanërisht të shkrimtarit të spikatur, në të tre gjinitë letrare, e po kaq në shumicën e zhanreve letrare, i cili siç e përçon libri, jetoi intensivisht në dy kohë, si dhe përjetoi dënime të shumëfishta të të dy kohëve, përkatësisht në burgjet fashiste dhe komuniste, por edhe të dy mendësive ndërkohore, që nuk e duronin liridashësin dhe rebelin e përjetshëm, njeriun që lindi për të qenë i lirë në jetë dhe në letërsi. Petro Marko, jetoi intensivisht kohën vitale të rinisë së vetë, si luftëtar i Spanjës, si adhurues i fjalës së lirë, që me penën e tij, vuri në zgrip pushtetin e kohës, në gazeta e revista të ndryshme, e sidomos me revistën ABC, e cila doli për herë të parë, në vitin 1936, por në numrin 2 të botimit, ndalohet nga pushteti monarkik, duke hyrë kështu në historinë e letërsisë shqipe, si akti fillimtar i censurës zyrtare, ushtruar mbi fjalën e lirë, të publicistikës dhe veçmas të spektrit letrar.

BURGOSJA

Po ashtu, vetëm për shkak të kundërshtimit, të fortë të fashizmit, fill pas kthimit nga Lufta e Spanjës, vuan me vite në burgun e Tiranës dhe të Ustikës, duke formësuar kështu karakterin e një qëndrestari të paepur, në marrëdhënie me flamën fashiste. Për ironinë e fatit, pa mëdyshje një ironi e hidhur për autorin, por edhe për historinë tragjike të përjetuar prej tij, duke qenë i mbushur me bindje të thella internacionale, mbase më tepër antifashiste, ndërkohë që ma tepër ai qe një revolucionar atipik, ku në mënyrë të befasishme, Petro Marko burgoset edhe në sistemin komunist, përkatësisht në vitin 1947. Për kohën e burgut, ka situata të ndërlikuara që kërkojnë gjurmim të shënimeve të autorit, të dosjes personale, për të kuptuar se çfarë ndodh me njeriun në privim të lirisë. Në shqyrtimet studimore, janë hedhur mendime: “Këto shkrime mund të quhen eksplorime ndjesore, meditative-melankolike, një vizion për ndjenjën e dashurisë, përmes së cilës injorohen vitet e burgut…”, duke krijuar një hapësirë të verifikimit të përjetimeve të autorit në kohën e burgut. Shtysa fillestare, siç nënvizohet: “Pikërisht takimi i tyre i parë do të shërbejë si i vetmi episod i përvojës vetjake, e cila përthyhet në privim prej dashurisë e jo prej lirisë për botën jashtë…”, sjell në vëmendje nga merr shkas ky ditar, biografik dhe lirik. Përcaktimi i bërë në një shqyrtim të gjerë: “Ditari shërben për të treguar, në mënyrë implicite, brutalitetin e sistemit dhe ashpërsinë ndaj intelektualëve – elitat e mirëfillta të burgosura për arsye politike – duke i konsideruar padrejtësisht armiq të popullit…”, si një dëshmim i kalvarit të përjetuar nga dhjetëra figura të shquara të kulturës dhe letërsisë shqipe.

KALVARI I SHKRIMTARIT

Kalvari i mundimeve të gjata dhe të pandërprera të shkrimtarit, nuk reshti për asnjë moment, sepse njohu ndalimin e botimit të disa librave, siç ngjau me romanin “Një emër në katër rrugë”, të dramës “Niku i Martin Gjinit”, në vitin 1973, të kolanës, “Poezia shqipe”, Petro Marko, 1974, si dhe me botimin e cunguar të romanit “Një natë dhe dy agime”, që në vitin 1989, ky tekst erdhi me titullin “Nata e Ustikës”, botim zyrtar i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, pa lënë jashtë vëmendjes ndalimin e qarkullimit për të lexuesi, të pjesës më të madhe të teksteve letrare të autorit. E dyta: Ka vlerë më vete, për jetën dhe veprën e gjerë letrare, më shumë gjasa edhe për historinë e Shqipërisë, e diçka më tepër, për historinë e letrave shqipe, të shekullit të njëzet, hedhja dritë në jetëshkrimin e tij, si natyrë njerëzore, si personalitet i kohëve përkatëse, sidomos dhe vetëm për arsye letrare, si lëvrues i të tri gjinive letrare, e po kaq i shumë zhanreve, të realizuara nga shkrimtari, në të dyja periudhat shkrimore, duke lënë gjurmë të pashlyera në lëvrimin e poezisë, e veçmas në ligjërimin e romanit, me disa tipologji shprehëse, duke konsoliduar modernitetin në shkrimin e zhanrit të pjekurisë së një letërsie. Në dëshmimin e jetësores, të shkruar si një intervistë e gjatë, e dy kohëve, si dhe të përthyera në rrathët e kujtimeve, të ngjarjeve dhe personazheve, janë të pranishme, vuajtjet dhe urneqet letrare, të dëshmuara me dokumentet dhe interpretimet më të gjera, të mundshme shkrimore.

Vuajtja e madhe, mbase duhet thënë, në dukjen e vet legjendare, në kuptimin e shkrimit dhe të botimit dhe të pamundësisë për komunikim normal me lexuesin, para viteve ’90, por në vitet e demokracisë i lënë në heshtje dhe harrim, që në logjikën ekzistenciale të krijuesit është asgjësim, në gjallje, një tjetërsim i jetës dhe krijimtarisë letrare, të autorit të spikatur në secilën periudhë, e në amshim të lënë anash, jashtë programeve shkollore, pothuajse në të gjithë nivelet e shkollimit, sepse me dy-tre orë në universitet, nuk ka mundësi që të rroket një dukuri unike e letrave shqipe, e në mënyrë të veçantë një përvojë shkrimi, e linjave moderne, në disa prej romaneve të autorit. Rreth librit “Retë dhe gurët” ka edhe mëdyshje, që ndikojnë për të hyrë më në thellësi të thelbit të librit jetëshkrimor: “Vërtetësia e takimeve, bisedave dhe situatave që na paraqet autori mund të këtë nevojë për diskutim, ashtu siç kanë nevojë për diskutim të gjerë raportet dhe prononcimet retorspektive të artistëve shqiptarë me regjimet…”, si një aspekt që vetëm për të ideuara një biografi pa dritëhije.

Ndërsa, teknikat letrare autoriale, të shkrimit letrar dhe jo letrar, më letërsi dhe publicistikë, të ngujuara në materien tekstore, që megjithatë zëshmojnë mjeshtrin e fjalës letrare, të poetit me disa tone vokacioni, e sidomos lëvruesin e romanit, që bart angazhimin dhe socialitetin, realizmin dhe kahjet ekzistencialiste, porse më së shumti, thellon dhe konsolidon natyrën moderne të romanit shqiptar, me tekstet “Hasta la vista”, 1958, “Qyteti i fundit”, 1960, “Një emër në katër rrugë”, 1973, “Nata e Ustikës”, 1989, që në vitin 2002 botohet me titullin e dorëshkrimit, “Një natë e dy agime”, në letërsinë për fëmijë, romani “Shpella e piratëve”, 1964, “Fantazma dhe plani 3 + 4”, duke pasuruar kështu gjurmët e modernitetit të pranishme në tekstin e romanit “Pse?” të Sterjo Spasses, njërit prej romancierëve më të njohur të letërsisë bashkëkohore. Dëshmitë autobiografike, të paraqitura në faqet e librit “Retë dhe gurët”, ku madje gërshetohen shkrimi autobiografik, forma e intervistës dhe përthyerjet e shpeshta në hapësira kujtimesh, prania e ngjarjeve dhe personazheve të shumtë, të të dy kohëve, para dhe pas vitit 1944, në rastin e Petro Markos, më së shumti të përkujton periudhën e parë të letrave shqipe, të shekullit të XVI dhe XVII.

Në kohën kur shfaqen Gjon Buzuku, Lek Matrenga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e Gjon Kazazi, të cilët pa asnjë përjashtim, nëse lexohen dhe verifikohen librat e tyre, vihet re se i pajisin veprat e tyre me parathënie dhe pasthënie, ku dukshëm prekim elemente të jetës dhe të kodeve të kuptimit të krijimtarisë së tyre, që madje vjen te lexuesi edhe si një faqe e rëndësishme jetëshkrimore, e ndërthurur me tekstet e librave, të dekodimit të teksteve të këtyre autorëve, që bartin vlera historike, gjuhësore dhe letrare, e këto të fundit për shumë kohë të lëna në terr dhe heshtje. Për herë të parë, në historinë e letrave shqipe, një autobiografi e mirëfilltë autoriale, e plotë dhe e detajuar, për jetën dhe krijimtarinë e vetë, e kemi nga Jeronim De Rada, poeti mjeshtër që tërhoqi vëmendjen dhe lëvdimet e Lamartinit, Hygoit etj., mjeshtra të letërsisë botërore, ku madje posaçërisht në librin “Autobiografia” (1898 – 1899), një tekst vërtet i pazakontë, për jetën dhe krijimtarinë letrare të poetit, duke skicuar kontributet e shumta të autorit, ndonëse më e spikatur, ky vetëprotretizimi vjen i shqiptuar në shkrimin e poezisë. Pra, libri “Autobiografia” i De Radës, është shkruar në harkun e një viti, një kohë tepër e ngjeshur, duke sendërtuar një libër tipik, të shqiptimit të jetëshkrimit të shkrimtarit, si një rast unik dhe të një modeli të përveçëm të përvojës personale, të sjellë në një libër për jetën dhe veprën e tij letrare.

Ndërkaq, jetëshkrimi i Petro Markos, prezantuar në librin Retë dhe Gurët, si intervistë dhe përthyerje të befta kujtimesh, si një rast i përveçëm, tashmë në letërsinë bashkëkohore, në fakt nuk ngjet me shumë autorë të tjerë të bashkëkohësisë, duke marrë në konsideratë dhe këtë shqyrtim, në arealin letrar të gjuhës shqipe, në të gjitha hapësirat ku ajo ligjërohet, janë lënda burimore, që i ofron më pranë lexuesit dertet dhe hallet, sukseset dhe dështimet, por edhe shpërfaq “mallin e shtampës”, pra kuptohet se është fjala për magjinë e librit, që e patën shpallur Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, në shekullin e shtatëmbëdhjetë, si një marrëdhënie e posaçme me letërsinë, si vatra dhe atdheu i lirisë. Madje, në kuptimin e parë dhe të mirëfilltë të kësaj fjale, malli për letërsinë, malli për librin e shkruar, si një ishull ku shkrimtari arratisej, larg zhurmës dhe fanfarave ideologjike, të fitimtarëve përbindësha, Petro Marko secilën herë të frymëzimit, rigjen veten, si dhe zbulon dimensionet e pambarimta të lirisë.

