Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!
Lojë me top!
Nuk është patriotizëm të gjuani me gurë!
Nuk i dhuroni dashuri as Shqipërisë, as Kosovës, as Maqedonisë shqiptare, as Luginës së Preshevës me sjellje prej huligani!
22 lojtarë të dy ekipeve të ndryshme do të vrapojnë pas një topi!
Le të fitojnë ata që luajnë më mirë!
Duam të fitojë Shqipëria!
Rrugët e jetës dhe rrugët e zemrës janë të paparashikueshme!
Berat Gjimshiti luan për Shqipërinë, por e dashura e tij qenka serbe!
Ta gjuajmë me gurë? Kush e bën këtë është primitiv!
Për Serbinë luan Miralem Sulejmani. Nuk është shqiptar. Është goran. Ka lindur në Beograd, por familja e tij vjen nga rrethina e Prizrenit. Ai luan në një ekip zviceran. Në rrethana të tjera Miralem Sulejmani do të luante për Shqipërinë. Apo për Kosovën. Tash luan për kombëtaren serbe. Dhe për një ekip futbolli në Bernë të Zvicrës.
Qetësohuni burra e gra shqiptarë, tregoni një grimë kulturë e mençuri.
Nuk ka as gjak serb, as gjak shqiptar. Ka veç gjak që është lëng i jetës pa të cilin s’mund të jetojmë.
Mendoni pak të gjithë: nuk ka armiqësi të përjetshme mes dy popujve!
Po, e vërteta e dhimbshme është kjo: shqiptarët e serbët i ndan një pellg gjaku. 100 vjet luftëra dhe krime. Sa i përket krimeve serbët janë në epërsi – dhe për këtë epërsi janë dënuar nga bota perëndimore.
78 ditë sulme ajrore nga NATO.
Më shumë se 78 përbuzje nga bota perëndimore.
Më kujtohet një gazetar serb në fund të viteve 90-të. Pati shkruar një shkrim në gazetën zvicerane «Tages Anzeiger»: tregonte si kishte shkuar për pushime në Marok dhe duke ecur në një fshat tradicional një grup turistësh nga Holanda e kishin pyetur: «Nga jeni?» Kur ky ishte përgjigjur se vinte nga Serbia, holandezët e kishin shikuar si atraksion turistik. Nuk ishte atraksion i mirë turistik ky serb.
Nuk ka armiqësi të përjetshme, këtë do t’ua konfirmonin po të ishin gjallë edhe Azem Bejta, edhe Isa Boletini, edhe shumë shqiptarë të Kosovës që në 100 vitet e fundit janë marrë me politikë dhe nga pak me luftë.
Nuk ka armiqësi të përjetshme – dhe për t’u bindur lexoni librin e Aleksa Bogosavleviqit «O Arnautima», lexojeni Dimitrije Tucoviqin dhe Kosta Novakoviqin, lexojeni Bogdan Bogdanoviqin dhe Danilo Kishin, lexojeni Latinka Peroviqin dhe dëgjoni këngën e Rade Sherbexhisë për Bekim Fehmiun.
E di që për diçka të tillë fansat e futbollit nuk kanë kohë sonte, as nesër, kur bëhen gati për përleshjen e ashtuquajtur biblike në fushën e blertë. Por, së paku mendoni pak se jo të gjithë serbët na kanë urryer dhe jo të gjithë serbët duhet t’i urrejmë për shkak të atyre që kryen krime të llahtarshme ndaj popullit tonë.
S’kemi qenë përherë armiq. Gjatë sundimit osman shpesh kemi luftuar bashkë kundër pushtuesve osmanë. Mbreti serb ka dekoruar bujq shqiptarë pasi kishin ruajtur me fanatizëm manastiret serbe.
Që Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, kishte raporte më të mira me serbë se me turq as që mund të dyshohet. Ta mallkojmë për këtë?
Ta mallkojmë Fadil Vokrrin që luajti për «Partizanin» e Beogradit?
Apo Xhevat Prekazin?
Lexojeni pak librin e Petrit Imamit mbi serbët dhe shqiptarët nëpër shekuj!
Bilall Rrustemi prej Dukagjini dikur thoshte se nuk dëshironte të ishte as kajmekam i Gjakovës, as bajraktar i Rekës apo Malësisë, por rojtar i manastirit. Bilalli e kishte shoqëruar igumenin serb në të gjitha udhëtimet: «Nga Nishi në Beograd, nga Sofja në Edrenë, nga Selaniku në Stamboll. Ishte edhe në Aleksandri dhe Jerusalem, pastaj igumeni i premtoi se do ta merrte me vete në Petrograd (Shën Petërburg)».
Qetësohuni burra e gra!
