Parada e parë Shqiptare në Amerikë!
28 Nëntor 1969, New York.
Organizuar nga shoqata Vatra.
Parada e parë Shqiptare në SHBA është organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ”VATRA” më 28 Nëntor 1969 me rastin e 60 Vjetorit të Gazetës “Dielli”. Parada ka përfshirë jo vetëm shqiptarët e Amerikës, por edhe Arbëreshët e Italisë dhe komunitetin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore në Itali. Parada nisi nga Hotel ”Americana”, Rockefeller Center e deri tek Katedralja Saint Patrick.