*Shkëputur nga libri në proces botimi “Petro Marko – shkrimtar i lirisë”

/Gazeta  Panorama

”I  DBUEMI”- Nga AT GJERGJ FISHTA- Pergatiti Fritz RADOVANI

 

 

AT  GJERGJ  FISHTA O.F.M.       ”I  DBUEMI”

 

AT GJERGJ FISHTA

 

 

 

LIRIKA

”MRIZI I ZANAVET”

 

MELBOURNE 2025

 

 

 

 

   I  DBUEMI.

 

Në ketë argument lirik të kënduem prej sa poetësh, Fishta ndritë me shumë veti karakteristike, qi e shquejnë:  – paraqitje e gjallë tipike shqyptare, – kjartësi e thjeshtësi  vargjesh të rrjedhëshme, frymzue prej ndjesishë njerzore qi nuk njohin flashktësi (ngathsi) sentimentalizmi as trillime konvencionale. Asht nji pasqyrë e vogël, ku mund të vërehet arti i tij shpirtnisht shqyptar e burrnor, dhe nji shkëndi, qi vezullon me dritë të vetën mbi shumë hartime tjera ma të mëdhaja.

Tek ky mergimtar i Fishtës gjejmë: Mallëngjim Shqyptari, nostalgji gjuhe amtare, votret e beset, nanët e motret; përmallim për mbarë botën e thjeshtë e fisnike qi e rrethon, ku asht burrnue: bjeshkë, halë, mriza, kumbonë, livadhe e djerre, e së mbramit përmallim i ndieshëm mikpritjet e armësh, me të cillat u vllaznue.

 

  1. Lamtumirë! – Vendet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue

Andej fill un tash do t’veta….

Lamtumirë! Atdhé i bekue!

Lamtumirë! Persa t’ jet jeta!

  1. Neser nade kur mbi né

Rrezja e diellit ka me ra,

Kush e din sa ujë e dhé

Mue prej teje ka me m’ da!

E por n’ pvetsha rêt mizore,

E por n’ pvetsha zojt e detit;

Se per ty, moj tokë Arbnore,

S’ ka me m’ folë ma kush mue t’ shkretit…

  1. Tjera fushë e tjera zalle

Kam me pa, e tjera dete:

Kam me ndie, po, tjera valle,

Tjera gjuhë, n’ tjera qytete;

Vendin t’em, por, s’ kam me e pa,

Ku kam lé e jam burrnue;

Syt e mi edhe kanë me kja,

Pa u gjetë kush, qi me i ngushllue.

  1. Pa kend t’ emin, posë nji Zotit,

Tue shtektue per dhé të huej,

Kanë me m’shkue mue ditt e motit

Sha e perbuzun prej gjithkuej.

Kam me pasë shkretin per voter,

E per shtroje të ndezten ranë;

Kam me pasë ulkojen moter,

Kam me pasë, ehu! Tigren nanë…

_____________________________________________________________

  1. Lamtumirë: Pershëndetja e fundit e të merguemit, apo të dbuemit i cilli përshkon nëpër mend viset dhe objektet tjera për rreth qi do t’i lanë përgjithmonë. – flakue: shndritë. – fill: drejt, pa u ndalë. – do të veta: do të shkoj, do të vete. – lkundet: lvitet, përkundet.
  2. Rêt mizore: rêtë qi sjellin merzi, thellim vetmije. – zojt: zogjtë.
  3. shtektue: udhtue. – ehu: nji rrokje e vetme, tue eleminue bashtinglloren h, si latinët.

 

  1. Nana e mbetne per së gjallit

Ka me m’ kja, kushdi, ndo ‘i ditë

Dersa motra, dekun mallit,

Kot ndo ‘i herë mue ka me m’ pritë.

Ka me i njehë, po, krushqt, e mjera,

Me i prue nanës n’ shpi nji ré:

Por i vllaj, kushdi, m’atë hera

Ka me u kalbun per nen dhé!

  1. E njai dhé – heu! Kob prej qiellet!

S’ ka me kenë, jo, dheu i t’ Parvet,

Ku ma bukur qiella kthiellet,

Ku ma ambel n’ gjuhë t’Shqyptarvet

Para Hyj’t naltohet luta,

E ku besa asht e shejtnueshme

E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,

E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

  1. Oh! Ju bjeshkët e Shqyptaris,

Ku ma mirë shndritë dielli e hana,

E ku logu a’ i bujaris

E ku rriten djelm si Zana!

Un ju kurr s’ kam me u harrue,

Kahdo t’ m’jet gjykue me u endë:

Dersa t’ muj me ligjirue,

Ju gjithmonë kam me u permendë!

  1. E ato halë e qepariza

Kam me i pasë nder mend gjithmonë,

E ato stane e njato mriza:

E ato berre e ato kumbonë…

Por, oh vàj! Malet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë,

  1. Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!

E ju krepa edhe ju curra;

E ju breshta e ju gjeth hale,

E ju prroje edhe ju gurra!

Lamtumirë, ju mrize e stana!

_____________________________________________________________

  1. e mbetne: e motnueme, e mbarueme forcet. – mallit: mallëngjimit. – ka me i njehë: Motren ka me e mblue përmallimi, por njiherit edhe shpresa, prandej vehet me gjetë krushq për me blé nuse për vllanë…Dashnija e motrës për vlla asht e theksueme në poezi popullore.

Ndërsa, në Lahutë spikatë në mënyrë të posaçme motra e Avdis, e sidomos Tringa, tip i pavdekshëm dashnije vllaznore n’epopenë tonë. – nji ré: nji nuse.

  1. kob prej qiellet: shplakë, ndeshkim i rrebtë. – tuta: friga, frika.
  2. logu: vendi. Në gojën e malësorit ka forcë kjo fjalë, e nuk mund të zëvendsohet me tjera.

– si Zana: të paisun me veti mbinjerzore trimnije e pashije (dukje). – përmendë: me iu kujtue.

  1. halë e qeparisa: pisha e selvija. –stane: kësolla për banim e gja të gjallë, kafshë etj.

9.Lamtumirë: Mbasi i merguemi, premton se nuk ka me i harrue vendet e veta, i përmendë: -(me i zanë në gojë) krepa: shkrepa, shkambij. –curra: krepa të thepisun. – breshta: pyje bredhit. – gurra: burime – ene: edhe. – djerre: tokë e papunueme.

 

Lamtumirë, kumbona e berr’e!

Lamtumirë, ju fusha t’ gjana,

Ju livadhe, enè ju djerre.

  1. Lamtumirë! Ti shpija e t’ Parvet,

Ku ma s’ parit m’ agoi drita

E ku strehë u dhaçë shtektarvet

Miqt e babës edhe ku i prita.

Lamtumirë, carani m’ voter!

Lamtumirë, ju armët e shkreta!

Lamtumirë, ti nanë e moter!

Lamtumirë, persa t’ jet jeta….

  1. O shtegtar, m’ nji vorr të ri!

N’ has’sh ndo ‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,

T’ çilun n’ ranë nper ndo ‘i shkreti,

Aty vetë kam me kenë dekun.

Nji kryq drunit, t’ kjosha true,

Ziere e venma permbi krye,

E, nemose, ti per mue

Lutju Hyj’t per shka t’ kém fye.

________________________________________________________________

10.E ku strehë: Mikpritja asht nji zakon i shenjtë për Shqyptarin,  prandej i merguemi pershëndetët me shtëpinë e vet. – strehë perbujtje: jo vetëm me përmallim, por njiheri edhe ngushllim zemre, tue pasë çue në vend testamentin e trashiguem nga të Parët “shtëpia asht e Zotit dhe e mikut”. – carani n’voter: guri i votrës, ku mbështetën drujtë me marrë zjarm. Shqyptari votrën e ka nji vend të shenjtë, aty shtjellohet shkolla e mirërritjes; aty kryesisht prej prindve e të moshumve, mësohen doket (zakonet), trimnitë e virtytet burrnore të fisit të vet. Aty merret edukata e besës dhe e sakrificës për Atdhé e Fé. – armët e shkreta: armët qi do të mbesin shkret, se nuk do të kenë njeri kush me i mbajtë.

  1. N’ hassh: në kjoftë se ndeshë, në kjoftë se takohesh. – ndjekë shtekun: tue ndjekë rrugën udhën, tue udhtue. –t’kjosha true: po të perbehëm, po të kerkoj, po të vé detyrë. –ziere: me nxjerrë, nga landët e pyellit merr dhe më ndonji daltim të vogël më ven nji Kryq druni té koka. – venma: m’a ven, mënyra urdhnore, mos kalo pa më vue Kryqin! – nemose: nëse nuk e ban ti këte…

Shenim nga F.Radovani: Asht nder poezitë ma aktuale të At Fishtës.

Besoj, ju kujton shumë momente të sotme të Shqipnisë!

Komentet janë t’ At Viktor VOLAJ O.F.M.(1941).

   Melbourne, 18 Janar 2025.

Lidhja e oqeaneve: Ndërtimi epik i Kanalit të Panamasë

Amos Chapple

 

“Ne e blemë atë, paguam për të, e ndërtuam atë, dhe synojmë ta mbajmë”.

Tema ishte Kanali i Panamasë, folësi ishte kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, në marsin e vitit 1976.

Një vit më pas, megjithatë, presidenti Jimmy Carter nënshkroi marrëveshje për t’ia dorëzuar Panamasë kontrollin e rrugës vitale ujore.

Gjysmë shekulli pasi debati mbi pronësinë e tij lëkundi për herë të parë Uashingtonin, çështja është aktualizuar përsëri, teksa presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi synimin për ta rimarrë kanalin e rëndësishëm, duke pohuar se Kina “praktikisht e ka marrë atë në dorë”.

Anije duke kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, në dhjetorin e vitit 2022.

Anije duke kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, në dhjetorin e vitit 2022.