Në altarin e manastirit të Deçanit përveç shenjtorëve përkujtohen edhe «Rrustemi, Aliu, Sokoli, Smaja», të cilët i përkisnin «fesë së Mehmetit», pra Sulltan Mehmetit, por mbronin manastirin ortodoks.
E thonë historianët seriozë: kemi jetuar me serbë në një simbiozë etnike. Të përfshirë nga stuhia e nacionalizmit në të dy anët sot na vjen inat ta pranojmë këtë. Por inatin të mos e shprehim përmes dhunës. Sepse dhuna s’çon askund. Përveç në humnerë.
E duam humnerën nacionaliste në fillim të shekullit 21?
Ata që e duan këtë nuk mund të quhen ndryshe veçse të çmendur. Të hallakatur në krye.
Shumica e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë «shqiptarë jashtë atdheut». Shqipëria dhe Kosova nuk kanë asnjë meritë që ata janë bërë futbollistë të mirë. E udhës do të ishte që këta futbollistë të sillen, për shembull, si zviceranë, sepse pa Zvicrën sot do të luanin në një klub fshati në Kosovë.
Kjo vlen për Taulant Xhakën, Berat Xhimshitin, Burim Kukelin, Naser Alijin, Shkelzen Gashin, Arlind Ajetin, Amir Abrashin, Migjen Bashën dhe Ermir Lenjanin.
Po e sjellim këtu një citat nga vepra «O Arnautima» të Aleksa Bogosavleviqit: «Nëse do të jemi të sinqertë ndaj vetes dhe të paktën në shpirt duhet t’i pranojmë gabimet tona që kemi bërë dhe po i bëjmë sërish, atëherë me këtë kemi gjetur mundësinë dhe mënyrën për t’u përmirësuar. Sepse përvoja e kushtueshme shumëvjeçare që kemi fituar deri më tani, ndoshta na ka mësuar që duke filluar prej këtij momenti ta përzgjedhim rrugën e drejtë. Ndaj arnautëve ajo rrugë e drejtë dhe më e shkurtër do të ishte: që ne direkt, pa kurrfarë ndërmjetësuesi të afrohemi me ta, të njihemi dhe pajtohemi».
Bogosavleviq ishte oficer i xhandarmërisë mbretërore serbe. Në vitin 1900 në gazetën «Pobratimstvo», siç bën me dije gazetari Fahri Musliu, oficeri serb ishte nënshkruar kështu: Aleksa Gj. Bogosavleviq – Berisha. Sepse rridhte nga fisi Berisha.
Momir Bullatoviqi, një politikan bukur idiot i Malit të Zi, rridhte nga fisi Kuqi. Një ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi quhej Gashiq – dhe nuk duhej fantazi e madhe për të kuptuar se po të mos ishte asimiluar sipërfaqësisht do të quhej Gashi.
Kur Gavrilo Principi ishte nisur në drejtim të Kosovës për të luftuar kundër turqve së pari ishte ndalur për t’u lajmëruar në shtabin e Voja Tankosiqit në Kurshumli. Por rojet e Tankosiqit i kishin thënë se duhej të priste, sepse Tankosiqi po zhvillon një takim me krerët shqiptarë. Pas takimit Tankosiqi i kishte thënë Principit të kthehej pas, sepse ishte shëndetlig. Ai u kthye – u kthye në Beograd dhe nga atje në Sarajevë, ku vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez dhe kështu ndezi Luftën e Parë Botërore.
Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!
Lojë me top!
Në Elbasan!
Kjo lojë le të shërbejë si betejë sportive dhe jo politike!
Le ta zhvillojmë betejën politike me reforma!
Me dije!
Me arsim të mirë!
Me ekonomi të zhvilluar!
Me sistem të pavarur dhe serioz të drejtësisë!
Le të shtyhemi diku tjetër: në garën për të hyrë në Bashkimin Europian!
Të mos shtyhemi me gurë!
Apo me emocione që burojnë nga atavizmi!
Sot tingëllon absurde, por edhe kjo është e vërtetë: Kisha Ortodokse Serbe, e cila sot është një organizatë pothuaj kriminale, më 1929 kishte ndihmuar që Kisha Ortodokse Shqiptare të shpallet autoqefale. Për meritat që kishte për krijimin e sinodit shqiptar Mbreti Zog e nderoi Patriarkun serb Dimitrije me urdhrin «Skënderbeu».
Një patriark serb bart urdhrin «Skënderbeu»!
Kështu është, sepse nuk jemi vrarë përherë, nganjëherë, kur kemi pasur interesa të njëjta, kemi bërë politikë e tregti me serbë pa asnjë problem. Edhe ata me ne.
