Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim zyrtar ndaj referendimit të 1 e 2 Marsit 1992, ende nuk ka formësuar një qëndrim për luftën e armatosur të UÇPMB-ës, Marrëveshjes së Konçulit, heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 janar 2013, pjesëmarrjes apo jo në Trupin Koordinues, për Këshillin Nacional, zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, diskriminimin, etj.
Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit.
Ishte shumë e pafalshme që, në bisedimet Beograd-Prishtinë përmes misonarëve Ndërkombëtar për gjetjen statutit përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjenë, nuk është mbajtur një qëndrimi ndaj referendumit, nuk është shtruar e as e përmendur fare Referendumi. Kosova asnjëherë në instanca e mekanizmave të BE-ës, OKB-ës dhe instanca tjera nuk e ka shtruar referendumin që mbajti Krahina e Preshevës.
Mbajtja e një qëndrimi ka munguar edhe në Rezolutën, sipas nr. 04-R-011, të vitit 2013, artikullshkruesi ka kërkuar publikisht miratimin e një rezolute, por jo edhe me këtë përmbajtje që ishte, ku mugon dhe nuk përmendet Referendumi. Nëse gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mëdha për finalen në bisedimet Kosovë-Serbi. Mbajtja e konferencave për shtyp dhe deklarimet e shpeshta të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarjen territoriale, shkëmbimin territorial, e deri te bashkimi i Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.
Kur kujtoj që nuk është respektuar, nuk është çmuar dhe nuk është pranuar referendumi, e tani bëhet një garë kush po afron më shumë sikur më bëjnë të mendoj se nuk e kanë për ta ndihmuar, kështu çështja e kësaj krahine dhe do të mbetët ende e pazgjidhur. Nëse Kosova për më shumë se një çerek shekulli nuk ka arritur të ndërtojnë një qëndrim për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, nuk di si të marrim serioze deklaratat për korrigjim apo bashkim.
Prishtina dhe Tirana së pari do të duhej të njohin Referendumin e 1 e 2 Marsit të vitit 1992 të Krahinës së Preshevës e pastaj opinioni i gjerë ndoshta e merr për seriozisht prononcimin dhe intervistat për ridefinim kufijsh apo bashkim.
11.08.2018
*Shkrimi autorial është pjesë nga punimi lidhur me Reciprocitetin me Serbi që Kosova filloi në muajin nëntor 2005, duke filluar zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës që ishte përmes Grupit të Unitetit.
Komentet