Kanali aktualisht administrohet nga Panamaja, por Matthew Parker, autor i një libri për rrugën e famshme detare, thotë për Radion Evropa e Lirë se “kompanitë kineze kanë hise kontrolluese në portet në të dyja anët e Kanalit të Panamasë”.

Kjo, shprehet ai, është pjesë e një trendi më të gjerë, në të cilin Pekini “po zgjeron interesat e tij në infrastrukturën detare ndërkombëtare” në mbarë botën, përfshirë “edhe në ‘oborrin’ jugor të Shteteve të Bashkuara”.

Një tjetër pohim nga Trumpi, se Shtetet e Bashkuara kanë humbur “38.000 njerëz nga malaria” gjatë ndërtimit të kanalit, sipas Parkerit, e nënvlerëson rolin tragjik të një vendi tjetër në origjinën e rrugës detare.

Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886.

Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886.

Prej shekujsh, detarët kishin kërkuar një shkurtore që do ta lidhte Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik përmes istmit të Panamasë, për të shmangur rrugën e mundimshme përreth skajit të Amerikës jugore.

Më 1881, i frymëzuar nga suksesi i Kanalit të tij të Suezit, diplomati francez, Ferdinand de Lesseps, nisi zyrtarisht punën për ndërtimin e Kanalit të Panamasë.

Rruga do të shkurtonte për rreth 60 për qind largësinë detare ndërmjet brigjeve lindore dhe perëndimore të Amerikës.

Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit.

Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit.

De Lesseps grumbulloi ekuivalentin e miliarda dollarëve të sotëm për projektin, para të përdorura pjesërisht për të paguar gazetarë dhe politikanë për të rritur mbështetjen publike dhe për të inkurajuar investimet.

Por, plani francez për të hapur një kanal në nivel deti nëpër Panama ishte i prirë të dështonte që në nisje.

Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880.

Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880.

Punëtorët arritën në një istëm tropikal të kapluar nga varfëria, trazirat politike dhe sëmundjet. Në një kohë kur sëmundjet besohej se përhapeshin nga “avujt” misteriozë, fajtorët e vërtetë – mushkonjat – zbarkuan mbi ardhësit në re aq të dendura, saqë një punëtor kujtoi të ketë parë tufa “duke shuar një qiri të ndezur me trupat e tyre të djegur”.

Në kulmin vdekjeprurës të përpjekjes franceze, rreth dyzet punëtorë vdisnin çdo ditë, shumica nga ethet e verdha apo malaria.

Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama.

Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama.

Punëtorët e papërvojë u gjetën kryesisht në Karaibe, por kostoja njerëzore e projektit francez u ilustrua më së dhimbshmi nga historia e kryeinxhinierit të tij, Jules Dingler.

Francezi mori me vete në Panama familjen e vet dhe pa sëmundjen t’ua marrte jetën njërit pas tjetrit, vajzës së tij, të fejuarit të vajzës së tij dhe djalit të tij.

Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit.

Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit.

Kur kompania ndërtuese franceze përfundimisht dështoi më 1889, qindra mijëra investitorë humbën kursimet e tyre në atë që ishte një prej skandaleve më të mëdha financiare në histori.

Francezët në largim lanë prapa shumë pajisje, si dhe mbetjet mortore të rreth 20.000 punëtorëve.

Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt.

Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt.

Një dekadë pas katastrofës franceze në Panama, Theodore Roosevelt u zgjodh president i SHBA-së.

I nxitur nga një besim se Shtetet e Bashkuara duhet t’i dominojnë valët ekonomikisht dhe ushtarakisht, presidenti i 26-të kërkoi që SHBA-ja të vazhdojë aty ku e la Franca.

Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900.

Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900.

Kur negociatat për një koncesion për kanalin ndërmjet SHBA-së dhe Kolumbisë – provincë e së cilës ishte Panamaja – ngecën më 1903, revolucionarët panamezë të mbështetur nga SHBA-ja u shkëputën nga Kolumbia, teksa luftanijet amerikane qëndronin në gatishmëri larg brigjeve.

Uashingtoni njohu menjëherë shtetin e ri, ndërsa pasoi një marrëveshje për ndërtimin e një kanali nëpër Panama.

Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910.

Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910.

Në vend se të hapnin një rrugë në nivel deti nga bregu në breg, siç ishin munduar francezët, inxhinierët amerikanë zgjodhën ta përmbysnin qendrën e istmit të Panamasë, duke ndërtuar një pendë në lumin Çagres.

Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë.

Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë.

Liqeni artificial do të qëndronte 26 metra mbi nivelin e detit, kurse një varg zinxhirësh do t’i ngrinin anijet lart deri në liqen, e më pas do t’i zbritnin ato në nivelin e detit në skajin tjetër.

Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave.

Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave.

Për fatin e mirë të planifikuesve amerikanë, roli i mushkonjave në përhapjen e sëmundjeve u kuptua para se ekipet e tyre të punëtorëve të arrinin në Panama.

Përpjekje aq intensive ishin ndërmarrë për zhdukjen e mushkonjave në istëm, saqë një inxhinier pohoi se secila mushkonjë e ngordhur i kushtonte taksapaguesit amerikan 10 dollarë.

Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese.

Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese.

Përpjekjes amerikane i ndihmoi fakti se udhëhiqej nga inxhinierë që respektoheshin nga ekipet e tyre.

Ndarja racore zbatohej ndërmjet punëtorëve të papërvojë me ngjyrë, kryesisht nga Barbadosi, dhe amerikanëve të bardhë, por një dëshmitar raportonte se burrat përgjithësisht “trajtoheshin si qenie njerëzore, e jo si kafshë”.

Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut.

Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut.

Përpjekjeve për ngritje morali – sikurse një gazetë për punëtorët dhe organizimi i turneve të bejsbollit – burrat “iu përgjigjën duke dhënë shërbimin më të mirë që mundën”.

Rreth 5.800 punëtorë vdiqën gjatë dekadës që Shtetet e Bashkuara punuan në projektin e kanalit.

Një person duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër.

Një person duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër.

Teksa burrat hapnin rrugë nëpër Panama, vdekja vazhdonte të sulmonte punëtorët. Shumë prej tyre u vranë nga rrëshqitjet e dheut, të tjerë nga shpërthimet e dinamitit.

“Mishi i burrave shpesh fluturonte në ajër sikur zogjtë”, kujtonte një punëtor.

Ndërtimi i portave.

Ndërtimi i portave.

Por, puna u krye para afatit dhe sipas buxhetit të caktuar.

Në vjeshtën e vitit 1913, presidenti i SHBA-së, Woodrow Wilson, shtypi një sustë në tavolinën e tij në Uashington, e cila hodhi në erë një mur detar në Panama, rreth 3.300 kilometra larg.

Teksa uji rrodhi me shpejtësi në shtratin e kanalit, The New York Times raportoi se “ëndrra shekullore u bë realitet”.

Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914.

Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914.

Para hapjes formale të kanalit, më 15 gusht 1914, pakkush kishte marrë vesh për të.

Atë verë, vëmendja e botës ishte e përqendruar mbi Evropën dhe konfliktin e ashpër që së shpejti do të njihej si Lufta e Parë Botërore.

Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964.

Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964.

Dekada pas hapjes së kanalit, i cili transformoi tregtinë botërore, nisën të rriten tensionet ndërmjet amerikanëve që paguheshin mirë e që jetonin brenda zonës së kanalit nën kontrollin e SHBA-së, dhe panamezëve.

Në janarin e vitit 1964, armiqësitë e ndërsjella shpërthyen në dhunë vdekjeprurëse, pasi një flamur i Panamasë u shqye në mes të një zënke ndërmjet dy grupeve.

Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së

Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së

Incidenti i 1964-tës shtoi zërat në Uashington që kanali t’i jepej nën kontroll Panamasë.

Lëshimi kontrovers i presidentit Jimmy Carter bëri që rruga detare t’i dorëzohej vendit të Amerikës qendrore më 31 dhjetor 1999.

Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës.

Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës.

Historiania Julie Green, e cila ka shkruar një libër për historinë e kanalit, thotë për Radion Evropa e Lirë se çfarëdo përpjekje amerikane sot për të rimarrë kontrollin e kanalit me shumë gjasë do të çonte në një konflikt.

“E kam të vështirë ta imagjinoj kthimin e Kanalit të Panamasë në kontrollin e SHBA-së, pa një luftë kundër Panamasë”, shprehet ajo.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Trim Haliti

Gazeta amerikane (1930) Udhëtimi antropologjik i shkencëtarit Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij në malet e Shqipërisë

Burimi : Appleton Post Crescent, e enjte, 5 qershor 1930, faqe n°5

Fotografi : Kthimi nga ekspedita — Fjetja me gruan, nënën dhe tre fëmijët e një princi malsor shqiptar (poshtë djathtas) ishte vetëm një nga përvojat e zonjës C. S. Coon (majtas) kur ajo shkoi në një ekspeditë me burrin e saj shkencëtar (djathtas lart).

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  12 Janar 2025

 

“Appleton Post Crescent” ka botuar, të enjten e 5 qershorit 1930, në faqen n°5, një shkrim rreth udhëtimit antropoligjik të shkencëtarit amerikan Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij asokohe në malet e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Çfarë po mësojnë shkencëtarët

Shkencëtari dhe gruaja e tij “për gjueti kokash” në fiset shqiptare

Çifti gjen shumë sensacione mes malësorëve që luftojnë

 

 

 

Nga Howard W. Blakeslee

(Redaktori Shkencës i Associated Press)

 

Kembrixh, Mass. — (AP) — Studiuesit që kërkojnë aventura e gjejnë atë në një fushë befasuese, antropologjinë, studimin e mbetjeve historike, dikur të thara nga pluhuri.

 

Antropologjia nuk është më e zbutur.

 

Ajo i dërgon të rinjtë në shkretëtirat e xhunglave, fushat e akullit polare, në linjat midis luftëtarëve të fiseve dhe mes malësorëve që grinden. Ajo studion njerëzit e gjallë, dhe zakonisht llojet më luftarake.

 

Një udhëtim i tillë antropologjik sapo ka përfunduar në malet e Shqipërisë nga Dr. C. S Coon i muzeut Peabody, universiteti i Harvardit, gruaja e tij dhe Frederick Farnsworth.

