Papa Gjon Pali I, i cili udhëhoqi Kishën Katolike vetëm për 33 ditë në vitin 1978, është lumturuar në Vatikan- hapi i fundit përpara shenjtërimit.
Vitin e shkuar atij iu njoh mrekullia e shërimit të një vajze 11-vjeçare. Që të bëhesh shenjtor, duhet edhe një mrekulli e dytë. Gjon Pali I thuhet se shëroi një vajzë të vogël argjentinase, pasi prindërit e saj i ishin lutur atij.
I njohur edhe si ‘Papa që buzëqesh’, Gjon Pali I shërbeu vetëm 33 ditë. Ai lindi si Albino Luçiano, djali i një muratori në malet Dolomite në Itali.
Gjatë kohës që ishte Papë tentoi që të reformonte institucionet dhe të zhdukte korrupsionin.
Ai vdiq nga një atak kardiak. Por vdekja e tij shkaktoi shumë teori konspirative për shkak të dëshmive të ndryshme.
Vatikani tha se ai ishte gjetur i vdekur nga dy murgesha.
Por fillimisht u tha se ai ishte gjetur nga një prift. Debat shkaktoi edhe fakti se përse dy gra kishin hyrë në ambientet private të Papës.
Gjatë 1 mijë viteve të fundit, vetëm tetë Papë janë shpallur shenjtorë.
Komentet