Igumeni i kishës së Shën Markut në Podgur të Prizrenit ishte pijanec. Sa për të kisha do digjej, do digjeshin librat dhe dhomat, sikur të mos kishin vrapuar shqiptarët për të fikur zjarrin dhe shpëtuar shkrimet. Kështu raporton Petrit Imami në librin e tij.
Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!
Ah, po, po deshët pas ndeshjes lexojeni librin «Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë – 1918-1941», shkruar nga Dr. Milovan Obradoviqi. Botuar në Prishtinë më 1981.
Ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq.
Miqtë e krevatit, të gërditshmit Edvin Kristaq Rama dhe Bledi Çuçi që ndajnë gjithçka mes tyre, janë me fat, të lumtur dhe krenarë për bashkëshorten (gruan e tyre poligami-ste, dhe pjellore) zonjushën Delina Fico. Dhe, kjo vajzë (e martuar shpesh herë) e përkëdhelur nga të dy bashkëshortët e fundit, është besnike, dhe mund të sajoj dosje për shpallje “non grata” ndaj secilit që i nxjerrë në pah fëlliqësirat e bashkëshortëve të saj, dylberëve Rama-Çuçi.
E lexova një shkrim me titull: “Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për ‘mikpritjen’ e saj të viteve 1990”,
në të cilin shkatërruesi i Shqipërisë, krimineli Rama arsyetohet për “marrëveshjen” e emigrantëve me Italinë, se kinse shqiptarët i kanë “borxh” historik Italisë.
Nuk e di nëse është Shqipëria që i ka borxh Italisë apo Italia i ka borxh Shqipërisë. por kjo nuk ka rëndësi për këtë që dua të them më poshtë.
Shumë vite në parë, në Itali (nëpërmes Italisë) emigruan shumë shqiptarë. Dhe Italia i pranoi. Le të themi se Shqipëria i ka “borxh” Italisë.
Dhe tani, nëse do të kishte italianë që emigrojnë në Shqipëri dhe Shqipëria t`i vendoste ata në territorin e saj, “borxhi” do të ishte paguar.
Por në rastin konkret, duhet të jemi preciz kur të informojmë opinionin.
Miliona burra afrikanë shumë të dyshimtë për gjithçka, që krimineli Edvin Kristaq Rama (pa pyetur shqiptarët) në bashkëpunim me mafien italiane, ka firmosur për t’i vendosur në Shqipëri, është një çështje penale, sepse krimineli Ramoviç synon të bëjë një ndryshim demografik në vendin e gjithë shqiptarëve, Shqipëri, e cila do të shpopullohet tërësisht nga shqiptarët dhe trashëgohet nga afrikanët.
Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Afrikës, (zero) borxh ndaj Afrikës. Rama ka të drejtë të marrë me miliona afrikan, por në shtëpinë e tij, dhe gruaja e tij me siguri do të ishte shumë shumë shumë e lumtur; sepse edhe ajo ka dëgjuar se Rama u ka thënë gazetarëve shqiptarë se meshkujt afrikanë janë më të mirë në seks se meshkujt shqiptarë.
Thuhet se nuk ka asgjë të keqe me zonjat me temperament.
Po.
Por nuk mund të thuhet se:
Nuk ka asgjë të keqe me zonjat e nxehta dhe të inatosura të “rilindjes”, të cilat jo vetëm kërcejnë me taka të larta, por edhe në një mënyrë shumë të çuditshme kanë rënë në dashuri të thellë me gangsterin Edvin Kristaq Rama në Parlamentin e krimit.
Xhaxhai im Kamber Murati, teknik duhani në NISH Cigare, (STAMLES), Durrës, dhe muzikant i vjetër bashkë me babain tim në bandën muzikore të qytetit, ndodhej në mbrëmjen e Vitit të Ri, të organizuar nga ndërmarrja. Pasi kishte dëgjuar nja 20 vetë nga autoritetet, që me dolli thërrisnin njeri pas tjetrit “Rrofë partia, rroftë udhëheqësi”, rroftë ky e rroftë ai drejtues, xhaxhai kishte marrë gotën dhe ishte ngritur në mes të sallës duke thirrur me gotën lart “Rroftë Viti i Ri!”.
Salla kishte ngrirë një minutë nga kjo thirrje e padëgjuar, por dy shokë të tij të zgjuar për të dalë nga situata kishin nisur duartrokitjet dhe i kishte ndjekur instiktivisht gjithë salla. Të nesërmen xhaxhain e kishin thirrur në byronë e partisë për t’i kërkuar llogari përse ai nuk kishte ngritur dolli për partinë dhe për udhëheqësin, por kishte ngritur për Vitin e Ri. Xhaxhai ishte mbrojtur me argumentin se tradita kërkon që në festa të ngremë dolli për sebepçiun e festës dhe me këtë rast sebepçiu ishte Viti i Ri. Meqë xhaxhai ishte me biografi të mirë, sepse kishte qenë anëtar i njësitit guerril të qytetit në Luftën e Dytë Botërore, çeshtja u mbyll me kaq.