 

Një nga mikpritësit e tyre shqiptarë, kryetar i fisit të Dibrës, duke mësuar se antropologu dinte të gjuante, e futi në një lojë me armë. Ai bërtiste :

 

“Rroftë Amerika”.

 

Coon më pas qëlloi një karikatore municioni përmes dritares. Duke bërë kështu, studiuesi amerikan do të bërtiste :

 

“Rroftë Shqipëria.”

 

Dhe bajraktari po zbraste një karikatore përmes dritares.

 

Kreu e ftoi ekspeditën të qëndronte gjashtë muaj dhe herët në mëngjes i solli kuajt e tyre të shaluar për t’u nisur. Ai kishte marrë fjalë brenda natës për një sulm të afërt. Më shumë se 15 burra u vranë në një grindje përpara se roja e Mbretit të vinte dhe të rivendoste qetësinë.

 

Zonja Coon i gjeti mikpritësit shqiptarë të kënaqur duke dredhur cigare dhe duke i hedhur ato tek ajo, duke grumbulluar deri në 15 ose 20 cigare përpara saj, të cilat pritej t’i pinte.

 

Një natë kur dy amerikanët ishin mysafirë të Princit të Mirditës, fisit më pak të aksesueshëm, e gjithë familja prej rreth 25 vetash këmbënguli që t’i shtronin asaj për të fjetur. Pastaj të gjithë, duke përfshirë edhe shërbëtorët, i dhanë dorën asaj duke i uruar një natë të mirë.

 

Në mesin e malësorëve katolikë, ekspedita u argëtua nëpër shtëpi, por tek myslimanët ata flinin në bujtina me një tezgjah (dhoma).

 

Këtu rreth 50 burra do të flinin në dysheme rreth tyre. Një natë, zonja Coon u zgjua nga një burrë që po priste dru zjarri pranë kokës së burrit të saj.

 

Çifti Coons mblodhi statistika rreth karakteristikave racore shqiptare, të cilat do të studiohen me qetësi në Harvard.

 

Ndihmë dhanë edhe xhandarët e caktuar nga qeveria shqiptare.

 

Nëse Dr. Coon donte të masë 20 burra të një lokaliteti të caktuar, xhandarët sillnin menjëherë 20, edhe pse disa prej tyre kishin dy ditë ecje për të arritur atje. Xhandarët janë burra të zgjedhur, vendas, oficerë anglezë. Që nga prezenca e tyre, banditët janë të rrallë.

 

Tashmë studimet tregojnë për një lidhje të pazakontë mes dorës së djathtë dhe të majtë dhe formave të kokës shqiptare.

Sunday Dispatch (1938) Rrëfimi i markezit të Donegallit mbi udhëtimin e tij në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Janar 2025

 

“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 28 gushtit 1938, në faqet n°2 dhe 11, rrëfimin e markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij asokohe në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pothuajse në konfidencë

nga Markezi i Donegallit

(Edward Arthur Donald St George Hamilton Chichester, Markezi i 6-të i Donegall-it)

 

 

Të enjten e ardhshme, 1 shtator, siç ju them në faqen njëmbëdhjetë, Shqipëria do të përjetojë disa ditë gëzimi për të festuar 10-vjetorin e ngjitjes në fron të Mbretit Zog – dhjetë vjet përparim të jashtëzakonshëm.

 

Të paktën kështu duhet të jetë, sepse idetë e vjetra për atë që supozohet të jetë Shqipëria janë kudo. Në Dubrovnik, vendpushimi përallor bregdetar në bregdetin dalmat, jugosllavët e sjellshëm më lejuan të rrezikoja për disa ditë me makinë vajtje-ardhjen për në Shqipëri.

 

Shpifje e Ministrisë së Punëve të Jashtme

 

Më thanë, para së gjithash, që nuk duhet të vozis kurrë natën – banditë. Se duhej të merrja absolutisht të gjitha pjesët e këmbimit që mundja, se rrugët ishin praktikisht shtigje dhie dhe se më mirë të merrja me vete benzinë dhe naftë për 300 milje që më ndanin nga Tirana, kryeqyteti.

 

Në shtëpi, A.A.-ja jonë, pasi vuri re që po udhëtoja me një makinë 38 kuajsh, më tha : “Oh, mirë, nuk ka rëndësi, do të arrish dhe do të kthehesh, por nuk do të jetë diçka e rehatshme.

 

Ky dokument i vlefshëm, Lista e Ministrisë së Jashtme, informon diplomatët dhe konsujt tanë se Tirana dhe Durrësi janë “të pashëndetshëm për pushime”. Ndoshta dhjetë apo njëzet vjet më parë !

 

Prandaj propozoj t’ju tregoj për vizitën time në këtë “vend të mbushur me hajdutë, të paqytetëruar, të pashëndetshëm dhe pa kulturë.”

 

Nisja për në Mal të Zi

 

Duke tundur kokën dhe me plakën gjermane që kujdeset për mua në Dubrovnik pothuajse e përlotur, nisem në mesditë për në fundjavën time shqiptare. Falë shumë këshillave, mora gaz, vaj dhe ushqim me vete. Mora gjithashtu disa bombola gaz lotsjellës dhe një automatik të vogël.

 

Zakonisht, kur lëviz me motor në pjesë të çuditshme, armatimi im i vetëm përbëhet nga një pistoletë uji e mbushur me amoniak – një armë më efikase kundër shumicës së llojeve të dhunës.

 

Një kryeqytet i thjeshtë

 

Atë mbrëmje arrita në Cetinje, ish-kryeqyteti i Malit të Zi, tani pjesë e Jugosllavisë. Është një fshat i madh, pikërisht në zemër të maleve të larta. Pallati i mbretit Nikolla I., i cili vdiq në rivierën franceze në vitin 1921, duket si një fermë angleze. Mbreti u tërhoq në Francë gjatë luftës dhe malazezët votuan për bashkimin me Jugosllavinë në vitin 1918.

 

Një nga industritë kryesore të Cetinjes duket se do t’u shesë turistëve pulla të mbretërisë së vjetër të Malit të Zi. Thuhet se mbreti Nikolla, kur u gjend në një situatë të vështirë, kishte shtypur disa pulla me kokën përmbys ose me ndonjë gabim tjetër dhe kështu përfitonte shuma të konsiderueshme nga filatelistët.

 

Më shumë pengesë

 

Ishte një hotel krejtësisht i përshtatshëm dhe të nesërmen në mëngjes u nisa për 200 miljet e mbetura të udhëtimit tim për në Tiranë. Ju duhet të dini se nuk udhëtohet më shumë se 20-25 milje në orë në këto rrugë malore.

 

Kështu, pas rreth një ore arrij në Podgoricë, qyteti i fundit i madh i Jugosllavisë, dhe ndërsa ndaloj për një birrë në vapën e mesditës, një burrë vjen duke parë EGK4 dhe “G. B.” dhe duket se ai ishte me trupat tona në Selanik. Gjithsesi, ai është i gatshëm, nëse mundej, për ndalimin e një anglezi që të hyjë në mesin e “banditëve” shqiptarë.

 

Më në fund Shqipëria

 

Atëherë jam i vendosur të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë për këta hajdutë dhe banditë dhe më në fund arrij në postën kufitare jugosllave në një qafë malore. Është një vend i quajtur diçka si Hottentot (Hani Hotit) – përveç se ky vend është vetëm një emër në hartë.

 

Aventurë më në fund ! Një milje më poshtë rrugës, vij te posta e kufirit shqiptar dhe del një oficer me pamje të rregullt. Me habinë time të plotë, pasi i dha përshëndetjen e dorës në zemër të shqiptarit, ai thotë : “Bonjour, Monsieur ! Votre passeport, s’il vous plait!

 

Rrugët dhe sipërfaqet

 

Kështu ai më fut në një zyrë ku një fotografi e Mbretit Zog varet në sfond dhe formalitetet trajtohen me shpejtësi. Përsëri, përshëndetja shqiptare, “Bon voyage, Monsieur !”, dhe drejtohem për në Shkodër, qytetin më të madh, megjithëse Tirana është kryeqyteti i ri i Shqipërisë.

 

Për të qenë plotësisht i sinqertë, rrugët në Shqipëri nuk janë vërtet si ato në Portsmouth. Por me një makinë të mirë, ju mund të vozitni rehat deri në 30-40 milje në orë, përveç rasteve kur kthesat e malit e pengojnë atë.

 

Unë kam vozitur 65 milje në orë disa herë, dhe e vetmja rrugë mjaft e tmerrshme është ajo nga Tirana në Durrës, ylli balnear i Adriatikut ku Legata Britanike gjendet gjithmonë. Është vetëm 25 milje dhe një rrugë krejtësisht e re është në ndërtim e sipër.

 

Gjithsesi, të gjitha rrugët e Shqipërisë janë më të gjera se ato në Jugosllavi dhe për sa i përket sipërfaqes, ato nuk janë të shtruara mirë.

 

Vëzhgimet buzë rrugës

 

Kështu që arrita në kohë për drekë dy ditë pasi u nisa nga Dubrovniku, duke mos vërejtur asnjë “bandit” rrugës, por disa gjëra të tjera. Format kryesore të transportit janë një kontrast; mallrat transportohen ose me gomar ose me kamionë amerikanë të rinj ngjyrë të kuqe dhe shumë elegantë. Nuk ka asnjë centimetër linjë hekurudhore në vend sepse, siç më tha një shqiptar, “Vendi im ishte në gjumë kur të gjithë të tjerët ndërtonin hekurudhat !

 

Ka edhe qerre kau, dhe më duhet të them se fshatarët, me kostumet shumëngjyrëshe dhe pantallonat e gjera “turke” shkaktojnë pengesë minimale dhe zakonisht i tundin një përshëndetje automobilistit. Vura re se makinat nuk kanë targa të përparme dhe se, megjithëse burrat mbajnë plis (qylaf), gratë nuk janë të mbuluara.

 

Djalë i ri i zënë

 

Në Shkodër, sapo kisha parkuar jashtë Grand Hotelit, vjen një i ri që më drejtohet në frëngjisht dhe më thotë se është përfaqësues i Klubit të Automobilizmit Mbretëror Shqiptar.

 

Ai thotë se quhet Shyqyri Xhaferi, se pret 19 shkencëtarë britanikë, se sapo ka dërguar 40 britanikë të tjerë në malet shqiptare, se ai njeh Dukën e Windsor-it, se do që Duka i Kentit të vijë në Shqipëri, se është i çmendur pas kuajve dhe se ai mund të jetë i dobishëm për mua.

