Si tek ajo loja e fëmijëve ‘Ngriva’, Edi Rama po e bën traditë të nxjerrë nga kapelja fjalën magjike ‘Non Grata’ sa herë që edhe ai kapet mat nga Opozita. Në këtë shkrim do të analizojmë sesi pa asnjë baze ligjore Kryeministri po e justifikon tani pa asnjë lidhje bllokimin e kërkesave të opozitës në Kuvend me dosjen non grata. Por nga ana tjetër, i njëjti Kryeministër nuk do që homologu i tij grek ta lidhë pa kuptim dosjen Beleri me atë të Integrimit të Shqipërisë në BE. Për Edi Ramën është drejtësia që duhet të flasë. Veçse kur Drejtësia flet në favor të studenteve të Mjekësisë, kryeministri nuk e njeh me si legjitime..
Përdorimi i alibisë së non grates për ta ndrydhur opozitën në kërkesat e saja
Ne episodin e ri te sagës Rama – Opozita, Kryeministri po tund serish alibinë e ‘Non grates’ së Sali Berishës për të përfituar nga ky term jo juridik në Shqipëri si pretekst për t’i mohuar mbarë opozitës shqiptare një të drejte të saj kushtetuese siç është ngritja e komisioneve hetimore parlamentare. Në konferencën e fundit për shtyp me gazetare kushtuar dhe kërkesave të opozitës dhe ngjarjeve në Kuvend, Kryeministri devijoi të Non grata pa shpjeguar se ku qëndron lidhja legale midis këtij instrumenti të diplomacisë amerikane dhe refuzimit nga ana e mazhorancës se tij për të mos lejuar që të këtë komisione hetimore parlamentare. Edhe në kushte armiqësie me Rusinë, Perëndimi mban ambasada, mban kontakte. Por Rama ka vendosur se ‘unë me Non gratën dhe me zëdhënësit e Non grates nuk negocioj’. Me këtë logjike, çfarë do e pengoje Ramën me 2025, nëse e sheh veten keq, të thotë se shpallet Kryeministër i përhershëm dhe se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve legjislative për aq kohë sa Non Grata dhe opozitare me non Graten si Gazmend Bardhi e të tjerë do të figurojnë të regjistruar në listat e kandidatëve për deputetë.. U bënë disa kohë dhe disa ngjarje ku Rama shmang debatin vetëm pse qenka i implikuar sipas tij non grata. Në cilin nen të Kushtetutës apo të Kodit penal të Republikës së Shqiperisë ështëe shkruajtur të zezë mbi të bardhë se një emërtim ‘Non Grata’ nga Shba-të apo Britania e madhe legjitimon shtypjen e të drejtave të deputetit ‘non grata’ dhe të të gjithë deputetëve që mendojnë si Non Grata? Nën një këndvështrim demokratik, kjo është tepër shqetësuese. Si në kohen e diktaturës kur hakmarrja e verbër shtetërore godiste deri në shtate breza, me alibinë oportuniste të Non gratës Rama po justifikon një dhunim legal dhe masiv te të drejtave parlamentare te të gjithë atyre deputeteve te opozitës që kane fatin e keq sipas mendësisë feudale të Ramës të mendojnë si Berisha. Shtrohet pyetja, a vazhdon e drejta për komisione hetimore parlamentare të jetë në këtë vend një e drejte kushtetuese apo ajo është kthyer në një privilegj për Kryeministrin që i atribuon vetes tagrin të vendosë të negociojë ose jo nëse ndjen se është non grata mbrapa.
Nuk mund të ketë vend për subjektivizëm në çështje që normalisht as që nuk kanë pse të negociohen sepse ato janë të rregulluara me Kushtetutë. Fakti është se me alibitë e herë pas hershme me ‘non graten’, Kryeministri i Shqipërisë po prodhon një sistem institucional paralel, i vendosur personalisht nga ai, pa ekuivalent në asnjë vend tjetër të botës së qytetëruar. Edhe Erdogan kur sulmon, diskriminon, godet, shkatërron Fetullah Gulenin dhe mbështetësit e tij, i maskon të paktën këto akte antidemokratike pas fasadës së drejtësisë që ai vetë e drejton në kulisa. Për drejtësinë turke nen thundrën e Erdoganit, Gulen tentoi të bëjë një puç prandaj ai dhe të tijët duhen përndjekur. Rama as këtë minimum forme nuk respekton. Ai, as nuk pret që drejtësia të shpallë Berishën fajtor, nëse e shpall një ditë dhe me vendim të formës së prerë… Për Ramën non grata mjafton që asnjë kërkesë e opozitës mos të jetë legjitime. Kryeministri po mishëron kështu të treja pushtetet, ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin në momentin që vendos të privojë deputetet e grupit “non grata”, nga e drejta e tyre për të mbrojtur në Kuvend interesat e zgjedhësve që kanë votuar për ta. Kjo logjikë bizantine e shtyrë në ekstrem mund ta shtyjë nesër Ramën t’i privojë këta deputetë edhe nga shumë të drejta të tjera thjesht me pretekstin se në gjirin e tyre ka një non grata.
Ana tjetër e medaljes Rama në dosjet Beleri dhe të studenteve të Mjekësisë
Si në një nga pikturat e famshme të Pikasose, Rama është i aftë të demonstrojë një fytyre krejt ndryshe edhe kur baza logjike është po ajo, vetëm pse interesi nuk është me i njëjtë. Le të marrim rastin e dosjes Beleri. Në të njëjtën konference shtypi të javës së kaluar ku Rama e lidhi mos plotësimin e kërkesave të opozitës me Non Gtraten, Kryeministri shprehu habinë pse qeveria e tij po diskriminohej në dosjen e integrimit nga Greqia për shkak të dosjes Beleri. Cc’lidhje ka kjo sipas Rames ta ngatërrosh dosjen Beleri me atë të integrimit. Ashtu si gazetarët nuk mund ta kuptojnë se ç’lidhje ka non grata me një kërkesë normale teë opozitës për të ushtruar kontroll mbi qeverinë.
