Unë gjithmonë mendoja se vdekja duhet të jetë si udhëtimi
në një veturë, duke lëvizur përmes shkretëtirës,
toka pakëz më e errët se qielli në horizont,
se jeta jote do të mbyllet si fundi i një dite,
dhe ti do të mendosh për të gjithë ata që i ke njohur,
se ti do të jesh një pasagjer i padukshëm,
i qetë në veturë, duke lëvizur përmes natës,
përgjithmonë, me mendim shumë të bukur për shtëpinë.
Komentet