 

Kështu, duke i tretur të gjitha këto, i thashë : “Do të pi një birrë dhe do të bëjmë kështu. Po kërkoj dikë, gjeneral-major Sir Jocelyn Percy, sepse më duhet të shkoj të takoj mbretin tuaj dhe telegramet duket se nuk funksionojnë shumë mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

 

Shefat e policisë britanike

 

“Shyggy” bëhet shumë informativ. Ai është i sigurt se për këtë nuk është faji i Byrosë Telegrafike Shqiptare (që doli se nuk ishte), dhe Gjenerali Percy është në atë moment në një hotel fqinj duke vuajtur nga një sulm i papritur i lumbagos, gjë që e kishte penguar atë të shkonte në veri atë mëngjes për të mbikëqyrur veprimtarinë e xhandarmërisë së tij.

 

Më lejoni të shpjegoj këtu se për dymbëdhjetë vitet e fundit, xhandarmëria është organizuar dhe drejtuar nga gjenerali Percy, me ndihmë, besoj, për tetë vjet, të kolonelit Hill dhe anglezëve të tjerë të ndryshëm që largoheshin në intervale të rregullta, pasi shqiptarët ishin trajnuar për punën e tyre.

 

Mbetën vetëm gjenerali Percy dhe koloneli Hill dhe ata do të largohen në fund të shtatorit.

 

Mbreti buzë detit

 

Një kartë i dërgohet gjeneralit dhe pas pak minutash vjen një djalë i ri i zgjuar me atë që duket si uniformë oficeri britanik (vetëm gri-jeshile) që flet një anglishte perfekte dhe më çon te gjenerali. Bëmë një bisedë të këndshme dhe gjenerali thotë se një Zot e di se çfarë ndodhi me telegramet dhe më mirë të shkoja të shihja kolonel Hill në Tiranë; ai më jep edhe të dhënat e para të sakta për Mbretin Zog. Mbreti ndodhet në shtëpinë e tij në plazh në Durrës, sapo është kthyer nga një lundrim me jaht rreth Korfuzit.

 

Nga fshati në qytet

 

EGK4 del sërish në rrugë dhe mbërrijmë në Tiranë rreth orës pesë të pasdites për të kontaktuar kolonelin Hill.

 

Tirana disa vite më parë, ishte një fshat i vogël pa asnjë rëndësi. Më pas mbreti Zog e bëri kryeqytetin e tij dhe mund të shihet një qytet modern në zhvillim e sipër.

 

Fillimisht u ngrit ndërtesa e Parlamentit (e përbërë prej 60 deputetësh), por tani është e eklipsuar nga të gjitha ministritë që e rrethojnë në sheshin kryesor të shtruar në mënyrë madhështore.

 

Një rrugë, e përuruar nga Konti Ciano, hap rrugën e hyrjes në qytet dhe vazhdimi i saj do të jetë rruga e re për në Durrës. Mbreti Zog zgjodhi Tiranën si pikë qendrore dhe strategjike, gjë që nuk është rasti për Shkodrën, pikërisht pranë kufirit jugosllav.

 

Vërshim pyetjesh

 

Koloneli Hill, ashtu siç duhet të jenë të gjithë anglezët e mirë, ishte në klubin e tenisit. Orari i tij i punës fillon në pesë të mëngjesit dhe mbrëmjet janë relativisht të lira.

 

Ne darkuam së bashku dhe i bëra shumë pyetje për Shqipërinë që doja të kuptoja.

 

Më duket,” thashë, “se nuk ka asgjë shumë të prapambetur në këtë vend. Pra, çfarë janë gjithë këto marrëzira që na thonë jashtë vendit ?

 

Kam vetëm gjysmë ore këtu, por shoh që hidraulika në hotelin tim është e klasit të parë, ushqimi në Shkodër ishte i mirë, farmacisti shet të gjitha përgatitjet e Elizabeth Arden dhe parfumet e Parisit.

 

Bleva një film për një aparat fotografik Leica, disa cigare amerikane dhe më thanë se nesër do të kishin një zinxhir për orën time zvicerane. Dhe në emër të Zotit, ku janë banditët ?

 

Thjesht të jashtëligjshëm

 

Koloneli trim e gëlltiti paksa këtë vërejtje. “Para së gjithash,” tha ai, “nuk ka banditë në kuptimin e njerëzve që sulmojnë udhëtarët, i grabisin apo i rrëmbejnë për shpërblim. Ka pak të jashtëligjshëm që merren ose me gjakmarrje ose me sherre politike.

 

Ata fshihen në zona krejtësisht të paarritshme dhe nëse përpiqemi t’i kapim, miqtë e tyre i fshehin dhe njerëzit tanë qëllohen. Por ata nuk janë më pak të interesuar për udhëtarët, qofshin të huaj apo shqiptarë.

 

Sigurisht që ka pasur banditë, por opinioni botëror për Shqipërinë nuk ka ecur në hapin e progresit të mahnitshëm të dekadës së fundit.

 

Jo ferexhe, por plisa (qylafë)

 

Më pas ai vazhdoi duke thënë se një pjesë e progresit është për shkak të interesit që Italia ka dukshëm për Shqipërinë. Aeroporti i Tiranës dhe shërbimi ditor për në Romë, për shembull, drejtohen prej tyre. Shitja e kozmetikës franceze i detyrohet pjesërisht mbretëreshës Geraldinë, e cila u martua me Mbretin Zog prillin e kaluar dhe pjesërisht heqjes së ferexhesë nga mbreti për gratë vitin e kaluar. Natyrisht, gratë myslimane janë interesuar për këto gjëra.

 

Sa për burrat myslimanë, sipas ligjit shqiptar, atyre u lejohet vetëm një grua; por edhe pse, si në Turqi, ferexheja është hequr, plisi është ende i përdorur.

 

Resort i ri

 

Të nesërmen në mëngjes nisem për në Durrës dhe ende nuk mund ta kuptoj pse “Foreign Office List” e klasifikon këtë qytet si “të pashëndetshëm”. Këtu është qyteti i vjetër, i cili me sa duket është mjaft i shëndetshëm për të strehuar pallatin e mbretit të vendosur në një mal (kodër), dhe legatën britanike.

 

Por 2 milje larg qytetit ka një rrip plazhi 3 milje të gjatë. Gjatë dy viteve të fundit, resorti i ri i kënaqësisë Durrës-Plazh është zhvilluar në këtë rrip.

 

Katër rreshta bungalosh, duke filluar nga kabinat prej druri me ngjyra të ndezura deri te bungalotë imponuese të vendkalimeve, rreshtojnë plazhin nga njëri skaj në tjetrin. Makinat shpejtojnë përgjatë plazhit.

 

Princeshat, sigurisht !

 

Në fakt, pikërisht teksa po hyja për t’u larë, përpara meje kaloi një makinë amerikane e kuqe shumë e bukur me një shpejtësi rreth 85 milje/orë

 

Nuk e dija që Malcolm Campbell ishte këtu.” — I thashë gjeneralit Serregi, adjutantit të mbretit.

 

Kjo është makina e motrave të mbretit.” — u përgjigj ai. “Princeshat pëlqejnë të ngasin shpejt !” Vë bast se po !

 

Hapja tek Muftiu

 

Atë natë pati një kërcim në klubin e plazhit, ku morën pjesë shumica e Trupit Diplomatik. Atmosfera ishte gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Princeshat kishin marrë pjesë në hapjen e klubit dy javë më parë, por nuk ishin të pranishme në atë mbrëmje.

 

Duket se kjo ishte një ceremoni pasditeje dhe se Madhëritë e tyre Mbretërore kishin veshur fustane pasditeje dhe jo uniformat e tyre të bardha tani të famshme me shpata. Në fakt, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri nuk kam takuar njeri që i ka parë me uniformë, edhe pse kartolinat e tyre shiten në çdo dyqan.

 

Veranda në breg të detit

 

Tre miljet e plazhit përfundojnë befas me një mal mbi të cilin “Zog I” dhe “G. Z.” (Me sa duket Geraldina dhe Zogu për çiftin mbretëror) të mbuluara me kurora, janë gdhendur në majë si distinktivët e regjimentit të Salisbury Plain.

 

Nën lisin e malit është shtëpia e mbretit në plazh, ku ai jeton gjatë gjithë verës. Dera e saj e përparme ka pamje nga plazhi dhe veranda e saj të çon drejtpërdrejt në det, shtëpia është e ndërtuar pjesërisht mbi shtylla.

 

Mobilje të thjeshta

 

Kjo shtëpi në plazh është prej druri dhe e lyer me një ngjyrë tërheqëse të kaltër Wedgwood. Është e mobiluar me mobilje te lehta te tipit bungalow. Pas saj ka një rrethim, i ruajtur nga një roje, ku janë ndërtuar disa bungalow për Oborrin mbretëror.

 

Ekziston edhe një godinë prej betoni që mbreti Zog e përdor si zyrë dhe ka dy roje dhe një oficer roje në detyrë kur punon aty.

 

Pikërisht në ndërtesën prej betoni u zhvillua audienca ime me Mbretin, e përshkruar në faqen njëmbëdhjetë.

 

Në përmbledhje

 

Unë jam përpjekur t’ju jap një pamje të vogël të një vendi që bota këmbëngul ta mbushë me hajdutë dhe egërsira.

 

Është me të vërtetë një vend i njerëzve mikpritës, disa prej të cilëve, është e vërtetë, janë veçse fëmijë të thjeshtë dhe ska asgjë të keqe për këtë. Është një vend i madhështisë së madhe të peizazhit dhe ashpërsisë së karakterit. Dhe ai ka në krye të saj një monark progresiv me sharm të konsiderueshëm.

 

Lordi Denegall flet me një mbret të vetëshpallur

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°11

Këtë javë Mbreti i vetëm në botë i vetëshpallur feston dhjetëvjetorin e fronëzimit të tij.

Zogu I i Shqipërisë ishte një njeri i thjeshtë. Ai u ngrit në udhëheqjen e vendit të tij jo si diktator, por si monark.

Ai u martua katër muaj më parë. Ai mohon thashethemet e “themeluara” se gruaja e tij është shtatzënë.