“C’punë ka BE-ja, ç’punë ka dosja e integrimit të Shqipërisë në BE me dosjen Beleri”, ngriti supet, zërin dhe vetullat e cakërruara Edi Rama kur iu bë pyetja në këtë dosje. Sipas tij, kjo dosje i takon vetëm drejtësisë shqiptare. Kryeministri shpjegoi me logjikë të ftohte se në dosjen e integrimit vlerësohet veprimtaria e qeverise shqiptare dhe jo e drejtësisë qe fundi i fundit është produkt i Perëndimit. Beleri i takon drejtësisë jo qeverise, sipas Rames, prandaj sipas tij nuk ka asnjë lidhje Beleri me Integrimin. Po si mund te ankohet Rama se Micotaqis po lidh dy gjera pa asnjë lidhje duke bere dhe ai vete të njëjtën gjë, duke lidhur Non Graten me misionin normal që duhet të përmbushë opozita në parlament. Të paktën Greqia edhe mund të veprojë sipas tekave të saja, sepse rregullat mbi të cilat është ngritur BE-ja e tolerojnë autonominë e vendeve anëtare në politiken e jashtme, siç është dhe rasti në mos njohjen e Kosovës nga e njëjta Greqi, apo rasti i refuzimit të Polonisë për të marrë refugjatë nga Afrika apo dhe rasti i mos vënies së sanksioneve Rusisë nga Hungaria. Greqia mund të veprojë siç e gjykon ajo të arsyeshme në dosjen e integrimit për fatin tonë të mirë apo të keq. Përkundrazi Rama nuk ka asnjë të drejtë legale të bëjë si të dojë ai me fatet e opozitës. Ky është paradoksi i pare Rames, i bën opozitës me dosjen non grata atë që nuk do që Greqia t’ia beje me integrimin duke e përzier me dosjen Beleri. Paradoksi i dyte i Kryeministrit, po ne dosjen Beleri, eshte se Rama e justifikon mos lejimin qe ky i fundit te beje betim si kryebashkiak i Himares, me faktin se ky eshte nje vendim i drejtesise dhe se ne Shqiperi drejtesia eshte komplet e pavarur , profesionale dhe e drejte. Per Ramen drejtesia duhet lene jashte presioneve te jashtme apo te brendshme ne dosjen Beleri. Veçse paradoskalisht ne te njëjtin moment i njëjti Kryeministër ndërron diskurs dhe nuk e njeh si legjitime drejtësinë kur Gjykata kushtetuese i jep te drejte studenteve të Mjekësisë në proces me qeverinë. Shkalla me e larte e drejtësisë shqiptare, nëntë “ te urtët” qe formojnë Gjykatën Kushtetuese pezulluan së fundmi vendimin e qeverise dhe ligjin e mazhorancës socialiste qe i detyronte studentet e mjekësisë të punojnë 5 vite ne vend pas marrjes se diplomës.
Por Rama, ky adorator i drejtësisë kur kjo mban te burgosur Belerin apo kur kjo heton klanin Berisha ne dosjen e ish-klubit Partizani, e kthen tani timonin 180 grade dhe i nxjerr shpatën Drejtësisë ne dosjen e studenteve te Mjekësisë duke deklaruar se nuk do ta njohe vendimin e saj. A është normal ky standard i dyfishte i Ramës karshi Drejtësisë? Qendrimi autoritar i këtij Kryeministri behet edhe me i frikshëm kur përballë asamblesë se PS-se se Tiranës dhe përkrah Kryebashkiakut Veliaj, ai deklaroi se jo vetëm që nuk do ta respektoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me studentet e Mjekësisë, por përkundrazi do ta shtrijë edhe tek studentet e degëve te tjera detyrimin qe te punojnë ne vend pas marrjes se diplomës. Për çfarë shërbejnë institucionet e vendit kur Kryeministri u deklaron brutalisht dhe publikisht se nuk do te respektoje vendimet e Drejtësisë qe shkojnë kundra vullnetit te tij -si ne rastin e studenteve te Mjekësisë-, dhe se do t’i ngrejë ato ne piedestal kur ato shkojnë sipas avazit te tij – Beleri, dosja Partizani etj-..
Deklaratat hipokrite te mëparshme të Ramës për mos ndërhyrje në punët e Drejtësisë, avulluan po ashtu gjatë një tjetër presion publik që Kryeministri beri para asamblesë se PS-së së Tiranës duke i thënë Drejtësisë se nëse ajo nuk lëviz kundra Berishës ne dosjen e 21 janarit, ajo ka falimentuar ne misionin e saj. Ne realitet, a nuk është vetë Kryeministri qe ka falimentuar ne misionet e tija duke dhunuar kaq hapur institucionet? Një perspektivë që nuk duket fare se e shqetëson Ramën kur por kërkon tashme që jo vetëm shefi i opozitës te vihet pas hekurave, por te arrestohen të gjithë ata deputete të opozitës që guxojnë dhe e sfidojnë me flakadanë ne Kuvend. E famshmja fjali e Luigjit te 14 ‘Shteti jam une’ nuk tingëllon me aktuale sesa sot qe prej revolucionit te shqiptareve kundra diktaturës. Presim me padurim nga prokuroret dhe gjykatësit e këtij vendi t’i thonë po ashtu këtij Kryeministri se drejtësia janë ata dhe jo ai. Sikur të bënin këtë jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra, do të ishte edhe më mirë për drejtësinë dhe gjithë demokracinë e brishtë shqiptare.