Nën parullat dhe dogmat e njohura reaksionare, utopike dhe demagogjike të “shtetit dhe popullit qiellor serb deri në Tokio të Japonisë” ! Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe fashist në Beograd, atëbotë i filluan luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë etj.
Kjo duke filluar që nga tubimi famëkeq i Millosheviçit me shovenistët serb në Gazimestanin e vitit 1989 në Kosovë!
Për të vazhduar kështu me kryengritjen dhe mobilizimin e masave ose shtresve më të prapambetura ( primitive) të popullit ose shtetit serb në luftëra ose konflikte të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe kështu me radhë. Çmenduri individuale dhe kolektive!
Fashizmi se këndejmi, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të Ernst Blochut si dhe të shumë mendintarëve të tjerë, ne radhë të parë është kryengritje dhe një mobilzim i përgjithshëm i shtresave ose kategorive me të pazhvilluara dhe me të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare- kundër humanizmit, modernitetit, racionalitetit, edukatës, kulturës , progresit , zhvillimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Mbase, kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm iracional, infantil dhe patologjik kundër lirisë, paqës, drejtësisë dhe vlerave të njohura globale ose universale të jetës së njeriut.
Ndonëse, i ngritur dhe projektuar edhe mbi ” materien” ose “substratin” e ideve ose teorive te ndryshme “elitare”, “eksluziviste”, borxheze ose “sindikaliste” të Gjorgj Sorelit ose Vilfrid Paretit si “revolucioni konservativë” nga lartë-poshtë etj.
Ndryshe nga kjo, sipas vleresimëve, studimëve ,analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve, antropologëve dhe politologëve të njohur: Pos faktorit të njohur njeri. Gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur të një personi ose individi. Një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni) ,faktori bilogjik, gjegjësisht ” pema” e njohur familjare ose gjenealogjike e grupit ose individividit së bashku me kodin e njohur nacional ose struklturalgjenetikë, variantën ose faktorin e njohur kimikë ( kimia e trurit, ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike etj.), faktori historik ( historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj), faktori etnikë ( etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia etj.), faktori sociofizik ( fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.
Ndonëse, pa harruar t´i përmendin ose veçojmë këtu edhe tendencat dhe idetë e njohura dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli dhe epoke së bashku me konceptët dhe interpretimet e njohura shkencore dhe metodologjike të lëndës ose materies së njohur të historisë, sekularizimet dhe singularizimet e ndryshme eksterne ose eksplikative në mes historisë dhe religjionit, historisë dhe politikës, historisë dhe shtetit, historisë dhe kombit ose popullit, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe antropologjisë etj. etj.
Aty janë edhe sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore ,nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli(kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, lumturia, paqja dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare…Psikologjia, sociologjia, filozofia, politologjia, historia, gjeografia, teologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore, historike etj…Arti, shkenca, teknika, industria, ekonomia, etika dhe estetika e preferuar shtetërore ose qytetare dhe të ngjashme.
Pa i harruar këtu edhe hedonizmin, utopinë, dogmatizmin dhe demagogjitë e ndryshme fetare,kulturore, politike ose historike…Ekskurset, diskurset, imagjintat, fantazitë ,fenomenët dhe sfidat e reja fetare, sociokulturore, sociopsikologjike, sociohistorike, socioantropologjike, sociopolitike dhe të tjera. Sociologjinë si shkencë dhe një kritikë të njohur shoqërore dhe qytetare në mes ideologjisë, revolucionit dhe trashegimisë së përgjihshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike etj. Pluralizmin dhe liberalizmin e njohur parlamentar dhe demokratikë si sfidë apo si racionalizëm kritikë dhe metodologjik kundër iracionalizmi, totalitarizmit, autoritarizmit dhe absolutizmit të çfarëdollojshëm fetar, kulturorë, shtetërorë, nacional, politikë etj.
Në të kundërten, edhe marëdhëniet ose raportët e njohura në mes patriotizmit dhe nacionalizmit, shpeshherë u ngjajnë marëdhënieve ose rapoortëve të paqëndrueshme në mes dashurisë dhe urrejtjes.
Jetojmë në epokën e re të eduakatës, kulturës, etikës, disiplinës, emancipimit, përparimit dhe bashkëpunimit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar. Respektivisht, në botën globale të vlera dhe resurëve globale ose universale. Dhe, jo nepër atapat ose periudhat e errëta mesjetare, primitive ose arkaike .
Serbët asesi të lirohen (clirohen) nga muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës! Jo.
Në secilin serb si dukët ndodhët ose ekziston një ” mitë”, një totem, një fetishë ose një armik i tyre imagjinarë ose fiktivë. Serbët si duket nuk mund të ekziistojnë ose mbijetojnë si popull ose si ” komb” pa luftëra ose konflikte të ndryshme kundër të tjerëve!? Kundër shqiptarëve dhe kroatëve sidomos.
Psikologjia, sociologjia, filozofia dhe antropologjia na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se mëse tepërmi i luftojnë, urrejnë dhe mallkojnë të tjerët ata që kanë frikë dhe mosbesim të thellë në të kaluaren dhe identitetin e tyre familjar, farefisnor, nacional ose historik. Gjithnjë fjala mbi njerëzit ose popujt e ndryshëm artificial ose johistorik.
Edhe divorcin (shkurorëzimin) ose ” abortin” e tyre me ish vendët dhe popujt tjerë të ish Jugosllavisë, serbët për dallim të popujve tjerë, e përjetuan me dhembje, trauma, gjakderdhje dhe pezmatime të shumëta. Shkaqet, faktorët, indikatorët ose predikatorët e ndryshëm determinat dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Ndërkohë që ” historia” e njerëzve ose popujve të ndryshëm artificial ose të pa histori, është shumë me tepër se sa histori. ( ….)
Thonë se dikush dikur u kishte rekomanduar “vetëvrasje” ose “zhdukje kolektive” shtetit dhe shoqërisë në situata të ndryshme të krizës dhe një katandisjeje të gjithëmbarshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë!
Serbët dhe lidershipi i tyre politik me tepër të ngjajnë në një popull apo në një shtet në tension dhe depresion të thellë individual dhe kolektivë që nuk lirohen ( clirohen) kurrë nga e kaluara. Kështu është edhe me ca ” lider ekskluzivë” ose ” karismatik” në Serbi që janë ish bashkëpunëtor ose pasardhës të drejtpëdrejt të Millosheviçit si Nikoliqi, Vucici, Daciqi etj.
Ndërkohë që ngritja dhe formësimi i vetëdijes dhe strukturave të reja sociale dhe politike nepër etapa ose periudha të ndryshme reformatore ose tranzitorre: Përveç mbamendjes ose ideologjisës shtetërore dhe nacionale, gjithashtu kërkon edhe një të të ashtuquajtur “harresë” ose “tabula rasa” miniaturale në kuptimin e njohur racional, reflektivë dhe pozitivist të grupit, personit ose individit. Me të ciliat do u lëshohej vendi(radha) ose primati ngjarjeve, zhvillimëve , pritjeve, fenomenëve ,sfidave ose” provokimëve të reja” sociale ,kulturore, historike, gjeografike, shtetërore, nacionale, politike, ushtarake etj.
Komentet