Lordi Donegall ka vizituar Mbretin Zog në Shqipëri për t’u dhënë lexuesve të “Sunday Dispatch” këtë pamje të një njeriu që fitoi një kurorë.

3000 burra i dhanë një kurorë

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor 1895, bir i luginës së Matit të Shqipërisë.

I shkolluar në një akademi ushtarake, ai u përfshi në politikën ballkanike në moshën 20-vjeçare dhe ndihmoi në rezistencën ndaj serbëve.

Në moshën 23-vjeçare u bë Ministër i Brendshëm.

Në vitin 1923, ai shtypi një revoltë dhe u bë kryeministër.

Shumë shpejt Zogu u ekzilua me 500 ndjekës, por u kthye në vitin 1924 me 3000 dhe marshoi drejt kryeqytetit, Tiranës. Shqipëria u shpall republikë me Zogun si president për shtatë vjet.

Ai e shpalli veten Mbret në vitin 1928.

 

 

Doja të isha në pozitën e një tutori (mësuesi) për popullin shqiptar, dhe monarkia i përshtatet më shumë këtij roli dhe traditave të popullit tim sesa diktatura.

 

E pyeta Mbretin Zog I të Shqipërisë se përse kishte zgjedhur, 10 vjet më parë, të ishte monark mbi Shqipërinë, në vend që të ndiqte modën relativisht të re për t’u bërë diktator. Ai zgjodhi traditën e vjetër në vend të të resë. Duke qenë se Shqipëria është një vend i sapobashkuar, vendimi i tij më dukej me interes.

 

Pikërisht në ndërtesën prej betoni në Durrës, që përdorej si zyrë nga Mbreti Zog, u zhvillua audienca ime.

 

Britanikët janë të mirëpritur

 

Pas një mirëseardhjeje paraprake, në të cilën Mbreti tha se ishte gjithmonë i lumtur që takonte anglezët dhe e vlerësonte shumë miqësinë e Britanisë, ai më pyeti për atë që më interesonte veçanërisht.

 

Do të doja të dëgjoja për zhvillimet e së shkuarës dhe të së ardhmes në Shqipëri. Unë nuk mendoj se bota e kupton atë që Madhëria juaj ka bërë që kur u bë Mbret.

 

Para së gjithash,” u përgjigj Mbreti Zog, “duhet ta kuptoni se turqit nuk lanë asgjë pas tyre. Shqipja ishte gjuhë e ndaluar dhe kur erdha unë në fron kishte vetëm tre shkolla të mesme në të gjithë vendin.

 

Vështirësia më e madhe ishte se të gjitha tekstet shkollore duhej të përktheheshin në shqip. Kjo ishte një punë kolosale. Por arsimi tani është i detyrueshëm, si në vendin tuaj.

 

Po transporti ?” — e pyeta.

 

Ne kemi një program për ndërtimin e rrugëve. Rruga nga këtu në Tiranë është tashmë në ndërtim e sipër. Një tjetër do të shkojë nga veriu në jug të vendit dhe do të lidhë vendet aktualisht të paarritshme. Do të hapë rrugën drejt atyre vendeve që unë i konsideroj si zonat më të bukura të skive në botë.

 

Planet ajrore (Aeroplanët)

 

Shpresoj të zhvilloj një vend të vogël afër Korfuzit në një resort kryesor dhe e përfytyroj pas pesë vitesh si një lloj Dubrovniku. Sapo bëra disa kërkime atje në jahtin tim.

 

Ne kemi një program zhvillimi të transportit ajror, i cili së bashku me transportin rrugor duhet të bëjnë të mundur arritjen e ekselencës në të gjithë Shqipërinë.

 

Atëherë ju nuk po ndërtoni hekurudha ?

 

Jo. Do të kushtonin miliona dhe do të ishin krejtësisht të tepërta. Natyrisht. Unë jam në ankth për të përmirësuar tregtinë dhe veçanërisht për të krijuar një treg botëror për duhanin tonë. Po krijoj edhe një radio stacion në Tiranë. Në Greqi dhe në Itali ka shumë shqiptarë dhe Tirana në pak vite do të jetë një kryeqytet model.

 

Ju tashmë keni ndërtesa shumë të bukura atje,” thashë dhe mbreti u përgjigj se nuk do ta njihja vendin pas pesë vjetësh.

 

I thashë mbretit se kisha dëgjuar se gjenerali Percy dhe koloneli Hill, dy anglezë që shkuan në Shqipëri për të organizuar policinë (xhandarmërinë), po hiqnin dorë nga postet e tyre. Disa njerëz kishin thënë se këtë detyrë do ta merrnin përsipër italianët.

 

Kjo nuk është e vërtetë,” u përgjigj mbreti Zog. “Gjenerali Percy dhe koloneli Hill kanë bërë punë të mrekullueshme në stërvitjen e shqiptarëve.

 

Ne do ta menaxhojmë vetë xhandarmërinë në linjat në të cilat ata e kanë ndërtuar. Është një trupë e mirë njerëzish. Më vjen keq që humbas gjeneralin dhe kolonelin, por nuk ka pasur asnjë ide që ata të qëndrojnë përgjithmonë.

 

Do të doja të dija mendimin e Madhërisë suaj për situatën botërore ?” — i thashë.

 

Unë jam optimist,” u përgjigj mbreti. “Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë evropiane në pesë vitet e ardhshme. Nuk mund të shohim përtej kësaj, por një luftë do të ishte një tragjedi për Shqipërinë, tani që sapo e kemi marrë veten nga vitet e gjata të errësirës që i paraprinë pavarësisë sonë. Unë mendoj se kombet kanë shumë frikë nga njëri-tjetri për të rrezikuar luftën.

 

Nuk është një diktator

 

Më pas e pyeta mbretin nëse i vinte keq për lirinë që gëzonte kur ishte deputet dhe nga e cila duhej të hiqte dorë si mbret. Një vështrim mjaft i largët iu shfaq në sy dhe tha :

 

Ndonjëherë, po. Dikur galopoja (kalëroja) në malet tona të egra. Ishte kënaqësia ime më e madhe.

 

Por çfarëdo sakrifice që kam bërë, është shpaguar mjaft duke parë Shqipërinë të rritet në adoleshencë me ndihmën time. Kjo është tani jeta ime.

 

Por unë ende kalëroj me motrat e mia këtu dhe rrotull Tiranës. Dikur ushtroja skermën, por nuk e kam bërë këtë prej disa kohësh. Unë notoj, sigurisht.”

 

Pikërisht atëherë Mbreti Zog më tha se pse zgjodhi të ishte Mbret dhe jo Diktator i Shqipërisë. Unë përdor fjalën “tutor” për njerëzit e tij : fjala aktuale që ai përdori ishte  ajo franceze “instituteur”.

 

Mbretëresha

 

Nuk duket se ka ndonjë degë të ndonjë gjëje shqiptare që ai të mos e ketë në zemër. Ne folëm për letërsinë. Një ish-armik i Mbretit – njeriu që ishte President i Këshillit kur mori detyrën, po përkthen Shekspirin në shqip. “Mbreti Lear” dhe “Othello” tashmë janë në përfundim e sipër.

 

Së fundi, folëm për Mbretëreshën. Duket se ajo flet anglisht në mënyrë perfekte dhe jo, siç e kisha menduar, me theks amerikan.

 

Në Shqipëri flitej se pas disa muajsh mund të pritet një trashëgimtar i fronit. Duket se edhe një herë thashethemet kanë gënjyer.

 

Ose përndryshe nuk më kanë thënë.” — tha Mbreti me një buzëqeshje.

 

Kështu mbaroi biseda jonë, veç se kur u ndamë, mbreti tha : “Nëse mundeni, ejani si mysafir në festimet e 1 shtatorit.

 

Kjo është data e cila shënon dhjetëvjetorin e ngritjes së tij në fron.

UDHËTIMI APOSTOLIK I SHENJTËRISË SË TIJ FRANÇESKU NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE (3-5 SHKURT 2019)

DOKUMENTI MBI – VËLLAZËRINË NJERËZORE PËR PAQEN BOTËRORE DHE BASHKËJETESËN E PËRBASHKËT
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi

PARATHËNIE

Feja e çon besimtarin që të shohë në tjetrin një vëlla për ta mbështetur dhe për ta dashur. Nga feja
në Hyjin, që ka krijuar universin, krijesat dhe të gjitha qeniet njerëzore – të barabartë për nga
Mëshira e Tij –, besimtari është i thirrur ta shprehë këtë vëllazëri njerëzore, duke e ruajtur krijimin
dhe gjithë universin dhe duke mbështetur çdo person, sidomos më nevojtarët dhe më të varfërit.
Duke u nisur nga kjo vlerë transhendente, në takime të ndryshme ku ka mbizotëruar një atmosferë
vëllazërie dhe miqësie, kemi bashkëndarë gëzimet, trishtimet dhe problemet e botës bashkëkohore,
në nivelin e progresit shkencor dhe teknik, të arritjeve terapeutike, të erës dixhitale, të
mass mediave, të komunikimeve; në nivelin e varfërisë, të luftërave dhe të pikëllimeve të shumë
vëllezërve e motrave në vende të ndryshme të botës, për shkak të vrapit drejt armatimeve, të
padrejtësive shoqërore, të korrupsionit, të pabarazive, të degradimit moral, të terrorizmit, të
diskriminimit, të ekstremizmit dhe të shumë arsyve të tjera.
Nga këto ballafaqime vëllazërore dhe të sinqerta, që kemi pasur, dhe nga takimi plot me shpresë në
një të ardhme të shndritur për të gjitha qeniet njerëzore, ka lindur ideja e këtij »Dokumenti mbi
Vëllazërinë njerëzore
« . Një dokument i arsyetuar me sinqeritet dhe seriozitet që të jetë një
deklaratë e përbashkët me vullnete të mira dhe të drejta, i tillë saqë të ftojë të gjithë personat që
mbartin në zemër besimin në Hyjin dhe besimin në  vëllazërinë njerëzore të njësohen për të punuar
së bashku, gjersa ai të bëhet një udhëheqje për të gjitha breznitë e reja drejt kulturës së respektit të
ndërsjellë, në përmbajtjen e hirit të madh hyjnor që i bën vëllezër të gjitha qeniet njerëzore.