Historia u tregua e drejtë me xhaxhain tim, sepse vetëm Viti i Ri rroi nga të gjitha “rroftet” e tjera të gabuara të kohës së gabuar. Unë si student i letërsisë me këtë temë shkruajta tregimin e parë dhe të fundit në jetën time, tregim i cili humbi redaksive… Sa mirë kur njerëzit në çdo kohë të errët, me ndërgjegje ose instiktivisht, e ndjejnë se çfarë është e përkohëshme dhe çfarë është e përjetëshme!
BALLKANI
Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!
Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!
Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!
Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!
Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!
Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”
– Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!
E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…
Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.
Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!
Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!
Melbourne, 14 Nandor 2022.
Ofensiva e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në luftë.
Kundërofensiva e Ukrainës është e tmerrshme.
Pak e prisnin një kundërofensivë kaq gjithëpërfshirëse ukrainase, por forca që ata kanë ndërtuar i ka befasuar rusët. Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të fitojnë territor, rusët po përpiqen të përgjigjen.
Rusët janë në telashe. Bëhet pyetja se si reagojnë, por dobësitë e tyre janë zbuluar dhe nuk kanë rezerva të mëdha ushtarësh apo pajisjesh.
Oficerët rusë duken të tronditur se sa shpejt u është dashur të tërhiqen ushtarët rusë. Në të njëjtën kohë, ukrainasit vazhdojnë me kujdes dhe kanë prioritet sigurimin e territoreve që kanë pushtuar, në vend të një përparimi të shpejtë.
Është një rrezik për të ecur përpara shumë shpejt tani. Në të njëjtën kohë që Ukraina sheh një mbrojtje ruse të dobësuar dhe dëshiron të përfitojë prej saj, rritet rreziku që ato të gëlltitin shumë dhe të përhapen në një zonë shumë të madhe. Atëherë do të kenë probleme
me mbajtjen e territoreve që kanë pushtuar.
Unë do të supozoja se ata kanë inteligjencën ukrainase dhe perëndimore që mbështesin operacionin e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar fuqia ushtarake ruse.
Dritarja që tani është shfaqur për Ukrainën, duket se po e shfrytëzojnë plotësisht.
Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë Nga Elida Buçpapaj
Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë!
Jo dje, as pardje!
Gjatë gjithë këtij tranzicioni që ka hyrë në dekadën e katërt!
Por e keqja ka një kulm dhe Shqipëria sot e ka arritur!
Neveri kur i sheh nëpër foto!
Shikoni si krenohet Balla, si vetkënaqet Nazarko, mos flasim pastaj për Pacollin, Ahmetajn e deri tek i fadromuari para dy ditësh.
Villni shqiptarë!
Keni rast!
Nxirrini zorrët e barkut!
Sulltanit i sillen si servitorë të bindur, të gatshëm t’i puthin deri atletet, por janë servitorë të shpërblyer!
Janë derra të kënaqun, do të thosh Migjeni!
Lajmet me interesante
-
Disa gjëra të “çuditshme” rreth Youtube e Facebook!- Nga Senad Guraziu
December 19, 2024
-
ATJONI DHE “VOAL”…
December 20, 2024
-
QINGJI E KORBI- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
December 21, 2024
-
Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president- ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen
December 20, 2024
-
Si 11 vjet më parë, Tirana metropoli i shqiptarëve, nuk ka elitë Nga ELIDA BUÇPAPAJ
-
AGO AGAJ – “KOSOVARI NGA VLORA” – Në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli
December 23, 2024
Lajmet e fundit
-
‘Vrima të dyshimta në avion’- A e qëlluan rusët avionin e Azerbajxhanit që u rrëzua dhe vrau 38 persona?
By voal.ch | December 25, 2024
-
Koleksion arti që kujton “Urinë e Madhe” që pllakosi Ukrainën nën Stalinin
By voal.ch |
-
Arben Malaj tregon prapaskenat: Si më ofroi partia e Agron Shehajt të bëhesha nënkryetar dege! 8 arsyet pse refuzova!
By voal.ch |
-
Pranohet ankimi i Listës Serbe, KQZ urdhërohet t’i certifikojë kandidatët e kësaj force politike
By voal.ch |
-
QUMËSHTI I GJIRIT TË GJAKUT- Poezi nga ATDHE GECI
By voal.ch |
-
Studentët serbë mblidhen në Beograd në një tjetër protestë për shembjen vdekjeprurëse të tendës së stacionit të trenit
By voal.ch |
Komentet