Ligës franceze do t’i mungojë njëri nga futbollistët më karizamtikë në sezonin e ardhshëm.
Zllatan Ibrahimoviçi ka njoftuar sot se do të largohet nga klubi Paris Saint-Germain (PSG).
Ibrahimoviçi, shtetas suedez, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, ka shkruar në Twitter se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me PSG-në kundër Nantes.
“Jam shumë krenar. Kam ardhur si mbret, po largohem si legjendë, por do të kthehem”, ka thënë Ibrahimoviq.
PSG ka thënë se Ibrahimoviçi largohet si “sulmues i shkëlqyer dhe si njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit”.
Ibrahimoviçi i është bashkuar PSG-së në vitin 2012.
Komentet