DOKUMENTI
Në emër të Hyjit, që ka krijuar të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejta, në detyra dhe në
dinjitet, dhe i ka thirrur që të bashkëjetojnë si vëllezër mes tyre, për të populluar tokën dhe për të
përhapur në të vlerat e së mirës, të dashurisë e të paqes!
Në emër të frymës së pafajshme njerëzore që Hyji ka ndaluar ta vrasim, duke pohuar se kushdo që
vret një person është sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin dhe kushdo që e shpëton një është sikur
të kishte shpëtuar njerëzimin mbarë!
Në emër të të varfërve, të të mjerëve, të nevojtarëve dhe të të mënjanuarve që Hyji ka urdhëruar t’i
ndihmojmë si një detyrë e kërkuar për të gjithë njerëzit dhe në mënyrë të veçantë çdo njeriu të pasur
dhe në gjendje të mirë!
Në emër të jetimëve, të vejushave, të refugjatëve dhe të të mërguarve nga banesat e tyre e nga
vendet e tyre; të të gjitha viktimave të luftës, të persekutimeve dhe të padrejtësive; të të dobtëve, të
atyre që jetojnë në frikë, të të burgosurve të luftës dhe të të torturuarve në cilëndo pjesë të botës, pa
asnjë dallim!

Në emër të popujve që kanë humbur sigurinë, paqen dhe bashkëjetësën e përbashkët, duke u bërë
viktima të shkatërrimeve, të rrënimeve e të luftërave!
Në emër të »vëllazërisë njerëzore«  që përqafon të gjithë njerëzit, i njëson dhe i bën të barabartë!
Në emër të kësaj  vëllazërie  grisur nga politikat e integralizmit dhe të ndarjes dhe nga sistemet e
fitimit të tepruar dhe nga prirjet ideologjike të urryeshme, që manipulojnë veprimet dhe fatet e
njerëzve!
Në emër të lirisë, që Hyji ua ka dhuruar të gjitha qenieve njerëzore, duke i krijuar të lira dhe duke i
dalluar me të!
Në emër të drejtësisë dhe të mëshirës, themele të begatisë dhe bazë e fesë!
Në emër të të gjithë personave me vullnet të mirë, të pranishëm në çdo cep të tokës!
Në emër të Hyjit dhe të gjithë kësaj, Al-Azhar al-Sharif – me myslimanët e Lindjes e të Perëndimit
–, së bashku me Kishën Katolike – me katolikët e Lindjes e të Perëndimit –, deklarojnë që të
përdorin kulturën e dialogut si udhë; bashkëpunimin e përbashkët si drejtim; njohjen e ndërsjellë si
metodë dhe kriter!
Ne – besimtarë në Hyjin, në takimin përfundimtar me Të dhe në Gjykimin e Tij –, duke filluar nga
përgjegjësia jonë fetare dhe morale, dhe nëpërmjet këtij Dokumenti, i kërkojmë vetes sonë dhe
Liderave të botës, drejtuesve të politikës ndërkombëtare dhe të ekonomisë botërore, që të
angazhohemi seriozisht për të përhapur kulturën e tolerancës, të bashkëjetesës dhe të paqes; të
ndërhyjmë, sa më parë që të jetë e mundur, për të ndaluar derdhjen e gjakut të pafajshëm, e për t’i
dhënë fund luftës, konflikteve, degradimit të mjedisit dhe rënies kulturore e morale që bota po jeton
aktualisht.
Ju drejtohemi intelektualëve, filozofëve, njerëzve të fesë, artistëve, operatorëve të mediave dhe
njerëzve të kulturës në çdo pjesë të botës, që të rizbulojnë vlerat e paqes, të drejtësisë, të së mirës, të
bukurisë, të vëllazërisë njerëzore dhe të bashkëjetesës së përbashkët, për të konfirmuar rëndësinë e
këtyre vlerave si spirancë shpëtimi për të gjithë dhe të përpiqen t’i përhapin kudo.
Kjo Deklaratë, duke nisur nga një reflektim i thellë i realitetit tonë bashkëkohës, duke vlerësuar
sukseset e tij dhe duke jetuar dhimbjet e tij, fatkeqësitë e tij dhe gjëmët, beson me ngulm se ndër
shkaqet më të rëndësishme të krizës së botës moderne janë një ndërgjegje njerëzore e anestetizuar
dhe largimi nga vlerat fetare, për më tepër edhe mbizotërimi i individualizmit dhe i filozofive
materialistike që hyjnizojnë njeriun dhe vënë vlerat e botës dhe materiale në vend të parimeve të
larta dhe transhendente.
Ne, edhe duke duke njohur hapat pozitivë që qytetërimi ynë modern ka kryer në fushat e shkencës,
të teknologjisë, të mjekësisë, të industrisë dhe të mirëqenies, në mënyrë të veçantë në Vendet e
zhvilluara, nënvizojmë se, së bashku me progrese të tilla historike, të mëdha dhe të çmuara,
verifikohet një prishje e etikës, që kushtëzon veprimin ndërkombëtar, dhe një dobësim të vlerave
shpirtërore dhe të ndjenjës së përgjegjësisë. Gjithë kjo kontribuon në përhapjen e një ndjenje të
përgjithshme frustrimi, vetmie dhe dëshpërimi, duke çuar shumë në rënie ose në vorbullën e
ekstremizmit ateist dhe agnostik, ose në integralizmin religjoz, në ekstremizmin dhe në
fondamentalizmin e verbër, duke bërë kështu që persona të tjerë të dorëzohen në forma varësie dhe
vetëshkatërrimi individual e kolektiv.

Historia pohon se ekstremizmi religjioz dhe kombëtar dhe mostolerimi kanë prodhuar në botë, qoftë
në Perëndim qoftë në Lindje, atë që do të mund të ishte quajtur sinjalet e një «lufte të tretë botërore
me pjesë », sinjale që, në pjesë të ndryshme të botës dhe në kushte të ndryshme tragjike, kanë filluar
të shfaqin fytyrën e tyre mizore; situata për të cilat nuk njihet me saktësi sa viktima, vejusha dhe
jetimë kanë prodhuar. Përveç kësaj, ka zona të tjera që përgatiten për t’u bërë teatër konfliktesh të
reja, ku lindin vatra tensioni dhe grumbullohen armë dhe municione, në një situatë botërore të
zotëruar nga pasiguria, nga zhgënjimi dhe nga frika e së ardhmes dhe e kontrolluar nga interesat
ekonomike miope.
Pohojmë gjithashtu se krizat e forta politike, padrejtësia dhe mungesa e një shpërndarjeje të drejtë
të pasurive natyrore – prej të cilave furnizohet vetëm një pakicë të pasurish, në dëm të shumicës së
popujve të tokës – kanë krijuar, dhe vazhdojnë ta bëjnë, sasi të mëdha të sëmurësh, nevojtarësh dhe
të vdekurish, duke provokuar kriza vdekjeprurëse prej të cilave janë viktima vende të ndryshme,
pavarësisht pasurive natyrore dhe risurseve të breznive të reja që i karakterizojnë. Përballë krizave
të tilla, që bëjnë të vdesin nga uria miliona fëmijë, tashmë të katandisur në skelete njerëzorë – për
arsye të varfërisë dhe të urisë –, mbretëron një heshtje ndërkombëtare e papranueshme.
Është në pah lidhur me këtë se sa thelbësore është familja, si bërthamë themelore e shoqërisë dhe e
njerëzimit, për të nxjerrë në dritë disa bij, për t’u kujdesur për ta, për t’i edukuar, për t’u dhënë atyre
një moral të fortë dhe një mbrojtje familjare. Sulmimi i institucionit familjar, duke e përçmuar ose
duke dyshuar për rëndësinë e rolit të tij, përbën një prej të këqijave më të rrezikshme të epokës
sonë.
Dëshmojmë edhe rëndësinë e rizgjimit të ndjenjës fetare dhe të rëndësisë për ta gjallëruar në zemrat
e breznive të reja, nëpërmjet edukimit të shëndoshë dhe përputhjes me vlerat morale dhe me
mësimet e drejta fetare, për të përballuar prirjet individualistike, egoistike, konfliktuale,
radikalizmin dhe ekstremizmin e verbër në të gjitha format dhe manifestimet e tij.
Objektivi i parë dhe më i rëndësishëm i feve është ai për të besuar në Hyjin, për Ta nderuar dhe për
të thirrur të gjithë njerëzit që të besojnë se ky univers varet nga një Hyj që e qeveris, është Krijuesi
që na ka formuar me Urtinë e Tij hyjnore dhe na ka dhënë dhuratën e jetës për ta ruajtur. Një
dhuratë që askush nuk ka të drejtë ta heqë, ta kërcënojë ose ta manipulojë sipas kënaqësisë së vet,
madje, të gjithë duhet ta ruajnë një dhuratë të tillë të jetës nga fillimi i saj deri në vdekjen e saj
natyrore. Prandaj, dënojmë të gjitha praktikat që kërcënojnë jetën si genocidet, aktet terroristike,
dyndjet e detyruara, trafikun e organeve njerëzore, abortet dhe eutanazinë dhe politikat që
mbështesin gjithë këtë.
Gjithashtu deklarojmë – me vendosmëri – se fetë nuk nxisin kurrë për luftë dhe nuk nxisin ndjenja
urrejtjeje, armiqësie, ekstremizmi, as nuk ftojnë ndaj dhunës apo ndaj derdhjes së gjakut. Këto
fatkeqësi janë fryt i shtrembërimit të mësimeve fetare, të përdorimit politik të feve dhe edhe të
interpretimeve të grupeve të njerëzve të fesë që kanë abuzuar – në disa faza të historisë – me
ndikimin e ndjenjës fetare në zemrat e njerëzve për t’i çuar në kryerjen e asaj që nuk ka aspak të
bëjë me të vërtetën e fesë, për të realizuar qëllime politike dhe ekonomike që janë tokësorë dhe
miopë. Për këtë ne iu kërkojmë të gjithëve të pushojnë së instrumentalizuari fetë për t’i nxitur ndaj
urrejtjes, ndaj dhunës, ndaj ekstremizmit dhe fanatizmit të verbër e të pushojnë së përdoruri emrin e
Hyjit për të justifikuar veprat e vrasjeve, të mërgimit, të terrorizmit e të shtypjes. E kërkojmë për
besimin tonë të përbashkët në Hyjin, që nuk i ka krijuar njerëzit që të vriten apo që të ndeshen mes
tyre dhe as për t’u torturuar apo përvujtëruar në jetën e tyre e në ekzistencën e tyre. Në fakt, Hyji, I
Gjithëpushtetshmi, nuk ka nevojë që të jetë i mbrojtur nga askush dhe nuk do që emri i Tij të jetë i
përdorur për të terrorizuar njerëzit.

Ky Dokument, në pajtim me  Dokumentet Ndërkombëtare  të mëpërparshme, që kanë nënvizuar
rëndësinë e rolit të feve në ndërtimin e paqes botërore, dëshmon si në vijim:
– Bindjen e fortë se mësimet e vërteta të feve ftojnë që të qëndrojmë të kapur me vlerat e paqes; të
mbështesim vlerat e njohjes së ndërsjellë, të  vëllazërisë njerëzore  dhe të bashkëjetesës së
përbashkët; të rivendoset dija, drejtësia dhe dashuria dhe të rizgjohet ndjenja e religjiozitetit mes të
rinjve, për të mbrojtur brezat e rinj nga zotërimi i mendimit materialist, nga rreziku i politikave të
lakmisë së fitimit të tepruar dhe të indiferencës, të bazuara mbi ligjin e forcës dhe jo mbi forcën e
ligjit.
– Liria është e drejta e çdo personi: secili gëzon lirinë e besimit, të mendimit, të shprehjes dhe të
veprimit. Pluralizmi dhe ndryshueshmëria e fesë, e ngjyrës, e seksit, e racës dhe e gjuhës janë një
vullnet i urtë hyjnor, me të cilin Hyji ka krijuar qeniet njerëzore. Kjo Urti hyjnore është origjina nga
ku vjen e drejta për lirinë e besimit e për lirinë për të qenë ndryshe. Për këtë dënohet fakti për të
detyruar njerëzit që të bashkohen me njëfarë feje apo me njëfarë kulture, ashtu edhe imponimi i një
stili qytetërimi që të tjerët nuk e pranojnë.
– Drejtësia e bazuar mbi mëshirën është udha për ta përshkuar që të arrihet një jetë dinjitoze për të
cilën ka të drejtë çdo qenie njerëzore.
– Dialogu, mirëkuptimi, përhapja e kulturës së tolerancës, e pranimit të tjetrit dhe e bashkëjetesës
mes qenieve njerëzore do të mund të kontribuonte në mënyrë të dukshme për të zvogëluar shumë
probleme ekonomike, shoqërore, politike dhe mjedisore që sulmojnë pjesën më të madhe të gjinisë
njerëzore.
– Dialogu mes besimtarëve do të thotë të takohesh në hapësirën e pakufi të vlerave shpirtërore,
njerëzore dhe shoqërore të përbashkëta, e të investohet kjo në përhapjen e virtyteve më të larta
morale, të nxitura nga fetë; do të thotë edhe të shmangim diskutime të kota.
– Mbrojtja e vendeve të kultit – tempuj, kisha dhe xhami – është një detyrë e garantuar nga fetë, nga
vlerat njerëzore, nga ligjet dhe nga konventat ndërkombëtare. Çdo tentativë për të sulmuar vendet e
kultit apo për t’i kërcënuar nëpërmjet atentateve apo shpërthimeve ose shkatërrimeve është një
devijim nga mësimet e feve, por edhe një dhunim i qartë i të drejtës ndërkombëtare.
– Terrorizmi i urryer që kërcënon sigurinë e personave, qoftë në Lindje qoftë në Perëndim, qoftë në
Veri qoftë në Jug, duke shpërndarë panik, terror dhe pesimizëm nuk vjen nga feja – megjithëse
terroristët e instrumentalizojnë – por vjen nga interpretimet e grumbulluara të gabuara te teksteve
fetare, nga politikat e urisë, të varfërisë, të padrejtësisë, të shtypjes, të arrogancës; për këtë është e
nevojshme të ndërpritet mbështetja e lëvizjeve terroriste nëpërmjet furnizimit me para, me armë, me
plane apo justifikime dhe edhe mbulimi mediatik, dhe të konsiderohen të gjitha këto si krime
ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë dhe paqen botërore. Nevojitet të dënojmë një terrorizëm të
tillë në të gjitha format dhe shfaqjet e tij.
– Koncepti i  qytetarisë  bazohet mbi barazinë e të drejtave dhe të detyrave nën hijen e të cilit të
gjithë gëzojnë drejtësinë . Për këtë është e nevojshme të angazhohemi për të vendosur në shoqëritë
tona konceptin e  qytetarisë së plotë  e të mohojmë përdorimin diskriminues të termit  pakicë, që
mbart në vete farat e të ndierit të izoluar dhe të inferioritetit; ai përgatit terrenin ndaj armiqësisë dhe
përçarjes dhe iu heq arritjet dhe të drejtat fetare e civile të disa qytetarëve duke i diskriminuar.

– Raporti mes Perëndimit dhe Lindjes është një nevojë e ndërsjellë e padiskutueshme, që nuk mund
të zëvendësohet as nuk mund të lihet pas dore, në mënyrë që të dy të mund të pasurohen në mënyrë
të ndërsjellë me qytetërimin e tjetrit, nëpërmjet shkëmbimit dhe dialogut të kulturave. Perëndimi do
të mund të gjente në qytetërimin e Lindjes masa për disa sëmundje të tij shpirtërore e fetare të
shkaktuara nga sundimi i materializmit. Dhe Lindja do të mund të gjente në qytetërimin e
Perëndimit shumë elemente që mund ta ndihmojnë që të shpëtojë nga dobësia, nga ndarja, nga
konflikti dhe nga rënia shkencore, teknike dhe kulturore. Është e rëndësishme t’u japësh vëmendje
ndryshimeve fetare, kulturore dhe historike që janë një përbërës thelbësor në formimin e
personalitetit, të kulturës dhe të qytetërimit lindor; dhe është e rëndësishme të përforcohen të drejtat
njerëzore të përgjithshme dhe të përbashkëta, që të kontribuohet në garantimin e një jete dinjitoze
për të gjithë njerëzit në Lindje dhe në Perëndim, duke iu shmangur përdorimit të politikës me dy
masa.
– Është një nevojë e domosdoshme të njihet e drejta e gruas për mësim, për punë, për të ushtruar të
drejtat e saj politike. Përveç kësaj, duhet të punohet për ta liruar nga presionet historike dhe
shoqërore që janë kundër parimeve të besimit vetjak dhe të dinjitetit vetjak. Është e nevojshme edhe
të mbrohet nga shfrytëzimi seksual dhe nga të trajtuarit si mall ose si mjet kënaqësie apo përfitimi
ekonomik. Për këtë duhet të ndalohen të gjitha praktikat çnjerëzore dhe zakonet vulgare që e
përvujtërojnë dinjitetin e gruas e të punohet për të modifikuar ligjet që u ndalojnë grave të gëzojnë
plotësisht të drejtat e veta.
– Mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve për t’u rritur në një mjedis familjar, për t’u ushqyer,
për t’u edukuar dhe për asistencë është një detyrë e familjes dhe e shoqërisë. Të drejta të tilla duhet
të jenë të garantuara e të mbrojtura, që të mos mungojnë dhe të mos u mohohen asnjë fëmije në
asnjë pjesë të botës. Nevojitet të dënohet çdo praktikë që dhunon dinjitetin e fëmijëve ose të drejtat
e tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të vigjilohet kundër rreziqeve ndaj të cilave ata janë të
ekspozuar – në mënyrë të veçantë në ambientin dixhital – dhe të konsiderohet si krim trafiku i
pafajësisë së tyre dhe çdo dhunim i fëmijërisë së tyre.
– Mbrojtja e të drejtave të të moshuarve, e të dobtëve, e të paaftëve dhe i të shtypurve është një
nevojë fetare dhe sociale që duhet garantuar dhe mbrojtur nëpërmjet legjislacioneve të forta dhe
zbatimit të konventave ndërkombëtare lidhur me këtë.
Për këtë qëlim, Kisha Katolike dhe al-Azhar, nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët, shpallin dhe
premtojnë se do ta çojnë këtë Dokument tek Autoritetet, tek Liderat që kanë ndikim, tek njerëzit e
besimit në të gjithë botën, tek organizatat rajonale dhe ndërkombëtare kompetentë, tek organizatat e
shoqërisë civile, tek institucionet fetare dhe liderat e mendimit; dhe të angazhohemi në përhapjen e
parimeve të kësaj Deklarate në të gjitha nivelet rajonale e ndërkombëtare , duke nxitur që të
përkthehen në politika, vendime, tekste legjislative, programe studimi dhe materiale komunikimi.
Al-Azhar dhe Kisha Katolike kërkojnë që ky Dokument të bëhet objekt kërkimi dhe reflektimi në të
gjitha shkollat, në universitete dhe në institutet e edukimit e të formimit, me qëllim që të
kontribuohet për të krijuar breza të rinj që të sjellin të mirën dhe paqen dhe të mbrojnë kudo të
drejtën e të shtypurve dhe të prapambeturve.
Në përfundim urojmë që:
kjo Deklaratë të jetë një ftesë për pajtimin dhe vëllazërinë midis të gjithë besimtarëve, madje mes
besimtarëve dhe jobesimtarëve, dhe mes të gjithë personave me vullnet të mirë;

të jetë një thirrje për çdo ndërgjegje të gjallë që të kundërshtojë dhunën rravguese dhe ekstremizmin
e verbër; thirrje për atë që do vlerat e tolerancës dhe të vëllazërisë, të premtuara dhe të inkurajuara
nga fetë;
të jetë një dëshmi e madhështisë së besimit në Hyjin që njëson zemrat e ndara dhe lartëson shpirtin
njerëzor;
të jetë një simbol i përqafimit mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Veriut dhe Jugut e mes të gjithë
atyre që besojnë se Hyji na ka krijuar për të na njohur, për të bashkëpunuar mes nesh e për të jetuar
si vëllezër që duhen.
Kjo është ajo që shpresojmë dhe përpiqemi të realizojmë, me qëllim që të arrijmë një paqe
universale nga e cila të gëzojnë të gjithë njerëzit në këtë jetë.

Abu Dhabi, 4 shkurt 2019
Shenjtëria e Tij

Papa Françesku

 

Imami i Madh i Al-Azhar

Ahmad Al-Tayyeb


Send this to a friend